LIVE UPDATES

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa efektivë të lënduar! RENEA "blindon" Kryeministrinë

♦Pas 5 ditësh përplasjesh dhe tensionesh të ashpra, protesta e sotme nisi me këngë dhe valle. ♦Por, kjo atmosfera nuk zgjati shumë, pasi pas rreth 30 minutash nisën tensionet para Ministrisë së Arsimit. ♦Protestuesit nisën të shkulnin pllakat e trotuarëve dhe të gjuanin në drejtim të policisë, ndërsa këta të fundit i shpërndanë me ujë dhe shoqëruan disa protestues. ♦Pas tensioneve në 'Rrugën e Durrësit', protestuesit marshuan në zona të tjera të kryeqytetit, ku një pjesë e tyre ndaluan dule sulmuar me gurë selinë e PS-së. ♦Në atë moment, persona të maskuar e me shkopinj dolën nga brenda selisë dhe u përplasën me protestuesit. ♦Në orët e pasdites, protesta u zhvendos në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", aty ku nisën menjëherë përplasjet e dhunshme. ♦Protestuesit qëlluan me gurë dhe me “breshëri” fishekzjarrësh, ndërsa policia arriti t'i shpërndante me ujë dhe krijoi një kordon për të shmangur avancimin e tyre drejt Kryeministrisë. ♦Tensionet u zhvendosën pranë Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit lëshuan 'breshëri' molotovësh në drejtim të policisë. ♦Më pas, 'fushë beteja' u zhvillua për disa minuta në sheshin "Skënderbej'. ♦Pas këtyre episodeve, protestuesit i vendosën flakën Komisariatit nr.3 në zonën e Mine Pezës në Tiranë, ku mbetën të lënduar disa efektivë. ♦Protestuesit nuk janë ndalur dhe janë rikthyer sërish drejt bulevardit, ku ndaluan duke i vënë flakën hyrjesë së godinës së Ministrisë së Brendshme. ♦Ndërkohë, për të dytën natë, RENEA ka 'zbarkuar' sërish te Kryeministria. ♦Gjatë marshimit nëpër rrugët e Tiranës, protestuesit janë ndalur sërish te selia e PS-së, ku kanë hedhur gurë dhe moltovë në drejtim të godinës. 

27 artikuj për këtë temë.
5 MINUTA ME PARE

Policia reagon për incidentin te PD: Efektivët u sulmuan me molotovë, përdorëm gaz lotsjellës

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
Policia e Shtetit

TIRANË- Përmes një reagimi zyrtar Policia e Shtetit ka reaguar pas përdorimit të gazit lotsjellës pranë selisë së Partisë Demokratike, duke pretenduar se efektivët u sulmuan me molotovë nga një grup personash të maskuar.

Sipas Policisë personat u futën në ambientet e jashtme të selisë së PD-së për t’i shpëtuar ndjekjes ku vijuan sulmin ndaj punonjësve të uniformave blu. Policia thotë se iu përgjigj sulmit me gaz lotsjellës, ndërsa i cilëson pretendimet e tjera si të pavërteta dhe dashakeqe.

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT
Nga patrullimet në terren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, sqarojmë se:
Shërbimet e Policisë janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të dhunshëm dhe të maskuar, të cilët, për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga ana e Policisë, u futën në ambientet e jashtme të selisë së subjektit politik Partia Demokratike dhe vijuan sulmin ndaj punonjësve të Policisë.
Shërbimet e Policisë iu përgjigjën sulmit me molotovë nga ana e protestuesve të dhunshëm me gaz lotsjellës.
Të gjitha pretendimet e tjera janë të pavërteta, të qëllimshme dhe dashakeqe, me qëllim fshehjen e së vërtetës./ZËRI

25 MINUTA ME PARE

Protestat në Tiranë, Peleshi: Të rinjtë meritojnë më shumë mundësi, por dhuna nuk është zgjidhja

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
Niko Peleshi

TIRANË- Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka reaguar për zhvillimet gjatë protestave, duke ndarë qëndrimin e Komisionit Europian kundër akteve të dhunës dhe sulmeve ndaj institucioneve.

