LIVE UPDATES

Arrestimi i Veliajt 'ndez' Kuvendin/ Garda rrethon Foltoren! Noka qëllon me shishe uji Ballën, Berisha: Sillni Ramën!

➤ Debatet, dhuna dhe tensionet kanë shtyrë për të hënën seancën e sotme plenare. ➤ Sot, kryefjala e përplasjeve kanë qenë debate lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. ➤ Edhe pse nuk ishte në sallë, Berisha i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të paraqitej në sallën e Kuvendit duke ngritur akuza se e çoi Veliajn në Durrës për t’i mbyllur gojën. ➤ Debati vazhdoi, madje degradoi edhe në dhunë. Flamur Noka qëlloi me shishe uji Taulant Ballën. Edhe Petrit Dodaj shkuli mikrofonin. ➤ Për aktet e tyre, të dy u përjashtuan nga salla. ➤ Teksa prisnin që të votonin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, Elda Hoti mori kartat e votimit të socialistëve. ➤ Në këto kushte u bë e pamundur zhvillimi i seancës. ➤ Ndaj u vendos që takimi i radhës të mbahet të hënën.

15 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

Kaos në Kuvend/ Peleshi “negocion” me Nokën për vijimësin e seancës plenare

Arrestimi i Veliajt 'ndez' Kuvendin/ Garda rrethon Foltoren! Noka
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare u ndërpre për shkak të përplasjeve të opozitës me mazhorancën. Deputeti i Partisë Demokratike tentoi të godasë me shishe uji kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndërsa kjo e fundit ndërpreu senacën. Në një moment, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi ka negociuar me Nokën se si do të vijohet me seancën plenare./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Kaos në Kuvend, momenti kur Doda hedh mikrofonin në drejtim të Spiropalit

Arrestimi i Veliajt 'ndez' Kuvendin/ Garda rrethon Foltoren! Noka
Momenti kur Doda hedh mikrofonin drejtim Spiropalit

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Petrit Doda ka hedhur në drejtim të kryeparlamentares Elis Spiropali një mikrofon. Pas tensioneve të shumta në Kuvend, Garda rrethoi foltoren, ndërsa deputeti demokrat u përplas me ta.

asi tentoi të kaloi rrethimin e krijuar nga Garda, ai shkuli një mikrofon dhe e hodhi në drejtim të Spiropalit./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Tensionet në Kuvend/ Doda shkul mikrofonin! Noka i hedh shishe Ballës, shtyhet seanca

Arrestimi i Veliajt 'ndez' Kuvendin/ Garda rrethon Foltoren! Noka
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Pas tensioneve në Kuvend, seanca është shtyrë. Seanca plenare do të mbahet të hënën në orën 10:00. 

'Uroj shumë që të hënën në 10 të vini me mend tjetra, të respektoni qytetarët që na kanë votuar. Ti kthehemi normalitet,"-tha Spiropali.

Çfarë ndodhi?

Tensionet filluan pasi ministri Taulant Balla mori fjalën. Teksa kryeparlamentarja Spiropali njoftoi fjalimin, deputetët e opozitës u ngritën njëherësh, mes tyre Flamur Noka, Petrit Doda dhe më pas të tjerët, duke u grupuar. Deputeti Petrit Doda shkuli mikrofonin, duke tentuar të gjuante ministrin. 

Kuvendi u ndërpre për shkak të tensioneve pasi deputeti i PD-së Flamur Noka tentoi të godasë me shishe uji ministrin Taulant Balla dhe kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Noka e hodhi në fillim shishen në drejtim të Ballës, por e ndaluan gardistët. Spiropali e përjashtoi deputetin nga seanca, por teksa po largohej Noka e hodhi shishen edhe në drejtim të kryeparlamentares./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

'17-vjeçaren në Gjirokastër e vrau shteti', ministri Hoxha i përgjigjet Dogjanit: Po përdor dramë familjare!

