Kritikat- Dumani mesazh Ramës: Në godinën e re të BKH, dëshmitë do jenë me audio dhe video

TIRANË-Kreu i SPAK, Altin Dumani paraqiti sot në KLP raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme, ku u ndal edhe tek puna e hetuesve të BKH. Dumani vuri në dukje faktin se në godinën aktuale puna e tyre vështirësohet për shkak të ambientit të vogël, por shtoi se me godinën e re, që pritet të përfundojë brenda këtij viti, ata do të kenë kushte më komode.
Sipas kreut të SPAK, në godinën e re janë parashikuar dhoma të veçanta për pyetjen e dëshmitarëve, të cilat do të jenë me audio dhe video, shqetësim që është konstatuar më herët edhe nga kryeministri Rama.
Altin Dumani: Kemi 60 hetues të BKH të ndarë në dy seksione. E kam thënë dhe tani e them sërish, kemi hetues të BKH shumë të mirë, të zbardhur në faqe, që edhe prokurorit ia bën punën më të lehtë. Ka edhe hetues që lënë për të dëshiruar. Ka një proces vlerësimi që bëhet nga BKH dhe Prokurorë të Posaçëm që testojnë çdo dy vjet hetuesit e BKH. Ka hetues dhe janë për të dëshiruar, është punuar fort për trajtimet e tyre nga BE, apo edhe projekte të tjera. Punohet shumë me ta. Kushtet nuk i kemi pasur të mira për të ushtruar funksionet hetuesi të BKH. Janë 4-5 hetues në një zyrë, çka e vështirëson qoftë edhe marrjen në pyetje të një dëshmitari. Tashmë godina e re është marrë dhe shpresoj që brenda këtij vitit të bëhet funksionale, ku hetuesit do të jenë në kushte më komode për të ushtruar funksionet e tyre. Në godinën e re janë parashikuar dhoma të veçanta për pyetje dëshmitarësh, duke u regjistruar me audio dhe video. Gjithashtu për të hetuarit dhe të pandehurit ka dhoma të veçanta për pyetje se të gjitha këto na ndihmojnë edhe ne.
Kryeministri në një mga mbledhjet e Grupit të PS, duke iu drejtuar ministrit të drejtësisë Ulsi Manja, kërkoi që seancat e marrjeve në pyetje nga Prokuroritë të regjistrohen. Kreu i qeverisë asakohe u shpreh se pavarësisht fondeve të mëdha të alokuara për drejtësinë, hetuesit ende nuk përdorin mjete moderne për regjistrimin e intervistave me personat që merren në pyetje.
Edi Rama: Si ka mundësi Ulsi ministri i Drejtësisë dhe ti kryetar i komisionit të Financave që kjo shumicë qeverisëse ka miratuar fonde, dy fonde janë në buxhetin e shtetit shqiptar që janë komplet jashtë trajektores normale, fondi i mbrojtjes dhe fondi i drejtësisë, paga që nuk krahasohen me pagat e askujt këtu, këta nuk kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat që marrin në pyetje dhe i mbajnë me orë të tërë dhe në fund i japin një copë letër. Se kam shkuar unë flisja dhe ai ia bënte makinës daktoligrafike, sa shkon atje tek dhoma e para njëherë i tregohen të drejtat dhe i shtypet regjistrimi, këtu Filip Çakullit t’i merrni dhe t’i bëni një kontratë hajde na ndihmo nëse nuk, kemi lek të regjistrojmë njerëzit që vijnë, ç’lidhje ka kjo me ne këtu, në fund të ditës kemi kusurin e baltës më të madhe por kemi edhe mikrofonin, dhjetëra punonjës të administratës që thirren atje, sikur të kishim inspektorë të lartë të drejtësisë, por si mundet të shikojmë pak si respektohen të drejtat e njeriut. Kur futesh atje je në një republikë tjetër atje.
Dosjet e mbartura! Dumani: S’e kemi lënë pas dore! Ekspertë të BE-së dhe OPDAT po na ndihmojnë