Peleshi thekson se të rinjtë kanë të drejtë të kërkojnë më shumë mundësi dhe një të ardhme të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në BE, ndërsa u bën thirrje palëve të zgjedhin dialogun.

Reagimi i Niko Peleshit:

DHUNA NUK KA VEND NË DEMOKRACI!

Komisioni Europian dënon qartë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë protestave në Shqipëri.

Sulmet ndaj institucioneve, djegia dhe shkatërrimi i pronës nuk kanë të bëjnë as me studentët, as me të drejtën e tyre për të protestuar.

Të rinjtë janë e sotmja dhe e nesërmja e Shqipërisë. Ata kanë të drejtë të kërkojnë me zë të lartë më shumë të drejta, më shumë mundësi. Kanë të drejtë të ëndërrojnë një të ardhme të barabartë me moshatarët e BE-së.

Por dhuna nuk është rruga.

Le të ulemi me njëri-tjetrin. Pa paragjykim, pa mllef. Çdo orë që kalon e bën më të vështirë dialogun.

Mbase mund të mos bihet dakord, por duhet folur. Duhet dëgjuar.

T’i japim dorën njëri-tjetrit SOT!

Jemi për një qëllim.

Për Shqipërinë./ZËRI

44 MINUTA ME PARE

23 të lënduar në protestë, 17 efektivë policie marrin ndihmë mjekësore

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
foto nag protesta

TIRANË-  Të paktën 23 persona janë paraqitur gjatë ditës së sotme në Spitalin e Traumës pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës në kryeqytet. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë mes të lënduarve janë 17 efektivë policie një protestues i mitur një përfaqësuese e medias dhe katër kalimtarë.

Aktualisht, një efektiv vijon të marrë trajtim në urgjencën e Traumës, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme. Ministria bën me dije se që prej 13 tetorit, 14 persona vijojnë të jenë të shtruar në spital dhe të marrin mjekim.

Ndërkohë në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' janë paraqitur edhe pesë të lënduar të tjerë, dy efektivë policie dhe tre protestues. Vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se gjatë ditës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 23 të lënduar:

17 efektivë policie

1 protestues (i mitur)

1 përfaqësuese e medias

4 kalimtarë

Aktualisht në urgjencën e SUT po merr trajtim 1 efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme, gjendja shëndetësore është e mirë.

Nga data 13 tetor e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14: 5 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 të lënduar:

2 efektiv policie

3 protestues

Aktualisht, vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë, ndërsa personat e tjerë janë larguar pas marrjes së këshillës mjekësore.

MSHMS shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë mjekët, infermierët dhe ekipet shëndetësore, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi po ofrojnë kujdesin e nevojshëm për çdo të lënduar, ndërsa mbetet e angazhuar në misionin e saj të përhershëm për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, duke garantuar kujdes shëndetësor me përkushtim, pa dallim dhe në çdo rrethanë./ZËRI

57 MINUTA ME PARE

KShH ngre alarmin për të miturit e ndaluar pas protestave: Dëmtime fizike dhe kushte të papërshtatshme në paraburgim

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
foto

TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) kërkon hetim të pavarur dhe efektiv për pretendimet për dhunë policore ndaj protestuesve të ndaluar në Tiranë, me vëmendje të veçantë ndaj të miturve. Në deklaratën e publikuar më 18 tetor organizata ngre shqetësime edhe për kushtet në ambientet e sigurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Gjatë monitorimit të kryer më 16 tetor sipas KShH-së janë konstatuar mbipopullim, mungesë shtretërish dhe kushte të papërshtatshme, ku në disa dhoma të projektuara për një person qëndronin tre deri në katër persona kryesisht të mitur. Organizata raporton gjithashtu për dëmtime të dukshme fizike në disa raste dhe bën me dije se një i mitur u dërgua për herë të dytë në Spitalin e Traumës gjatë monitorimit.