Arrestimi i Veliajt 'ndez' Kuvendin/ Garda rrethon Foltoren! Noka
Asllan Dogjani dhe Ervin Hoxha

TIRANË-Ministri Ervin Hoxha, në interpelancën e thirrur nga deputeti demokrat, Asllan Dogjani, në lidhje me vetëvrasjen e një 17-vjeçareje në Gjirokastër, u shpreh se po bëhet politikë me një dramë familjare. Deputeti demokratik deklaroi gjatë interpelancës me Ministrin se adoleshenten e vrau shteti pasi e la të varfër. Dogjani tha se gjimnazistja bullizohej nga shokët dhe shoqet e klasës pasi nuk kishte mundësi të vishej njëjtë si ata sepse ishte e varfër.

Asllan Dogjani: U var se bullizohej nga shokët dhe shoqet. 17-vjeçaren nuk e vranë me armë grupet kriminale, por kreu i organizatës, Rama se e la të varfër, e la të pamundur për të veshur një fustan. E vrau shteti se ajo nuk kishte mundësi të ishte si shoqet e veta. Ja kush është vrasësi i 17-vjeçares. Jeni të pashpirt, kjo ngjarje do kishte mjaftuar që sot të kishte dhënë dorë kryeministri e gjithë qeveria e tij. Mendoni njëherë që ky fëmijë, kjo 17-vjecare të ishte fëmija i ndonjërit prej nesh, mendoni se ca dhimbje kanë prindërit e saj që mezi e kanë rritur pa bukë dhe sot në moshën 17-vjeçaren veten se psikologjia e shkollës nuk iu gjend, nuk e parandaluan këtë ngjarje.

Pretendimeve të Dogjanit se vetëvrasja erdhi si pasojë e varfërisë, ministri u shpreh se kjo nuk është e vërtetë dhe se ngjarja është një dramë familjare që po përdorej politikisht.

Ervin Hoxha: Unë jam këtu t’ju përgjigjem pyetjeve mbi rolin e policisë dhe rolin tim si ministër. Rendi publik në vëmendjen maksimale të qeverisë dhe ministrisë, por ta garantosh nuk është e thjeshtë, ndaj MB ka punuar në drejtime të ndryshme: Përmirësime ligjore, zgjerimin bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar dhe përqafimin e zhvillimeve teknologjike. Të bësh politikë me vrasje e drama familjarë, është kur nuk ke ç’të thuash asgjë rreth argumenteve. Rasti i Gjirokastrës është dramë familjare, nuk ka të bëjë me varfërinë. Është dëshpëruese kjo që bëni politikë me drama. Në kërkesë për interpelancë ngrihet pretendimi se ka më pak zbulueshmëri të krimeve.

Gjirokastra u trondit dy ditë më parë nga vetëvrasja e 17-vjeçares, Irsa Muçollari, e cila dyshohet se i dha fund jetës për shkak të bullizmit të vazhdueshëm që përjetonte në shkollë. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, kur e reja, pasi ishte larguar tre herë nga shkolla atë ditë, u kthye në shtëpi dhe kreu aktin tragjik në dhomën e saj. Ajo la pas një letër prekëse, ku shprehte dhimbjen dhe vetminë e saj përballë shoqërisë që e përçmonte për shkak të paraqitjes së saj./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Elda Hoti u merr kartat deputetëve të PS për të penguar votimin

Arrestimi i Veliajt 'ndez' Kuvendin/ Garda rrethon Foltoren! Noka
Kartat e marra nga Elda Hoti

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka mbledhur kartat e ligjvënësve socialistë me qëllim që të pengojë votimin në Kuvendin e Shqipërisë. Siç duket edhe nga fotot, Hoti ka marrë disa prej kartave të deputetëve socialistë, që në nisje të seancës./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Berisha: Rama duhet të japë dorëheqje urgjent! Çunat e Londrës dërguan 500 mijë euro

Arrestimi i Veliajt 'ndez' Kuvendin/ Garda rrethon Foltoren! Noka
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij nga Foltorja e Kuvendit, Berisha paralajmëroi zhvillime të tjera të rëndësishme duke iu drejtuar socialistëve me fjalët: Prisni do të ketë të tjera. Kryedemokrati përmendi emra socialistësh, por nuk dha detaje të tjera lidhur me atë që parashikonte se do të ndodhte.