TIRANË-Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit në KLP foli dhe për ngarkesën e dosjeve dhe çështjeve të vjetra të mbartura. Dumani deklaroi se puna vazhdon dhe një ekspert i BE-së dhe një tjetër amerikan i OPDAT-it po ndihmojnë SPAK-un për të zgjidhur problematikën.
Altin Dumani: Dosjet e mbartura janë shqetësim. Kemi ngritur grup pune nga viti i kaluar me ekspertë të BE-së dhe OPDAT, që punojnë në SPAK ngushtësisht me ne. Janë drejt përfundimit të strategjisë, kanë dorëzuar një draft jo përfundimtarë para disa ditësh, përshtypja e parë është shumë e mirë, pasi adreson shqetësimet tona dhe tuajat të përditshme. Është udhëzues i mirë si për ndjekjen e çështjeve, edhe për mbartjen e dosjeve. Do bëhet edhe publik në faqen tonë zyrtare, pasi të konsultohet dhe miratohet. S’e kemi lënë pas dore, pas rekomandimeve kemi bashkëpunuar me BE dhe OPDAT, i falenderojmë se na kanë dhënë ndihmë të madhe dhe shpresoj të kemi produkt të mirë.
'Policia e Shtetit ka nevojë për përmirësim' Dumani: Kemi arrestuar efektivë të përfshirë në grupe kriminale

TIRANË-Kreu i SPAK altin Dumani gjatë prezantimittë raportit vjetor në KLP, u ndal edhe tek raporti me Policinë e Shtetit. Sipas Dumanit, bashkëpunimi i SPAK me Policinë e Shtetit nuk ndodh për çdo çështje dhe ka nevojë për një përmirësim në radhët e Policisë.
Kreu i SPAK deklaroi se gjatë vitit 2024 janë arrestuar efektivë të lidhur me krimin e organizuar, por ky fakt nuk bën 'pis' Policinë e Shtetit dhe shprehet se ka një bashkëpunim të mirë mes dy institucioneve.
Altin Dumani: Raporti me policinë e shtetit është i mirë. Ne bashkëpunojmë me ta, me fazën e ekzekutimit të veprimeve penale, por edhe gjatë hetimit paraprak, jo në çdo çështje. Ka çështje që i kemi angazhuar oficerët e policisë në kryerjen e çështjeve të hetimeve që ndjekim. Ka vend për t’u përmirësuar, siç rezulton nga hetimet, edhe gjatë 2024, kemi pasur procedime penale që janë arrestuar punonjës të policisë së shtetit të lidhur me krimin e organizuar, pjesë të grupeve kriminale, funksionarë të nivelit të mesëm apo të lartë të policisë të përfshirë në krim, siç ka pasur raste edhe për prokurorë apo edhe gjyqtarë. Por patjetër, ky fakt që janë proceduar punonjës të policisë për vepra penale të ndryshme, qoftë për krim të organizuar apo korrupsion, nuk bën pis të gjithë policinë e shtetit. Kemi një bashkëpunim të mirë por ka nevojë për përmirësim.
Zyrtarët e korruptuar/ Dumani tregon skemën: Krimi është sofistikuar, humben gjurmët

TIRANË-Kreu i SPAK, Altin Dumani i ndodhur në KLP, ku paraqiti raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme për vitin 2024, u ndal edhe tek korrupsoni i zyrtarëve të lartë shtetërorë. Dumani u shpreh se krimi tashmë është sofistikuar dhe ekziston një zinxhirë i gjerë deri tek zyrtari i lartë apo subjekti. Sipas tij paratë ryshfet nuk merren në mënyrë të drejtpërdrejtë por krijohen skema dhe mekanizma për të zhdukur gjurmët.
Altin Dumani: Edhe krimi është novator. Ka ikur koha, të rralla janë rastet ku është komunikimi i drejtpërdrejtë mes atij që jep dhe atij që merr. Të përfundojë paraja në xhepin e subjektit, krijohen disa mekanizma, disa persona juridikë, transaksione, për të humbur gjurmët. Pas një procesi paraja përfundon tek autori i veprës penale, tek zyrtari publik. E kemi nga hetimet konkrete. Por mekanizmat ligjorë ekzistojnë. Për të evituar këto mekanizma, subjektet janë më të sofistikuar.
"11 maj"/ Krimi zgjedhor, Dumani e zbulon: Kemi pasur denoncimet e para, po hetojmë!

TIRANË- Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka bërë me dije se pranë institucionit që ai drejton kanë ardhur denoncimet e para lidhur me krimet zgjedhore. Sot, gjatë prezantimit të raportit për vitin 2024 para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Dumani tha se hetimet për disa denoncime kanë nisur. Por zgjodhi që të mos jepte detaje.
"Siç e dini kemi hartuar një strategji për krimin zgjedhor. Në zbatim të këtyre rekomandimeve ne si institucion kemi miratuar strategjinë. Do të merren disa masa për hetimin zgjedhor. Duke nisur nga data 11 prill kur filloi edhe fushata kemi dërguar prokurorë dhe hetues në qendrat e qarqeve, kemi krijuar në faqen zyrtar dhe një model denoncimi nga publiku ku kemi patur raportime për raste konkrete. Po vlerësohen nga një grup pune i ngritur në SPAK,"-tha Dumani ndër të tjera në fjalën e tij./ZËRI
Kërcënimet nga krimi i organizuar/ Dumani: Rastet po shtohen, jemi sulmuar edhe nga aktorë politikë