KShH kërkon nga Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të hetojnë me përparësi pretendimet për dhunë e keqtrajtim, si dhe të sigurojnë ruajtjen e pamjeve filmike dhe provave mjekoligjore. Ndërkohë Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme u kërkohet të marrin masa për përmirësimin e kushteve të ndalimit dhe garantimin e të drejtave procedurale, veçanërisht për të miturit./ZËRI

1 ORE ME PARE

Sulmi me molotovë ndaj Komisariatit nr. 3, Hita: 10 efektivë të plagosur, dhuna nuk do të tolerohet

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
SKENDER HITA

TIRANË- Dhjetë punonjës policie kanë mbetur të plagosur pas sulmit me molotovë, gurë dhe lëndë piroteknike ndaj Komisariatit nr. 3 në Tiranë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita e cilësoi ngjarjen një sulm të rëndë duke theksuar se policia po punon për identifikimin e personave të përfshirë.

Hita deklaroi se gjatë gjashtë ditëve të protestave janë regjistruar akte të përsëritura dhune ndaj efektivëve dhe institucioneve, duke paralajmëruar se çdo person për të cilin provohet përgjegjësia penale do të përballet me ligjin.

“Sulmi ndaj një komisariati policie nuk është protestë”, u shpreh Hita, duke nënvizuar se Policia e Shtetit do të vijojë detyrën me vendosmëri, profesionalizëm dhe në respektim të ligjit.

DEKLARATË E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT, DREJTUES MADHOR SKENDER HITA

Të nderuar qytetarë,

Në orët e mbrëmjes, Komisariati i Policisë Nr. 3 në Tiranë u bë objekt i një sulmi të rëndë dhe të paprecedentë nga grupe personash të maskuar, të cilët përdorën bomba molotov, lëndë piroteknike, gurë dhe sende të forta kundër godinës dhe punonjësve të Policisë.

Si pasojë e këtij sulmi, mbetën të plagosur 10 punonjës të Policisë, të cilët ndodheshin në krye të detyrës, në shërbim të ruajtjes dhe sigurisë së Komisariatit. Dua të theksoj se këta punonjës nuk kishin qenë të angazhuar në veprimet policore gjatë ditëve të mëparshme të protestave.

Sulmi krijoi një rrezik serioz jo vetëm për jetën dhe shëndetin e punonjësve të Policisë, por edhe për personat e shoqëruar që ndodheshin brenda ambienteve të Komisariatit.

Dua të jem shumë i qartë për të gjithë se sulmi ndaj një komisariati policie nuk është protestë.

Goditja e punonjësve të Policisë me bomba molotov dhe mjete të tjera të rrezikshme është dhunë e rëndë, e cila dënohet nga ligji dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë.

Edhe gjatë ditës së sotme janë regjistruar sulme të tjera ndaj punonjësve të Policisë, me përdorimin e gurëve, lëndëve piroteknike, sferave metalike dhe bombave molotov, duke shkaktuar plagosjen e disa punonjësve të tjerë.

Prej gjashtë ditësh, punonjësit e Policisë së Shtetit po përballen me akte të përsëritura dhune, ndërkohë që vijojnë të përmbushin detyrën e tyre për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Dhuna ndaj punonjësve të Policisë, sulmet ndaj institucioneve dhe rrezikimi i jetës së njerëzve nuk mund të tolerohen.

Policia e Shtetit po punon për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këto sulme, dokumentimin e veprimeve të tyre dhe referimin e provave pranë organeve kompetente të drejtësisë.

Çdo person për të cilin provohet përgjegjësia penale do të përballet me pasojat që parashikon ligji.

Askush nuk mund ta përdorë të drejtën kushtetuese të protestës si mburojë për të ushtruar dhunë, për të sulmuar punonjësit e Policisë apo për të shkatërruar pronën publike dhe private.

E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar dhe Policia e Shtetit ka detyrimin ta mbrojë atë. Por po aq i qartë është detyrimi ynë për të ndërhyrë, në përputhje me ligjin, ndaj çdo veprimi që cenon jetën, sigurinë dhe rendin publik.

Kam udhëzuar të gjitha strukturat policore të vijojnë përmbushjen e detyrës me profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe vendosmëri, duke respektuar rigorozisht ligjin, procedurat standarde dhe parimin e proporcionalitetit.

Vendosmëria për të ndaluar dhunën duhet të shoqërohet në çdo rast me respektimin e ligjit dhe të drejtave të qytetarëve.