"Në qoftë se ju merrni të vërtetat për fyerje, ky është problemi juaj, po unë i kam deklaruar dhe i deklaroj në mënyrë të përsëritur se Ulsi Manja është në regjistrim, se i kanë dërguar çunat e Londrës 500 mijë euro. Se përveç 500 mijë eurove, Ulsiu kërkon çantën Louis Vuitton. E dyta, zonjë, nuk kam fyer unë. E keni gabim. Ju doni t’u fyej, po unë nuk u fyej kurrë. Unë nuk zbres aty ku zbret Edi Rama, nuk e bëj kurrë atë që bën Edi Rama ndaj jush. Në qoftë se unë përmend garderobën, ajo do hyjë në histori. Po u tregoj një gjë, kemi qenë në vitin 1991, dhe ka besoj nga ajo kohë ndonjë deputet këtu, kur një drejtues i Partisë së Punës në atë kohë u ngrit dhe tha: unë kam qenë i mashtruar, nuk ma priste mendja kurrë që Enver Hoxha të kishte 3 dynym qilima të shtruar. Dhe ai tha një të vërtetë se njerëzit nuk dinin. Po unë besoj se nuk ka shqiptar që mund të besonte, po të mos shihte faturat një më një se Velica- nuk është fyerje- që e shoqja e Erion Veliajt të ketë blerë bizhu dhe fustane sa e shoqja e Asadit. Po ju dilni këtu e më thoni, yt shoq sa tendera ka fituar nga Erion Veliaj? Ka fituar apo jo? Na thoni? Se nuk është e rastit që e ndizni seancën në këtë mënyrë për një hajdut të shpifur. Sikur asgjë të mos shihnit, mungesën e 130 milionë euro djegësit të Tiranës. Po ju nuk mund ta ngrini kurrë kokën në këtë mënyrë. Unë kërkoj me urgjencë ardhjen e Edi Ramës këtu dhe dorëheqjen e tij të menjëhershme. Prisni se do ketë prapë të tjera gjëra,"-tha Berisha.

Replikën nga vendi ia bëri ministri i Drejtësisë Ulsi Manj.

“Për zotin Sali, të kam zili se si të ka ardhur pleqnia, por jo jeta. Ngrihesh në mëngjes, bën stërvitjen e mëngjesit se je doktor dhe mban trupin në formë. Në 9 mbaron mëngjesin dhe pastaj nga ora 10 deri në 2 ke orarin e humorit me grupin parlamentar dhe miletin. Me ata që të besojnë. Si bloger fillon e u flet për fustane, parfume, çanta, prerje eurosh, me thashetheme. Pastaj del jo te qytetari dixhital, po me filxhan dixhital dhe pastaj shtyn orët deri në drekë. Ha drekë, i fut një gjumë mbasdite nja 1 orë e gjysmë dhe pastaj del deri në 8 me qytetarin dixhital. 80 vjeç me këtë axhendë është për të ta pasur zili, se mosha jote dalin e merren me nipër e mbesa. Ndrysho oraret pak se një pjesë e këtyre nuk ngrihen në të njëjtën orë që çohesh ti,”- i tha Manja- Berishës./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Manja-Berishës: Sali të kam zili se si të ka ardhur pleqnia! Bardhi-ministrit: Budalla s’di as shkrim as këndim

Arrestimi i Veliajt 'ndez' Kuvendin/ Garda rrethon Foltoren! Noka
Ulsi Manja dhe Gazment Bardhi

TIRANË-Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, referuar qëndrimit të PS-së ndaj arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i ka kujtuar edhe një herë Berishës se raporti i tij me drejtësinë, është i tillë si çdo qytetarë, i barabartë me ligjin. Ministri ka theksuar se ai nuk do të bëjë kurrë avokatinë e asnjë individi i cili deklarahohet fajtor nga drejtësia.  Sipas Manjës, opozita flet në parlament si në kohën e gjyqeve publike, kohë e cila ka mbaruar. Manja duke iu drejtuar kryedemokratit Sali Berisha në Kuvend, tha se “e ka zili këtë të fundit për mënyrën si i ka ardhur pleqëria”.