TIRANË-Kreu i SPAK, Altin Dumani para KLP ka folur dhe rreth kërcënimeve ndaj prokurorëve. Dumani ka ngritur shqetësimin se rastet po shtohen, por sipas tij me ndryshimet e dhjetorit 2023 është siguruar një mbrojtje më e mirë fizike për prokurorët që janë kërcënuar nga krimi i organizuar. Në fjalën e tij Dumani ka deklaruar se prokurorët e SPAK janë ndeshur edhe me sulme politike.
Altin Dumani: Prokurorët kanë qenë objekt kërcënimi nga krimi i organizuar. Rastet po bëhen më të shumta dhe më shqetësuese. Jemi ndeshur me sulm politik dhe nga mediat. Ne nuk jemi ndikuar nga këto sulme në punën tonë. Për prokurorët është siguruar një mbrojte më e mirë fizike dhe Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e duhura për prokurorët dhe familjarët e tyre në rastet kur janë kërcënuar.
Bashkëpunimi me Europol/ Dumani: Goditëm 2 organizata kriminale, sekuestruam 10 mln euro kriptomonedha

TIRANË-Kreu i SPAK Altin Dumani, ka njoftuar sekuestrimin e 10 milionë eurove në kriptomonedha dhe theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Dumani para KLP u shpreh se falë bashkëpunimit me partnerët e vendeve të huaja u bë e mundur goditja e dy organizatave kriminale.
Altin Dumani: Falë këtij bashkëpunimi që ne kemi vendosur me Europol, vende të Amerikës Latine, kemi arritur të godasim grupe të krimit të organizuar, kemi goditur dy raste të organizatës kriminale në 2024, janë rritur ndjeshëm pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara. Këtë vit kemi sekuestruar edhe kriptomonedha me një vlerë shumë më të lartë. Ne vlerësojmë që është rritur forca goditëse ndaj grupeve kriminale. Mbi 10 mln euro në kripto, ka rritje, me shumë vështirësi është arritur kjo, sepse nuk kishim eksperiencë, bëhet fjalë për paranë digjitale, por u bë në bashkëpunim me partnerët, Belgjikën, Spanjën dhe Francën.
Mbarimi i mandatit 9-vjeçar! Dumani në KLP: Prokurorët të rikandidojnë, jo të riemërohen pa garë

TIRANË-Prokurori Altin Dumani kërkoi që prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia të rikandidojnë sërish pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. Dumani u shpreh kundër riemërimit pa garë. Sipas Kreut të SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vlerësojë nëse prokurori përkatës që rikandidon ka bërë një punë të mirë gjatë 9 viteve, për t’i dhënë mundësinë e një mandati tjetër. Ky propozim sipas Dumani, do të mundësonte rinovimin e kolektivit të SPAK, por edhe vazhdimësinë e veprimtarisë së institucionit. Në një opsion të dytë, Dumani u shpreh se pas përfundimit të mandatit 9-vjecar të atashohen pranë Prokurorisë së Apelit.
Altin Dumani:E para çështjet kaq të ndjeshme, si çështje statusi, ku varet edhe fati personal i prokurorëve dhe institucionit, ne i diskutojmë si grup prokurorësh. Unë si kreu i SPAK nuk kam deklaruar apo propozuar ndonjë ndryshim pa u konsultuar me gjithë politikën e prokurorëve. Kemi shkuar drejt një propozimi i mandatit. Për ta filluar me rinovimin e mandatit pranë SPAK. Kemi propozuar jo rinovim automatik. Propozimi i SPAK është të bëhen ndryshime kushtetuese dhe ligjore, që prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar, tu jepet mundësia për të rikandiduar së bashku me prokurorë të juridiksionit të përgjithshëm. Në këtë mënyrë rinovohet kolektivi i SPAK, por bëhet e mundur dhe vijimësia e veprimtarisë së institucionit, për ata prokurore që duan të vazhdojnë në SPAK. Është një mundësi shumë e mirë që përmes kësaj formule, prokurorët në SPAK të rikandidojnë, por t’u thuhet faleminderit për 9 vjet, por nuk mund të vazhdoni më tej sepse në vlerësimin e këshillit si organ kompetenct performaca juaj gjatë nuk është e atillë që të të jap një mundësi të dytë për të rinovuar në këshill dhe të vazhdosh të ushtrosh funksionet në SPAK. Variant i dytë, i cili nga pikëpamja ligjore është më e thjeshtë. Prokurorët e SPAK të kenë mundësi që pas mandatit 9-vjecar të atashohen pranë Prokurorisë së Apelit. Unë jam për variantin e parë dhe të gjithë ne prokurorët jemi që pas përfundimit t’u jepet mundësia të rikandidojnë. Jemi kundër riemërimit automatik.
Zgjatja e Hetimeve/ Dumani në KLP: Kemi mungesë të Këshilltarëve ligjorë, do shtohen 40 hetues të BKH