U bëj thirrje të gjithë personave të përfshirë në veprime të dhunshme që t’i ndërpresin menjëherë ato. Çdo sulm i mëtejshëm ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve apo pronës së qytetarëve do të marrë përgjigjen e parashikuar nga ligji.

Njëkohësisht, u drejtohem të gjithë qytetarëve, veçanërisht atyre që ushtrojnë në mënyrë paqësore të drejtën e protestës, që të distancohen nga personat që përdorin dhunën dhe të mos lejojnë që veprimet e tyre të rrezikojnë sigurinë e të tjerëve.

Policia e Shtetit nuk është kundërshtare e qytetarëve. Ajo është në shërbim të tyre.

Nuk duhet dhe nuk mund të krijohet një klimë armiqësie ndërmjet qytetarëve dhe punonjësve të Policisë. Besimi dhe bashkëpunimi me publikun janë themeli i misionit tonë.

U shpreh mbështetjen time të plotë të gjithë punonjësve të Policisë që, pavarësisht vështirësive dhe rrezikut, po vijojnë të përmbushin detyrën me përkushtim.

U uroj shërim të shpejtë kolegëve të plagosur dhe shpreh mirënjohje për profesionalizmin dhe sakrificën e çdo punonjësi policie që është sot në shërbim të qytetarëve.

Në përfundim, dua të siguroj qytetarët se Policia e Shtetit është dhe do të mbetet në krye të detyrës.

Nuk do të tërhiqemi përballë dhunës dhe nuk do të lejojmë që sulmet ndaj institucioneve të cenojnë përmbushjen e misionit tonë.

Do të veprojmë me vendosmëri, profesionalizëm dhe përgjegjësi, gjithmonë brenda kufijve të ligjit.

Siguria e qytetarëve, mbrojtja e jetës dhe garantimi i rendit publik janë detyrimi ynë dhe përgjegjësia jonë e panegociueshme.

Faleminderit!/ZËRI

1 ORE ME PARE

Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, deputetët raportojnë shqetësime shëndetësore, Bozdo akuzon policinë

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
TIRANË- Tensione janë regjistruar pranë selisë së Partisë Demokratike ku është hedhur gaz lotsjellës, ndërsa disa deputetë kanë shfaqur shqetësime shëndetësore. Gjatë situatës janë shoqëruar edhe disa persona nga policia.

Deputeti i PD-së Eno Bozdo ka akuzuar efektivët se kanë hedhur gaz lotsjellës brenda ambienteve të selisë, duke pretenduar se janë prekur personat që ndodheshin aty.

“Kanë helmuar njerëzit të gjithë brenda. Këta i kanë futur bombolat e gazit brenda PD-së. Kanë dhunuar gra e burra që ishin për qejfin e tyre brenda PD-së. O çuna, kë keni komandant ju këtu? Erdhën e na provokuan. Panë njerëz aty dhe mbushën oborrin dhe godinën e PD-së me gaz lotsjellës. Duhet të ikin, të zhduken”, tha Bozdo./ZËRI

1 ORE ME PARE

Incidenti pranë Komisariatit nr. 3, pesë efektivë mbeten të shtruar në spital

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
FOTO

TIRANË-  Pesë efektivë të Policisë së Shtetit po marrin trajtim në spital pas incidentit të ndodhur pranë Komisariatit nr. 3, në rrugën 'Mine Peza'  gjatë protestës së shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Sipas informacioneve, në spital janë paraqitur gjithsej 16 persona pas incidentit, ndërsa pesë prej tyre vijojnë të qëndrojnë të shtruar./ZËRI

2 ORE ME PARE

Molotovë drejt policisë, protesta zhvendoset pranë Parlamentit

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
foto nga protesta

TIRANË- Tensionet e protestës janë zhvendosur pranë godinës së Parlamentit, ku protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të efektivëve të policisë.