Ulsi Manja: Sa për mua, ta kam thënë dhe ta them përsëri, rapo me drejtësinëështë përtej atij politik. Po ta them dhe ta rithem në çdo moment, se raportin me drejtësinë e kam si qytetarë, të barabartë para ligjit. Në këtë foltore dhe jashtë saj, nuk do më dëgjosh asnjëherë që të bëj avokatinë, të mbroj këdo që deklarohet fajtor nga drejtesia. Koha e gjyqit publik qe ti e ke në ADN, ka mbarua një herë e mirë në Shqipëri. Për zotin Sali, të kam zili se si të ka ardhur pleqnia, por jo jeta. Ngrihesh në mëngjes, bën stërvitjen e mëngjesit se je doktor dhe mban trupin në formë. Në 9 mbaron mëngjesin dhe pastaj nga ora 10 deri në 2 ke orarin e humorit me grupin parlamentar dhe miletin. Me ata që të besojnë. Si bloger fillon e u flet për fustane, parfume, çanta, prerje eurosh, me thashetheme. Pastaj del jo te qytetari dixhital, po me filxhan dixhital dhe pastaj shtyn orët deri në drekë. Ha drekë, i fut një gjumë mbasdite nja 1 orë e gjysmë dhe pastaj del deri në 8 me qytetarin dixhital. 80 vjeç me këtë axhendë është për të ta pasur zili, se mosha jote dalin e merren me nipër e mbesa. Ndrysho oraret pak se një pjesë e këtyre nuk ngrihen në të njëjtën orë që çohesh ti.

Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka replikuar ashpër me minsitrin Ulsi Manja, duke iu drejtuar me fjalë ofenduese, teksa i thotë se nuk mund t’i drejtohet demorkatëve me fjalën budallenj. Bardhi e cilësoi Manjën, si budalla të certifikuar

Gazment Bardhi: Nëse ka një budalla këtu ai je ti. Zotëria atje një kriminel elektoral fyu gjysmën e popullit, i tha demokratëve budallenj një budalla i certifikuar që s’di as lëxim as këndim. Ju keni vendosur të vini këtu sikur nuk ka nddhur asgjë. Në fakt ka ndodhur një gjë shumë e rëndë. Të bësh avokatinë e një njeriu të korruptuar që sot është në burg, jo pa prova siç thoni ju, por me prova që ka sjell SPAK. Në asnjë dosje tjetër nuk ka pasur prova sa ç’ka në rastin e kryetarit krimnel të Tiranës. Kjo seancë nuk mund të shkojë në normalitet. Sot e vetmja çështje në Kuvend duhet të ishte zbatimi i ligjit nga kryeministyri për të shkarkuar nga detyra kryetarin e bashkisë Tiranë.

4 MUAJ ME PARE

MOMENTI me VIDEO: Noka qëllon me shishe Taulant Ballën

Arrestimi i Veliajt 'ndez' Kuvendin/ Garda rrethon Foltoren! Noka
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka qëlluar me bidon uji ministrin Taulant Balla. E gjitha ndodhi gjatë seancës së sotme, kur debatet me mazhorancës dhe opozitës kapën "kulmin". Në një moment teksa po fliste Taulant Balla, deputeti i PD, Flamur Noka është drejtuar drejt tij, duke u përplasur fizikisht me punonjësit e Gardës së Republikës. Më pas, Noka ka marrë një bidon uji në një nga tavolinat e Kuvendit dhe e hodhi drejt ministrit.