TIRANË-Kreu i SPAK para KLP gjatë raportimit, u ndal edhe te shifrat e stafit dhe vakancat, ndërsa tha se pranimi i 40 hetuesve për Byronë Kombëtare të Hetimit është shtyrë për shkak të mungesës së hapësirave dhe në pritje të ndërtimit të godinës së re.
Altin Dumani: Gjatë vitit 2024 kemi pasur një volum pune të madh administrative. SPAK është i angazhuar për plotësimin e vendeve të lira me qëllim një efikasitet të plotë të këtij institucioni. Gjatë vitit 2024 kanë ushtruar detyrën 114 punonjës, nga të cilët 20 prokurorë të emëruar, 12 hetues financiarë, 80 punonjës administrativë dhe dy punonjës me kontratë të përkohshme. Është miratuar rritja e numrit të hetuesve me 40 hetus të BKH. Vlerësohet që prokurorrët do të jenë në gjendje ti japin drjetim çështjes. Kemi kërkuar Këshilltarë Ligjor. Do të ndihmojë për seancat në Apel dhe Kushtetuese. Kemi patur një shtesë në numrin e këshilltarëve këtë vit. Kjo shtesë është bërë për të përfaqësuar çështjet para Kolegjit të Posaçëm të Hetimit.
Dosjet e mbartura, Dumani parashtron problematikat: Shqyrtimi para seancës paraprake zgjat shumë, duhet ndërhyrje në ligj

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka ngritur një shqetësim përballë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në raportimin e tij, Dumani u shpreh se ajo që ka vënë re është se shqyrtimi i çështjeve në seancat paraprake zgjat shumë më tepër nga çfarë është parashikuar. Dumani tha se Kodi i procedurës penale parashikon që brenda 1 muaji të konkludojë me një vendimmarrje, ama praktika tregon që gjykimet zgjasin 6 muaj, 4 muaj, 9 muaj apo edhe 12 muaj.
Pjesë nga fjala e Dumanit:
Një shqetësim që dua ta ngre edhe pse nuk është në raport, po dal pak jashtë tij, është shqyrtimi para gjyqtarit para seancës paraprake, merr shumë punë. Kodi i procedurës penale parashikon që brenda 1 muaji të konkludojë me një vendimmarrje, ama praktika për Prokurorinë e Posaçme na tregon që gjykimet zgjasin 6 muaj, 4 muaj, 9 muaj apo edhe 12 muaj. Po flas gjykim para seancës paraprake. Kjo zgjatje sjell edhe problematika, pasi vë në rrezik përfundimin e afateve të paraburgimit, para daljes në seancë paraprake. E njëjta gjë vlen edhe për gjykimin e shkurtuar, procedura zgjat, madje më shumë nga sa zgjaste në vitin 2017.
Bashkëpunimi me organet e huaja, Dumani: Na zvarrit kthimi i përgjigjeve, kemi dhe raste korrupsionit të mbetura pezull

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ka bërë raportimin e tij përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në fjalën e tij, Dumani foli dhe për bashkëpunimin me institucionet. Ai tha se një pjesë e dosjeve zvarriten për shkak të vinesës së përgjigjeve nga vendet e tjera. Dhe, sipas Dumanit, nuk bëhet fjalë vetëm për çështje në lidhje me krimin e organizuar, por edhe për korrupsionin.
Pjesë nga fjala e Dumanit:
Përsa i takon çështjeve rë mbartura, të gjitha ato që ju thatë bëjnë që hetime të kërkojnë kohë, ndoshta edhe të zvarriten. Përgjigjet nga institucionet shtetërore janë brenda kohës së caktuar, por nuk kushtëzohet zgjidhja e çështjeve për shkak të rritjes së përgjigjeve. Megjithatë një numër çështjesh që varen nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja zgjasin edhe pesë vite. Shumë prova kërkohen jashtë territorit të Shqipërisë. Nuk flas vetëm për krimin eo rganizuar. Kemi çështje që kanë të bëjnë me korrupsioni dhe kemi adresuar kërkesa për prova, por kushtëzohemi nga ardhja e këtyre letërporosive. Patjetër mund të ketë edhe faktorë të tjerë subjektive. Neglizhencë apo mungesë bashkëpunimi nga ana e prokurorëve, por këtë gjë e trajtojmë rast pa rasti.
Ekstradimi i shqiptarëve, Dumani: Ekzekutimi i vendimeve t’i kalojë SPAK