Hedhja e mjeteve ndezëse ka sjellë përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa efektivët vijojnë të qëndrojnë në terren për të përballuar situatën./ZËRI

2 ORE ME PARE

Tensione në Tiranë, protestuesit u vënë flakën kioskave

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
protestuesit i vendosin zjarrin kioskes

TIRANË- Protesta në kryeqytet vijon mes tensioneve, ndërsa disa protestues u kanë vënë flakën kioskave. Situata ka sjellë shtimin e pranisë së punonjësve të policisë në terren, teksa forcat e rendit vijojnë përballjen me turmën./ZËRI

2 ORE ME PARE

Sërish në "shënjestër", protestuesit rikthehen te selia e PS-së me kapsolla dhe molotovë

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
pamje prane selise se ps

TIRANË- Protestuestit kanë ndaluar sërish te selia e Partisë Socialiste. Pasi thyen xhamat e selisë, protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe molotovë. Ndërkohë, raportohet se nga brenda godinës është hedhur gaz për shpërndarjen e protestuesve. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Kujtojmë se edhe më herët, rreth mesditës, selia e PS dhe nisën të godisnin me gurë dhe sende të forta duke thyer xhamat. Më pas, është parë se nga selia rozë kanë dalë disa persona të maskuar dhe me shkopinj në duar, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit. /ZËRI

2 ORE ME PARE

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
ministria e infrastruktures ne flake

TIRANË- Godina e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është përfshirë nga flakët gjatë protestës në kryeqytet, duke sjellë ndërhyrjen e forcave të policisë dhe shërbimeve zjarrfikëse.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa pas ndërhyrjes protestuesit janë tërhequr në drejtim të sheshit 'Skënderbej'. Ndërkohë, zjarrfikësit kanë mbërritur pranë godinës së ministrisë dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit./ZËRI

3 ORE ME PARE

Ndalesa e radhës, protestuesit i vënë flakën derës së Ministrisë së Brendshme (VIDEO)

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
ministria e brendshme

TIRANË- Protestuesit janë rikthyer sërish pranë Ministrisë së Brendshme, ku kanë vijuar hedhjen e molotovëve. Si pasojë, dera e institucionit është përfshirë nga flakët. Ndërkohë, nga një dritare e godinës ka pasur reagim të menjëhershëm me ujë për të shuar flakët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ky zhvillim vjen vetëm pak minuta pasi protestuesit i vunë flakën Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë./ZËRI

3 ORE ME PARE

Rikthehen përplasjet pranë Kryeministrisë, mbërrin sërish RENEA dhe rrethon godinën (VIDEO)

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
protestuesit

TIRANË- Protestuesit janë rikthyer në bulevard duke lëvizur në drejtim të Kryeministrisë, pas tensioneve të regjistruara më herët pranë Komisariatit të Policisë nr. 3. Rikthimi i tyre është shoqëruar me përplasje të reja me policinë. Protestuesit kanë hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të efektivëve, të cilët janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ndërkohë, forcat speciale RENEA janë rikthyer në zonën e Kryeministrisë, teksa situata është tensionuar sërish dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë rinisur./ZËRI

3 ORE ME PARE

Protestat në Shqipëri, reagon Komisioni Europian: Dënojmë dhunën, reagimi i autoriteteve të jetë brenda ligjit

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
foto ilustruese

BRUKSEL- Komisioni Evropian ka dënuar dhunën gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera në Shqipëri. Në deklaratën e publikuar këtë të dielë, Komisioni Evropian dënon zjarrvënien e qëllimshme, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. 

Gjithashtu, KE thekson se nga ana tjetër, edhe reagimi i autoriteteve duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe proporcional. Në deklaratë, nënvizohet rëndësia e respektimit të lirive themelore, si liria e tubimit dhe e shprehjes. 

"Ne dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera në Shqipëri, duke përfshirë zjarrvënien me dashje, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe përgjigja ndaj saj duhet të mbetet brenda ligjit dhe proporcionale. Ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, që duhen respektuar dhe ushtruar në mënyrë paqësore. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare se e drejta për të protestuar do të mbrohet. Në një vend kandidat të përkushtuar fort ndaj procesit të anëtarësimit në BE dhe që po bën përparim të rëndësishëm në rrugën e tij drejt BE-së, ankesat duhet të trajtohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore.", thuhet në deklaratë./ZËRI

3 ORE ME PARE

Përshkallëzohet protesta, flakët përfshijnë Komisariatin nr. 3 në Tiranë, lëndohen disa efektivë (VIDEO)