MOMENTI ME VIDEO:

4 MUAJ ME PARE

VD- Balla merr fjalën, PD bllokon Foltoren, përplasen me Gardën

Arrestimi i Veliajt 'ndez' Kuvendin/ Garda rrethon Foltoren! Noka
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Tensione dhe përplasje në Kuvendin e Shqipërisë. E gjitha ka nisur në momentin kur ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla mori fjalën në Foltore. Balla nisi fjalën e tij për të folur për Diasporën dhe zgjedhjet e 11 Majit, por deputetët e opozitës u ngritën njëherësh, mes tyre Flamur Noka, Petrit Doda dhe më pas të tjerët. 

Në këtë moment është dashur ndërhyrja e punonjësve të Gardës së Republikës për të mbajtur nën kontroll deputetët e opozitës. 

MOMENTI ME VIDEO: 

4 MUAJ ME PARE

KQZ bllokoi nismën e Braçes për skemën e TVSH, deputeti fyen Celibashin në Kuvend: Injorant, nuk e ke lexuar nismën!

Arrestimi i Veliajt 'ndez' Kuvendin/ Garda rrethon Foltoren! Noka
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kritikuar kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashin pasi bllokoi projektligjin për të ndaluar skemën e tatimeve në bujqësi. KQZ e bllokoi këtë projektligj, pasi tha se ndikon në fushatën zgjedhore. Braçe e kritikoi këtë bllokim nga ana e KQZ dhe ofendoi kreun e saj, Celibashin, duke e quajtur injorant dhe shtoi se nuk e ka lexuar nismën.

"Komisioneri i ka rekomanduar Kuvendit mos miratimin e nismës. Ajo që më bën përshtypje dhe të më vijë keq ka të bëjë me faktin që ai nuk e ka lexuar nismën. Ka parë vetëm titullin e nismës se po ta kishte lexuar do ra kishte kuptuar nëse ndalimet në kodin zgjedhor që ndalohet në një periudhë 4 mujore. S’ka të bëjë as me ulje as me heqje takse, pro vendosje takse, leximi është problem shumë i madh në këtë vend nga më të vegjlit tek më të rriturit. Është për të vënë duart në kokë. Përfaqësuesit e Kuvendit janë mundur t’i shpjegojnë, por mesa duket komisionieri i ka shkuar deri në fund historisë, unë, kolegët e mi që nuk janë vetëm të PS por edhe opozitës kanë 6 vite me radhë që luftojnë për këtë gjë, kërkoj vetëm kthimin në natyralitet të tatimit mbi vlerën e shtuar. Kërkoj nga Kuvendi që të ecë para me nismën sepse nuk ka asnjë lidhje me atë që pretendon komisioneri dhe nuk ka lidhje me asnjë injorant tjetër që nuk lexon në këtë vend, edhe në këtë sallë po të doni. Të eci përpara dhe në qoftë se komisioneri ka ndërmend të vendosë gjobë do ta paguaj unë gjobën në emër të Kuvendit", tha Braçe.

"Përfundojeni fjalën zoti Braçe", u shpreh kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

"S’kam dalë nga rendi i ditës të flas për qiellin. Dua të flas se kështu e kam", shtoi Braçe

Por, gjatë fjalës së tij ai u përplas dhe me deputeten demokrate Dhurata Çupi, duke i thënë asaj të lexoj dhe të mos e ndërpresë.

"Bën si nevrik kot", ndërhuy Çupi.

"Merr lexo naj gjë, ti moj ti, merr lexo naj gjë", iu përgjigj Braçe.

Në Komisionin e Ekonomisë, mazhoranca dhe opozita bashkuan votat për të ndaluar skemën e TVSH-së së vendosur në vitin 2018, duke thënë se kjo po ndikon negativisht tek fermerët dhe ka rritur informalitetin./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

“Keni Gucci, Prada, ne vetëm fjalën kemi”, Spiropali batuta me Sulën: Edhe ju nuk visheni keq!

Arrestimi i Veliajt 'ndez' Kuvendin/ Garda rrethon Foltoren! Noka
Dashnor Sula

TIRANË-Deputeti Dashnor Sula është përfshirë në një debat me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali në seancën e sotme plenare. Sula gjatë fjalës e kritikoi kryeparlamentaren në fillim të seancës se ka bashkuar numrin e pikave në mënyrë që opozita mos ketë kohë për diskutim. Sula i tha se fjala është e vetmja gjë që ka opozita, dhe jo Prada dhe Guçi, duke e ironizuar si “Zonjë e nderuar” se “Superzonjë” vetëm një është (Ajola Xoxa).

Dashnor Sula: Pikat zonja kryetare i keni bashkuar në një të vetme, kjo është një shkelje. Nëse ju s’doni të ketë debat nga ana e opozitës dhe i bashkoni pikat për të ngushtuar numrin e diskutueseve nuk është normale, por shkelje e rregullores. Ka pasur incident dje dhe kanë hyrë në korridoret e gjykatës dy zonja dhe është kërkuar ndihmë nga punonjësit e gardës dhe policia nuk është paraqitur për ndihmë.

Elisa SpiropaliNuk është kjo tema e diskutimit, nuk është në seancë pyetjesh ministri, nuk ka debat për këtë çështje. Deri tek burri i dheut nuk e prisja, përmbahu tek procedura.

Dashnor Sula: Zonjë e nderuar se superzonjë vetëm një ka, ju keni Pradat, Gucci dhe firma të tjera.

Elisa Spiropali: Të kam parë nuk vishesh keq as ti zoti Sula.

4 MUAJ ME PARE

Bardhi përplaset me Spiropalin: Mos e vuaj kaq shumë arrestimin e kryebashkiakut

Arrestimi i Veliajt 'ndez' Kuvendin/ Garda rrethon Foltoren! Noka
Gazment Bardhi

TIRANË-Kreu i grupit parpalmentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit e të Tiranës për mosveprim në grumbullimin e djeshëm te SPAK nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

"Emrin s’ia dimë ministrit të Brendshëm, dimë që është emëruar nga bandat. Por dua të denoncoj precedentin e djeshëm ku një turmë kanë pushtuar ambientet e jashtme të SPAK dhe nuk a pasur polici për grumbullimin e paligjshëm, mungesa e policisë atje, me një grup personash të filmuar dhe identifikuar, drejtorët e bashkisë së Tiranës që urdhëronin punonjësit e administratës që të dilnin në mbështetje të një personi të akuzuar për miliona euro vjedhje. Jo vetëm që nuk ka pasur asnjë veprim për tubimin e paligjshëm dhe mungesë të Policisë duke mos vepruar, por u pengua edhe transferimi i të arrestuarit për korrupsion për ta dërguar anë paraburgim."-iu drejtua Bardhi.

Pas deklaratës së tij, ka ndërhyrë kryeparlamentarja Elisa Spiropali, duke i kërkuar Bardhit të përfundojë fjalën e tij dhe të respektojë dinjitetin njerëzor.

Gazment Bardhi: Punonjësit batakçi, hajdutë të bashkisë së Tiranës.

Elisa Spiropali: Nuk jua lejoj, keni quajtur njerëz të korruptuar, hajdutë nga ai mikrofon pa vendim gjykate. Respektoni prezumimin e pafajësisë, dinjitetin njerëzor. Keni ditë e vite që nuk respektoni minimunin njerëzor. Sa herë që u vjen në derë, në anën tjetër nuk lini njeri pa I çuar para dyerve të SPAK për ti quajtur kriminelë e grup I strukturuar kriminal. Lejoni drejtësinë të bëjnë punën e saj pa ndikime politike e mediatike.

Gazment Bardhi: Mos e vuaj kaq shumë arrestimin e Erion Veliajt. Ndryshe nga ju unë nuk jam në parlament për të nbrojtur një të korruptuar dhe shantazues prokurorësh.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. GJKKO vendosi ta lejë në burg kryebashkiakun e Tiranës pas një seance maratonë prej rreth 7 orësh një ditë më parë. Masa ndryshoi vetëm për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa e cila nga arrest shtëpie u la në detyrim paraqitje dy herë në muaj, si dhe i është marrë pasaporta. Pas kësaj faze, Veliaj pritet të bëjë ankimimin e vendimit dhe kërkojë ndryshimin e masës së arrestit. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Tensione në Kuvend/ Garda rrethon foltoren! Berisha: Rama ka shkuar të takojë Veliajn në qeli

Arrestimi i Veliajt 'ndez' Kuvendin/ Garda rrethon Foltoren! Noka
pamje nga Kuvendi

TIRANË-Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga foltorja e Kuvendit se Edi Rama ka shkuar në Durrës që t’i çojë Erion Veliajt në qeli Troplinin që t’i mbyllë gojën. Kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën pasi ishte jashtë procedure, ndërkohë që Garda rrethoi foltoren. Spiropali vendosi 5 minuta pushim.

Sali Berisha: Rama po e kërcënon Veliajn me Troplinin e tij! Garantoj se po i ndodhi gjë, do përgjigjet personalisht Kërkoj rikthimin urgjent në parlament të padrinos, i cili po shkon në Durrës ëpr t’i dërguar Pojën, Troplinin në qeli Erion Veliajt. Vazhdoj me kërkesën time të prerë që Edi Rama të kthehet urgjent në parlament dhe të ndërpresë çdo lloj presioni, çdo lloj forme presioni ndaj të burgosurit Erion Veliaj, të cilin urdhëroi ta dërgojnë në Durrës në mënyrë që ta trajtojë Xhevdet Troplini. Xhevdet Troplini u dërgua atje për t’u kërcënuar në mënyrë që po mbylli gojën, do pësojë këtë dhe atë.Garantoj se gjëja më e vogël po ndodhi në këtë proces, do përgjigjet personalisht Edi Rama, qoftë ndaj Velisë, qoftë ndaj Velicës, ndaj prokurorëve, ndaj gjykatësve. Sepse ky tërbim, kjo frikë e tmrrshme, ky shkallmim që ka kapur Edi Ramën është shumë e rrezikshme për momentin për vendin. Ky i papërgjegjshëm është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt pasi vetë ka marrë fund përfundimisht. Le t’i fshijë 100 herë fotot e Aleksis Soros, Juri Kim apo Antoni Blinken nga mediat e tij se tregon se vetëm se është një sfaçato, se ato i ka në zemër dhe është i damkosur në mënyrë përfundimtare si kukull e Sorosit. Dhe mendoni ju se do paguajnë shqiptarët, do paguajnë për kukullën e Sorosit? Zonjë, ligji për ndalimin e çdo veprimtarie të Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe fonacionit të tij, e ndalimit të të gjitha organizatave sorosiane që të kenë çfarëdolloj bashkëpunimi me institucionet shtetërore, është një emergjencë. Duhet të sillet këtu dhe të votohet. Përndryshe ku është Klotilda që ankohej për prokurorin? Ja sa ka lënë prokurori pa futur në dosje për Velicën. Se Velica, po të futeshin edhe këto që i ka përjashtuar prokurori, ia kalonte edhe Lajla Asadit. Lajla shkoi në Moskë, atje ia numëruan dhe i doli 1 milion euro garderoba. Velicës i doli gardëroba 867 mijë euro. Po këto nuk i ka futur prokurori o ish-pastor. Ja ku i ke.

4 MUAJ ME PARE

Interpelanca Dogjani-Hoxha/ Deputeti: Mafia ekzekuton pa frikë! Hoxha: Ka rënie të numrit të vrasjeve

Arrestimi i Veliajt 'ndez' Kuvendin/ Garda rrethon Foltoren! Noka
Asllan Dogjani dhe Ervin Hoxha

TIRANË-Në fillim të seancës plenare ashtu si dhe ishte njoftuar në rend të ditës, u mbajt interpelanca mes ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe deputetit demokrat Asllan Dogjani, për sigurinë në vend. Dogjani tha se në vitin 2024 ekzekutimet në vendin tonë arritën në shifra alarmante, duke thënë se në vendin tonë nuk ka siguri, e as rend.

Asllan Dogjani: Krimi ka hyrë në çdo familje e po terrorizon qytetarët shqiptarë. Të kthehemi tek vrasjet, viti 2024 ka qenë një ndër vitet më të përgjakura, me një numër të lartë vrasjesh, nga ekzekutime mafioz, te vrasjet për larje hesapesh, apo krime brenda familjes. Ju keni dështuar në mbrojtje të jetës dhe pronës, duke analizuar listën e gjatë të vrasjeve të 2024, shumica janë kryet me egërsi të madhe, vrasje mafioze që përcjellin pasiguri, frikë panik. Vrasjet ndodhin mes qytetin, në rrugë, lokale, banesa, terrori ka mbuluar çdo cep të Shqipërisë, Shkodër. Elbasan, e deri në derën e shtëpisë e dhomën e gjumit. Ekzekutime me automatik, vrasje me thikë, rrahje. Kriminelët kanë kryer vrasje më mënyrë brutale pa patur frikë nga pasoja duke dëshmuar një sistem të dështuar të rendit dhe ligjit. Ky vend është kthyer në zonë lufte, mafia dhe bandat vrasin pa frikë se do ndëshkohen dhe duke u mbrojtur edhe nga instancat shtetërore. Shteti ka dështuar, se qeveria nuk është më armiku i krimit, por aleati i tij.

Nga foltorja e Kuvendit, ministri Hoxha duke iu referuar shifrave tha se se “ka një rënie progresive të vrasjeve nga vit duke shënuar një rekord të minimumit historik gjatë dy viteve të fundit”.

Ervin HoxhaKa rënie progresive të numrit të vrasjeve nga viti në vit, shënon rekord historik. Në vitin 2024 kemi pasur 41 vrasje në vit dhe më 2025 kemi vetëm 35 vrasje, kundrejt 200 vrasjeve në vitin 2012. Deri në këto momente mbi 80% e vrasjeve janë zbuluar dhe 94 për qind vrasjet në tentativë të sbuluara. Shifrat flasin vetë, por nuk dëshmojnë çrrënjosjen totale të kriminalitetit, sepse historia e tregon se është e pamundur, madje edhe në vende më të zhvilluara. Pjesa më e madhe e krimeve të vrasjeve vijnë nga motive e shkaqe banale, shkaqe të çastit. Kemi fuqizuar të gjithë mekanizmat lokalë të forcimit dhe sigurisë, me këshillat në komunitet dhe ata vendor të sigurisë. Konstatimet dashakeqe për sigurinë kanë qëllime të eklipsojnë rezultatet e arritura këto vite. Ndihem i keqardhur që po përdorni e trajtoni publikun si spektatorë, me raste fatkeqe.

4 MUAJ ME PARE

GAFA/ Asllan Dogjani ‘vret’ deputetët Fadil Nasufi dhe Lulzim Basha në Kuvend

Arrestimi i Veliajt 'ndez' Kuvendin/ Garda rrethon Foltoren! Noka
 Asllan Dogjani

TIRANË-Deputeti demokrat Asllan Dogjani kishte kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, për rendin dhe sigurinë, vrasjet dhe veçanërisht vetëvrasjen e një 17-vjeçareje në Gjirokastër ditë më parë. Fillimisht ai kujtoi vrasjen e një personi (Bujar Nasufit), por në lapsus tha “vrasja e Fadil Nasufit...”.

Ndërsa të pranishmit shpërthyen në të qeshura dhe i kujtuan gafën, Dogjani kërkoi ndjesë:

“Sorry, sorry....” (më vjen keq, ndjesë), tha ai.
Duke vijuar fjalën, teksa të qeshurat e kolegëve vijonin, Dogjani iu drejtua kolegut Nasufi:

“Fadil, do të të zgjatet jeta...”.

Por për të devijuar më tej vëmendjen, duke vijuar edhe batutat në parlament, Dogjani jo pa qëllim kujtoi edhe një ‘viktimë’ tjetër.

“Vrasja e Lulzim Bashës...Lulzim Vishës”, tha ai dhe të qeshurat vijuan. Teksa shtoi: “Këtë e thashë për humor...”.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB