LIVE UPDATES

"Nuk kam asnjë anëtar të PS në burg"/ Rama për blerjen e votës në Lushnjë: Këneta ka dalë me para!

➤Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar bashkëbisedimin e radhës me qytetarët në rubrikën 'Sy më sy'. ➤Rama komentoi edhe rastin e blerjes së votës në Lushnje, ku një 38-vjeçar u arrestua pasi pretendohet se premtonte 500 euro në këmbim të votës për PD-në. ➤Kreu i qeverisë u shpreh me ironi se këneta ka para dhe kushdo që do e bëjë këtë krim do të ndëshkohet rëndë.➤Rama foli edhe për sonadazhet elektorale, ku u shpreh se opozita nuk do të renditet kurrë fituese.

4 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Arrestimi i zyrtarëve të PS/ Rama: S'kam asnjë anëtar të qeverisë në burg

"Nuk kam asnjë anëtar të PS në burg"/ Rama
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në rubrikën 'Sy më sy' ka komentuar arrestimin e zyrtarëve të PS-së, duke u shprehur se “nuk kam asnjë anëtar të qeverisë në burg”. Rama tha se prej shumë kohësh, sipas tij, asnjë anëtar i qeverisë nuk është në burg, ndërsa shtoi se edhe kur kjo ka ndodhur, këta persona s’kanë qenë anëtarë të qeverisë.

Edi Rama: Kjo e gjysmës së qeverisë në burg është shumë qesharake, unë nuk kam faktikisht asnjë anëtar të qeverisë në burg prej shumë e shumë kohë dhe në fakt po të shikosh të gjithë ata që janë marrë në hetim dhe janë dërguar para gjykimit, nuk kanë qenë anëtarë qeverie në atë kohë që ka ndodhur por shumë më përpara. Kam 12 vite këtu, edhe ndërkohë ajo që s’duhet harruar, nëse juve ju erdhi dita të flisni për drejtësi, për ministra, për kryetar bashkish, për persona të lidhur me pushtetin politik, por edhe ish-presidentë, ish-kryeministria, kjo nuk është ditë që erdhi nga qielli, por erdhi nga PS me mua në krye. Është shprehjeje e vullnetit tonë absolut për barazi para ligjit, se ka pasur kurrë shqiptari. Kur ka ndodhur në kohën e bufit, kur vriteshin njerëz nga dritaret e kësaj zyre dhe prokurorja që tentonte të thërriste të merrte në pyetje drejtuesit e forcave të rendit pagëzohej nga kjo godinë si lavrie bulevardi.

1 MUAJ ME PARE

'Non grata' e Berishës/ Rama: Turp për mua e vëndin. Do hiqej në janar, shkurt, mars... ta shohim

"Nuk kam asnjë anëtar të PS në burg"/ Rama
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rubrikën 'Sy më sy'. Një prej tyre kishte të bënte me deklartat e këshilltarit të fushatës së PD, Chris LaCivita, i cili është shprehur se mund të hiqet masa 'non grata' e vendosur nga SHBA ndaj kreut të PD, Sali Berisha. Rama e ka quajtur një turp kombëtar, ndërsa për heqjen e masës është shprehur se do e shohim me kohën.

Edi Rama: Non gratën e kam konsideruar turp të madh kombëtar, për të gjithë Shqipërinë dhe për mua. Sikur të mos kishte ndodhur do kishte qenë 100 herë më mirë, për të gjithë bashkë. Por kjo historia që do hiqej në janar, shkurt, mars e prill, ta shohim. Mos më qani hallin mua.

1 MUAJ ME PARE

Blerja e votës për PD-në! Rama: Këneta ka para, kishin kap një zhapik andej nga Lushnja

"Nuk kam asnjë anëtar të PS në burg"/ Rama
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar rastin e zbuluar në Lushnje, për blerje votash, ku një 38-vjeçar u arrestua pasi pretendohet se premtonte 500 euro në këmbim të votës për PD-në. Rama tha se këneta ka dalë të japë para, ndërsa bëri thirrje që askush mos ta bëjë këtë krim se ndëshkohet rëndë. Kreu i qeverisë po ashtu ngriti pikëpyetje për shumë e parave që opozita ka paguar për drejtuesit politik të fushatës Chris LaCivita. 

Edi Rama: Jo vlla nuk kemi lekë për vota se kemi bërë më parë, nuk e bëjmë sot. Pashë që kishin dalë ca që jepnin lekë, nga këto paratë e kënetës. Se këneta ka shumë para. E keni parë sa e ka paguar latifin, ku i gjejnë xhanëm. E keni parë latifin. Kam parë se ka dalë këneta me para, se kishin kap një zhapik andej nga Lushnja që jepte para për votën, askush mos ta bëjë këtë gabim, se është krim që ndëshkohet rëndë, nuk ja vlen fare.

Nga ana tjetër Partia Demokratike e ka mohuar dhe kërkoi hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke u distancuar nga ngjarja. Po ashtu kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, si dhe ish-kryepolicin Ardi Veliu, se janë autorët e manipulimit të rastit të Lushnjës.

Muharrem Toska ka shkuar në Komisariatin e Lushnjes, dhe ka kallëzuar se një person i quajtur Marin Leka i kishte premtuar 500 euro për votën. Si garanci i kishte marrë kartën e identitetit. Ndaj në momentin e arrestimit të 38-vjeçarit, Leka kishte me vete ID e Toskës. Ka qenë kallëzuesi ai që pretendon se i prangosuri i kishte kërkuar votën për Partinë Demokratike./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Sondazhet/ Rama: Këneta nuk del e para, më shumë nxorri kandidatë nga BBV!

"Nuk kam asnjë anëtar të PS në burg"/ Rama
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në rubrikën 'Sy më sy' ka folur rreth sondazheve politike para zgjedhjeve të 11 Majit. Kreu i qeverisë është shprehur se sonadazhet nuk do e nxjerrin asnjëherë në vend të parë opozitën dhe as afër Partisë Socialiste. Socialiste. 

Edi Rama:Asnjë sondazh në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën, jo përpara, por as afër nesh sa të mund të flitet për ndonjë rikthim imagjinar të kënetës në krye të vendit. Ka marr fund historia e kënetës ka marrë fund, është historia e trishtueshme e atyre që vazhdojnë i besojnë, që njësoj si ata të shkretët njerëzit e kënetës që u futën me kokë në primare edhe si përfundim në shumë nxori BBV kandidatë në listat e kënetës se s’nxori primaret, më shumë erdhën nga BBV se sa nga primaret për të përfaqësuar kënetën. Ato sondazhet thonë të vërtetën, pikërisht se populli nuk ha bar.

Në radhët e Partisë Demokratike janë kandidatë në listat e hapura dy ish-banorë të 'Big Brother VIP'. Në Tiranë garon aktorja dhe ish-banorja e "BBA", Julia Ilirjani. Po ashtu, edhe tenori Armaldo Kllogjeri, ose siç e njohin ndryshe, "Maestro i Big Brother", është futur në listat e Partisë Demokratike në Elbasan./ZËRI

Poll

MOS HUMB