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka kërkuar që kompetencat për ekzekutimin e vendimeve për ekstradimin e shqiptarëve nga jashtë, duhet t'i kalojnë SPAK. Në fjalën e mbajtur përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Dumani tha se përsa kohë këta persona, janë dënuar, hetuar apo akuzuar për vepra penale që janë kompetencë e SPAK, edhe ekzekutimi i vendimeve duhet të jetë në dorën e tyre.
Pjesë nga fjala e Dumanit:
Ne mendojmë se zëri ynë duhet dëgjuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë që ne e konsiderojmë qeverinë e prokurorëve. Ne kemi adresuar dy problematika në Kuvend, një prej tyre është edhe për shtetasit shqiptarë që janë dënuar nga shtete të tjera. Ne vlerësojmë edhe për shkak të nivelit të lartë të bashkëpunimit që kemi me homologët tanë, nisur nga fakti që janë shqiptarë, janë dënuar, akuzuar apo po hetohen për vepra penale që janë në kompetencat e Prokurorisë së Posaçme, atëherë detyra për ekzekutimin e vendimeve t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për ndërhyrje në Kodin Penal që të bëhet e mundur kjo gjë.
Dumani raporton në KLP: Në 2024 hetuam një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë, 19 janë në gjykatë

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ndodhet sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku po bën raportin vjetor për vitin 2024. Viitn që kaloi, Dumani e konsideroi si një periudhë që ka zgjeruar listën e njerëzve të vënë nën hetim, kryesisht zyrtarët e lartë. Ai u shpreh se në total janë vënë nën hetim 33 zyrtarë të lartë, dy prej të cilëve në çështje të ndryshme. Dumani falenderoi dhe KLP-në, që e konsideroi sit ë vetmin institucion që ka reaguar në mbrojtje të SPAK.
Pjesë nga fjala e Dumanit:
Në 2024 jemi përballur me sfida, por nuk e kemi ndalur punën. I vetmi institucion që ka reaguar në mbrojtje të SPAK me ngjarjet që jemi ballafaqur në 2024, por edhe gjatë 2025. Lufta kundër krimit të organizuar edhe për këtë vit, krahasuar me vitin paraardhës, ka shënuar arritje të rëndësishme prej rreth 18,8% të regjistrimeve të këtyre procedimeve penale. Po kështu, është rritur edhe numri i personave të cilët janë nën hetim për këto procedime me rreth 21,6%, krahasuar me vitin 2023. Nga ana tjetër, ka një rënie me rreth 7,3% të çështjeve të dërguara për gjykim për shkak të volumit dhe kompleksitetit të tyre. Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur një qasje aktive duke hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë vitit 2024, rezultojnë të jenë nën hetim 33-ish-zyrtarë të lartë, nga të cilët 19 janë dërguar në gjykatë. Dy prej tyre edhe në çështje të ndryshme. Hetimi ka treguar se korrupsioni zhvillohet përmes skemave të sostifikuara të ngritura nga zyrtarët e lartë.
Pastrimi i parave! Dumani: 27 mln euro, pasuri të sekuestruara, 36 mln euro të konfiskuara

TIRANË-Kreu i SPAK Altin Dumani po raporton punën e vitit 2024 në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai tha se vlera e pasurive të sekuestruara për vitin 2024, arrin në vlerën e 27 milionë eurove, ndërsa i atyre të konfiskuara në vlerën 36 milionë euro.
Altin Dumani: Ritje ka shënuar edhe numri i procedimeve për veprën penale për pastrim parash, rritje me 34%, krahasuar me vitin paraardhës, rritje në masën 34% ndërkohë që krahasuar me 2021 këto procedime janë trefishuar. Gjatë 2024, konstatohen 132 hetime të filluara me kallëzime nga individë dhe institucuione. Hetimet e filluara nga kallëzimet e qytetarëve janë dëshmi e rritjes së publikut te insticioni i Prokurorisë së Posaçme.