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
foto nga komisariati nr.3

TIRANË-  Komisariati nr. 3 në zonën e Mine Pezës në Tiranë është përfshirë nga flakët gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur në ambientet e brendshme të godinës, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Raportohet se si pasojë e flakëve, kanë mbetur të lënduar disa efektivë. Ata janë transportuar me dy ambulanca nga vendngjarja për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore./ZËRI

4 ORE ME PARE

Tensione te Ministria e Brendshme, protestuesit ‘zbrazin’ sasi molotovësh ndaj policisë (VIDEO)

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
protesta te ministria e brendshme

TIRANË- Tensione të reja po zhvillohen pranë Ministrisë së Brendshme në Tiranë. Pas shoqërimit të disa protestuesve, situata përshkallëzoi brenda pak minutash. Protestuesit hedhin gurë dhe molotovë në drejtim të policisë, ndërsa këta të fundit shpërndajnë turmën duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Situata mbetet e tensionuar prej disa orësh, pasi policia ka krijuar një kordon duke penguar avancimin e turmës drejt Kryeministrisë./ZËRI

5 ORE ME PARE

"Nuk ka humbje jete"/ Bilanci nga "Shëndetësia": 3 të lënduar te Trauma, mes tyre një 15-vjeçar dhe një gazetare

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
foto nga protesta

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë informacion lidhur me të lënduarit gjatë protestës së sotme në Tiranë.

Sipas njoftimit, deri në orën 16:00, në Spitalin Universitar të Traumës deri më tani kanë mbërritur një efektiv policie, një 15-vjeçar dhe një përfaqësues i mediat, gjendja e të cilëve është stabël. Gjithashtu, në njoftim përgënjeshtrohet kategorikisht lajmi që po qarkullon për humbjen e jetës së një të mituri.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Informacion mbi të lënduarit, 18 tetor 2026 ora 16:00

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se në Spitalin Universitar të Traumës deri më tani kanë mbërritur:

-Një efektiv policie

-Një minoren (15 vjeç)

-Një përfaqësuese e medias,

Gjendja e tyre është stabël, po kryejnë ekzaminimet dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore dhe infermierore.

Përgënjeshtrojmë kategorikisht lajmin që po qarkullon për humbjen e jetës së një të mituri, duke theksuar se ky informacion është I PAVËRTETË. U bëjmë thirrje mediave dhe opinionit publik të tregojnë përgjegjësi në verifikimin dhe shpërndarjen e informacioneve, për të shmangur përhapjen e lajmeve të rreme që shkaktojnë panik, shqetësim te familjarët dhe tensione të panevojshme në opinionin publik.

6 ORE ME PARE

Protesta "zbret" te Kryeministria, protestuesit me gurë, policia me 'breshëri' gazi lotsjellës (VIDEO)

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
pamje te kryeministria

TIRANË- Protesta është zhvendosur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për t'iu afruar Kryeministrisë, ku ka nisur menjëherë përplasja mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë nisur të hedhin gurë dhe kapsolla drejt efektivëve të Policisë. Nga ana tjetër, uniformat blu janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ashtu si edhe një ditë më parë, protestuesit janë zhvendosur në bulevard gjatë orëve të pasdites. /ZËRI

7 ORE ME PARE

Tensionohet situata, protestuesit gjuajnë me gurë selinë e PS, policia i shpërndan me gaz e ujë (VIDEO)

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
selia e ps

TIRANË-Pas marshimit nga Ministria e Arsimit, protestuesit janë vendosur para selisë Partisë Socialiste, ku një grup të rinjt kanë gjuajtur me gura drejt godinës. Efektivë dhe persona pa uniformë policie në derën e selisë kanë vrapuar drejt tyre. Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve, të cilët janë shpërndarë në drejtime të ndryshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

/ZËRI

8 ORE ME PARE

'Ndizet' protesta, policia nis shoqërimin e protestuesve (VIDEO)

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
pamje-shoqerimet

TIRANË- Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para institucionit. Pas hedhjes së gazit, protestuesit janë zhvendosur në drejtim të Rrugës së Durrësit. Ndërkohë, policia ka nisur shoqërimet e para të protestuesve pas episodeve të përplasjeve me gurë dhe ujë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Aktualisht, policia ka krijuar një kordon sigurie për të mos lejuar avancimin e protestuesve, ndërësa këta të fundit kanë nisur marshimin edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit. /ZËRI

8 ORE ME PARE

Nis 'aksioni' te Ministria e Arsimit, protestuesit shkulin pllakat dhe 'i fluturojnë', ndërhyn policia

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
pamje nga protesta

TIRANË- Vetëm 30 minuta zgjati qetësia në nisje të protestës, në ditën e gjashtë të tubimit para Ministrisë së Arsimit. Pas këngëve dhe valleve, situata është tensionuar, teksa protestuesit kanë nisur të shkulin pllakat e trotuarit dhe të hedhin gurë dhe mjete piroteknike.

Raportohet se si pasojë e hedhjes së gurëve, një protestuese ka mbetur e lënduar. Ndërkohë, ka nisur edhe ndërhyrja e policisë në kundërpërgjigje për të qetësuar situatën./ZËR

9 ORE ME PARE

"Shqipëria është e të gjithëve!" Apeli i Kryepeshkopit Joan: Merrni vendime të urta e të pjekura për vendin

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
Kryepeshkopi Joan

TIRANË- Kryepeshkopi Joan bëri thirrje për të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e vendimarrjes, të marrin vendime të urta dhe pjekura në shërbim të të gjithë vendit dhe qytetarëve. Në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të kësaj të diele, Kryepeshkopi Joan u lut që zoti t'u ndriçojë mendjes vendimarrësve që të gjejnë rrugën e duhur për të mirën e vendit. 

Kryepeshkopi u shpreh se 'Shqipëria është e të gjithëve' dhe të gjithë ata që jetojnë në këtë vend, kanë të drejtë të marrin pjesë për ndërtimin e saj. 

“Lutemi që Perëndia t’i ndriçojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e vendimeve, të marrin vendime të urta dhe të pjekura në shërbim të të gjithë vendit. Sepse Shqipëria është e të gjithëve. Të gjithë ata që banojnë këtu janë pjesë e saj dhe të gjithë kanë të drejtën për të marrë pjesë në ndërtimin e saj. Prandaj, i lutemi Zotit që të ndriçojë mendjet për të marrë vendimet e duhura dhe shpresojmë që lutjet e të drejtëve Perëndia do t’i dëgjojë”, u shpreh Kryepeshkopi Joan./ZËRI

9 ORE ME PARE

Pas 5 ditësh përplasjeje, protesta sot nis me këngë e valle (VIDEO)

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
protesta

TIRANË- Protesta e paralajmëruar për këtë të diel ka nisur tashmë në “Rrugën e Durrësit”, pranë Ministrisë së Arsimit, në Tiranë. Ndryshe nga protestat e ditëve të mëparshme, mes tensioneve dhe përplasjev, këtë herë protestuesit e kanë nisur tubimin me këngë dhe valle. Atmosfera në zonë është ndryshe nga ajo e ditëve të kaluara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Aktualisht, situata është e qetë, ndërsa në zonë ndodhen edhe forca të Policisë, të cilat janë në gatishmëri për të monitoruar situatën./ZËRI

10 ORE ME PARE

Tirana nën flakët e protestave: 272 të lënduar në 5 ditë, 12 persona ende në spital

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa

TIRANË-Sipas informacionit të përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë, përgjatë pesë ditëve të fundit të zhvillimit të protestave, numri total i të lënduarve ka arritur në 272 persona, nga të cilët 169 punonjës të Policisë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë. 

Vetëm gjatë përplasjeve të ditës së djeshme 17 tetor janë regjistruar në total 65 raste të personave që kanë pësuar lëndime, ndër ta 37 efektivë të Policisë së Shtetit, 24 protestues, 4 kalimtarë (mes të cilëve 1 i mitur). Aktualisht, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës.

10 ORE ME PARE

Protesta-Fadromat në 'aksion', hiqen gurët e trotuarëve pranë Kryeministrisë

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Në bulevardin përpara Kryeministrisë kanë dalë fadromat, të cilat po heqin gurët e trotuareve. Ndërhyrja vjen pas disa ditësh protestash të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit, ku protestuesit kanë shkulur pllakat e trotuarëve dhe me to kanë gjuajtur drejt efektivëve. Edhe vetë kryeministri Edi Rama në reagimin e tij lidhur me protestat, i cilësoi gurët si 'një armë vdekjeprurëse'.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

11 ORE ME PARE

'Lodhje nga shpërfillja e shtetit'! Protesta në vëmendjen e SHBA, kongresmenët: Të rinjtë të kenë zë, të ndalet dhuna

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
kongresmenët amerikanë

TIRANË-Teksa prej pesë ditësh Tirana është në kaos, mes protestave të studentëve, të cilat janë shoqëruar me trazira, tensione dhe përplasje fizike me efektivët, zhvillmet kanë marrë edhe vëmendjen e kongresmenëve amerikanë. 

Kongresmeni amerikan Keith Self e lidh protestën e të rinjve në Shqipëri, me mosbesimin e qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe pakënaqësinë për shpërfilljen e shtetit të së drejtës. Republikani Joe Wilson shprehet i shqetësuar dhe thekson se populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale. Wilson kërkon nga qeveria të ndalë dhunën. Ndërkohë edhe kongresmeni Robert Aderholt ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me trazirat në Shqipëri. Aderholt deklaron se të rinjtë shqiptarë meritojnë të kenë zërin e tyre në formësimin e së ardhmes së vendit.

Edhe Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe qetësi nga të gjitha palët. Ajo shton se qytetarët demonstrues kanë të drejtat e tyre, por duhet t’i shprehin paqësisht pa akte të dhunshme. Sipas tyre, dhuna dhe lëndimi fizik i të tjervë nuk janë angazhim qytetar.

REAGIMET:

Kongresmeni republikan, Robert Aderholt: Jam thellësisht i shqetësuar për trazirat në përshkallëzim në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton sundimin e ligjit, institucione që japin llogari dhe lirinë për ta shprehur zërin e tij. Të gjitha palët duhet ta refuzojnë dhunën, ndërsa qeveria duhet t’i respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë. Të rinjtë shqiptarë meritojnë të kenë zërin e tyre në formësimin e së ardhmes së vendit.

Kongresmeni republikan amerikan Joe Wilson: Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre.

Kongresmeni amerikan Keith Self: Protestat në Shqipëri janë kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe i lodhjes nga shpërfillja totale e shtetit të së drejtës. Drejtuesit e Shqipërisë duhet t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve për ndryshime thelbësore, të cilat do të krijojnë mundësi ekonomike dhe do të nxisin stabilitetin rajonal.

Ambasada e SHBA-së: Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.

13 ORE ME PARE

Ekskluzive/ Zbulohet “përfaqësuesi” i protestës te Begaj, Haçka: Tani mendoj të bëjmë një parti të re politike!

Tirana në KAOS/ I vihet flaka dy ministrive dhe Komisariatit nr.3, disa
Florian Haçka

TIRANË- Florian Haçka është një nga “përfaqësuesit” e protestës studentore që është takuar me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. ZËRI raportoi sot, se Begaj ka pritur dy grupe nga protesta, të cilët i kanë kërkuar shpërndarjen e Parlamentit dhe një qeveri tranzitore me afat 1-vjeçar. Por kush takoi kë?

ZËRI ka mësuar se një nga personazhet e pamandatuara që ka takuar Begajn është edhe Florian Haçka. I riu thotë se pas takimit me Begajn ka menduar se më e mira e vendit është një formacion i ri politik ndërkohë që është ende e paqartë me çfarë statusi dhe atributi ka shkuar ai në Presidencë.

Kush e ka përzgjedhur nga turma deri tani nuk dihet që ai të shkojë në takimin me Presidentin. A e dinë studentët që kanë një përfaqësues me emrin Florian Haçka?

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Ndiqni çfarë deklaron vetë:

E di që është moment kritik, nuk është moment për të marrë meritat. Por situata po degjeneron, në një gjakderdhje që askush nuk e do. Ndaj marr guximin tju propozoj të bashkohemi politikisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB