LIVE UPDATES

Veliaj në pranga/ Rama kërkon prova, KLP&KLGJ: Mos cënoni pavarësinë e drejtësisë! PD: Dorëheqje!

➤ Vala e reagimeve për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. ➤ Prej ditës së djeshme, edhe sot, numri një i qeverisë ka bërë deklarata duke komentuar SPAK dhe GJKKO. ➤ Në "X", Rama shkruan se PS nuk e ka ndryshuar qëndrimin për mbështetjen ndaj drejtësisë e as nuk bëhen zyrë avokatie për kryebashkiakun e prangosur, por kërkon prova për arrestimin e tij. ➤ Pas deklaratave të kryeministrit, ka pasur reagim edhe nga KLP dhe KLGJ. ➤ KLP thekson se mbështet punën e pavarur të prokurorëve dhe kërkoi “nga të gjithë aktorët”, që “të respektojnë integritetin profesional të prokurorëve”. ➤ Edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin e magjistratëve. ➤ Reagime ka edhe nga kampi i kundërshtarëve, Partia Demokratike. ➤Ndërsa nesër, të enjtën, është lajmëruar protestë në mbështetje të SPAK.

10 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

Rama ftesë ndjeksëve: Nesër "sy m'sy", diskutojmë për pavarësinë e drejtësisë

Veliaj në pranga/ Rama kërkon prova, KLP&KLGJ: Mos cënoni
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të ketë një reagim tjetër në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Nesër në mëngjes do të jetë sërish në rrjetet e tij sociale në rubrikën “Sy m'sy”. Rama paralajmëroi se me ndjekësit e tij do të ketë një diskutim në lidhje me garantimin e pavarësisë së drejtësisë nga pushteti politik.

Edi Rama: Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve.

Që nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, kryeministri Edi Rama ka kritikuar veprimet e fundit të institucioneve të drejtësisë dhe kërkon të tregojnë provat dhe faktet. Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

"Eja, shkruaji një mesazh mbështetës SPAK-ut", nesër tubim para Prokurorisë së Posaçme

Veliaj në pranga/ Rama kërkon prova, KLP&KLGJ: Mos cënoni
Foto ilustruese

TIRANË- Nesër është planifikuar një tubim para Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Një poster është shpërndarë në rrjetet sociale, ku kërkohet që qytetarët të bashkohen dhe të dalin në mbështetje të SPAK.

"Eja dhe shkruaj një mesazh mbështetës SPAK-ut. Kur? 13 shkurt, ora 12:00. Ku? Përpara SPAK-ut,"-shkruhet në poster.

POSTERI:

Veliaj në pranga/ Rama kërkon prova, KLP&KLGJ: Mos cënoni

4 MUAJ ME PARE

"Rama bëri pazar", Berisha: Shkëmbeu Olsin me Veliajn

Veliaj në pranga/ Rama kërkon prova, KLP&KLGJ: Mos cënoni
Sali Berisha

TIRANË-Mbledhjen e Edi Ramës me deputetët socialistë, Sali Berisha e krahasoi me takimet e Byrosë Politike të Ramiz Alisë në fund të pushtetit komunist. Berisha akuzoi Ramën për fshehjen e një “pazari” politik, ku shkëmbimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj me Olsi Ramën është përdorur si një marrëveshje që Rama ka bërë me Altin Dumanin. Berisha gjithashtu komentoi mënyrën se si Rama ka menaxhuar çështjen e pasurisë së Veliajt, duke u përpjekur të mbulojë një dyshim të madh për shpenzimet e mëdha të kryebashkiakut dhe bashkëshortes së tij.

Ndër të tjera Berisha ka dënuar ashpër edhe deklaratën e Ramës ndaj ish-presidentit Ilir Meta në burg, duke e quajtur një akt banditesk dhe hakmarrës nga ana e kryeministrit. Rama deklaroi se emërimin e zv.ministres Gentjana Sula ia ka kërkuar kryetari i Kuvendit gjatë kohës kur PS ishte në koalicion me LSI. Berisha paralajmëroi Ramën se çdo pasojë e këtij veprimi do t’i kthehet atij personalisht. Berisha thekson se kontrollet mbi burgjet janë nën autoritetin e Ramës dhe Ulsi Manjës, duke sugjeruar se kërcënimi ndaj Metës është një akt i drejtpërdrejtë hakmarrës.

"Sot qytetarët shqiptarë ndoqën LIVE mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të partisë dhe dëgjuan një fjalim copy-paste me atë që mbante Ramiz Alia kur drejtësia e Sigurimit të Shtetit filloi t’i dalë nga duart. Sot, Edi Rama ishte më i dystuar se kurrë në jetën e tij. Nga njëra anë donte me çdo kusht të mbulonte pazarin që kishte bërë me Altin Dumanin, shkëmbimin e Erion Veliajt me Olsi Ramën. Besoj se nuk mbeti njeri pa e kuptuar që Erion Veliaj ishte çmimi që u pagua për Olsin. Dhe, në fjalimin anatemik të tij, të mallkimit universal, njeriu i vetëm që tregoi se ishte aleat i tij, ishte Altin Mercenari, Altin Dumani. Fjala e Edi Ramës në aspekte të tjera ishte fjala e një njeriu që e di se e presin ndëshkime të rënda për krimet që ka kryer. Ai bëri gjithçka të sfumojë vjedhjen e tmerrshme të Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij. Sipas Edi Ramës, 870 mijë euro fustane, të brendshme dhe të jashtme, nuk duheshin bërë publike. Në një kohë kur kishte urdhëruar të bëhen publike emrat e 3 fëmijëve me autizëm që mbrohen nga çdo konventë ndërkombëtare, vetëm e vetëm se ata u sponsorizuan, u ndihmuan nga dhëndri dhe vajza ime për t’u trajtuar në qendrën rajonale të autizmit. Kurse tani të brendshmet dhe të jashtmet 870 mijë euro të Velicës nuk duheshin bërë publike. Edi Rama deklaroi se ka krijuar Republikën e Prokurorëve. Jo. Është narkodiktaturë, ata nuk janë gjë tjetër vetëm mercenarë. Se padrino, se arkitekt i kësaj është Edi Rama,"-u shpreh Sali Berisha.

Nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar hetimin pasuror ndaj Erion Veliajt. Rama ka kritikuar veprimet e fundit të institucioneve të drejtësisë dhe kërkon të tregojnë provat dhe faktet. Kreu i qeverisë ka kërkuar që seancat e marrjeve në pyetje nga Prokuroritë të regjistrohen.

Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Deklaratat e Ramës, Bardhi: E pret i njëjti fund me Veliajn!

Veliaj në pranga/ Rama kërkon prova, KLP&KLGJ: Mos cënoni
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratrike Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Bardhi tha se Rama nuk është shqetësuar për arrestimin e Veliajt, por se në Shqipëri ka gjyqtarë dhe prokurorë që arrestojnë pa lejen e tij. Më tej, Bardhi shprehet se Ramën e pret i njëjti fund me kryebashkiakun “arrest me burg”.

"Lufta reale ndaj korrupsionit qeveritar është e vetmja mundësi që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit europian. Tërbimi i këtyre 48 orëve i Edi Ramës ndaj drejtësisë ka të bëjë vetëm me faktin se po kupton që fundin e ka të lidhur dhe të njëjtë me Erion Veliajn! Sepse të korruptuarit e kanë fundin të njëjtë.... në burg!

Do të mjaftonin:

·         100 mije euro cash të gjetura në zyrën e bashkëshortes së Erion Veliajt (aq sa është paga totale e kryebashkiakut në 4 vjet);

·         850 mijë euro vetëm blerje online;

·         1 milionë e 100 mijë euro përfitime në vetëm 9 episode gjatë ushtrimit të detyrës;

·         850 mijë euro të sekuestruara në llogari bankare;

·         një prokuror dhe një gjyqtar profesionist dhe i vendosur për të luftuar korrupsionin, që shqiptarët të shihnin fytyrën e vërtetë të Edi Ramës në raport me drejtësinë.

Erion Veliaj ishte dhe mbetet simbol i korrupsionit në Shqipëri!

Me bekimin dhe ndihmën e Edi Ramës, u shndërrua shpejt në njeriun që braktisi interesin e qytetarëve shqiptarë dhe veçanërisht të qytetarëve të Tiranës, për t’u kujdesur vetëm për mirëqënien personale dhe të familjes së tij. Sipas të dhënave në dosje, ai rezulton deri më sot të jetë jo vetëm i korruptuar, por edhe i vetmi zyrtar publik në detyrë që ka guxuar me shkrim të intimidojë dëshmitar, hetues apo prokurorë, me qëllimin e vetëm që të vijonte të gëzonte statusin i paprekshëm.

Por, tërbimi i Edit dhe Erionit ndodh për motive të ndryshme. Ndërsa Erion Veliaj tërbohet se humbi statusin i paprekshëm, Edi Rama nuk shqetësohet nga arrestimi i Erion Veliajt apo humbja prej tij i statusit i paprekshëm. Edi Rama po shqetësohet sepse po kupton atë që kam thënë gjithmonë, që nga dita e parë e ngritjes së strukturave të posaçme, se në Shqipëri ka prokurorë dhe gjyqtarë që arrestojnë edhe pa lejen e Edi Ramës, apo se ka prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm, të pavarur dhe me integritet që e kanë seriozisht luftën ndaj korrupsionit.

Edi Rama do të kishte nevojë për prokurorë e gjyqtarë që i shantazhon, i kërcënon dhe që i japin çertifikatë ndershmërie pa asnjë hetim Ols Ramës, që nuk luftojnë korrupsionin real që po i merr frymën Shqipërisë, apo që marrin urdhra nga zyrat e PS. Por, për shqiptarët është shumë herë më mirë që të shohin Edi Ramën që i merret fryma, ulëret, kërcet dhëmbët e plakuara, sesa të vijojmë me të korruptuarit që i kanë marrë frymën Shqipërisë në 12 vjet", tha Bardhi./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Deklaratat e Ramës për SPAK, KLP: Respektoni pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve

Veliaj në pranga/ Rama kërkon prova, KLP&KLGJ: Mos cënoni
KLP

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur gjithashtu një qëndrim publik lidhur me deklaratat që ka bërë kryeministri Edi Rama. Në një deklaratë publike, KLP shpreh mbështetjen publike ndaj institucionit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nga institucioni i drejtësisë, KLP kërkon pavarësi, paanëshmëri dhe përputhjen me ligjin. 

"Këshilli kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë. Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent,"-shkruhet në njoftimin zyrtar.

DEKLARATE PER MEDIA E KESHILLIT TE LARTE TE PROKURORISE, 12.02.2025

Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin. Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Këshilli kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë. Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent.

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Rama për gjyqtarët e GJKKO, KLGJ: Përpjekje për të cenuar pavarësinë e gjyqësorit

kVeliaj në pranga/ Rama kërkon prova, KLP&KLGJ: Mos cënoni
Foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar në lidhje me deklaratat që ka bërë kryeministri Edi Rama ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të dosjes së arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Komentet e kreut të qeverisë kanë sjellë edhe reagimin e KLGJ-së, të cilët kërkuan që të mos bëheshin deklarata të tilla nga ‘njerëz të veshur me pushtet’ apo dhe media. Duke kujtuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, KLGJ kujtoi se rruga e vetme për të ndjekur ankesat është në shkallët e gjyqësorit.

Deklaratë për shtyp:

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me deklaratat e bëra nga persona të veshur me pushtet, ekzekutiv apo politik si edhe media të caktuara, të cilat prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. KLGJ mban qëndrimin se çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Këshilli në përmbushje të angazhimeve të tij ligjore, ju bën thirrje të gjithë aktorëve që të shmangin trysninë në formën e deklaratave, citimeve apo aludimeve që cënojnë gjyqtarët për shkak të ushtrimit të funksionit.

Në një shtet të së drejtës, pavarësia e gjyqësorit është një ndër shtyllat themelore për garantimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo lloj forme që ndërhyn në vendimmarrje, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Këshilli thekson se në një shtet që është duke përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE, mënyra e vetme e kundërshtimit të një vendimmarrjeje gjyqësore duhet të jetë përmes ushtrimit të mjeteve ligjore, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Veliaj/ Rama: Bashkisë iu pre ‘koka’ para zgjedhjeve, por SPAK asnjë urgjencë për 21 janarin

Veliaj në pranga/ Rama kërkon prova, KLP&KLGJ: Mos cënoni
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu drejtua sërish platformës "X" për të bërë një tjetër sqarim. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama thekson se nuk do të ketë asnjë debat publik, as për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ndër të tjera Rama shkruan se PS nuk e ka ndryshuar qëndrimin për mbështetjen ndaj drejtësisë e as nuk bëhen zyrë avokatie për askënd, por thekson se ka të drejtën të komentojnë mbi standardet demokratike të këtij procesi. Kësaj here nuk e harron edhe një mesazh e ka edhe për kundërshtarët politikë.

"Askush nuk ka për të na tërhequr dot në debate politike për SPAKUN e për GJKKO, sepse mes nesh dhe kënetës është kufiri mes dy botëve; asaj të drejtësisë së re europiane që duam ne, me pavarësi të plotë nga pushteti politik e me standarte demokratike, dhe asaj të drejtësisë së vjetër vulgare që do bufi me kënetën e tij, me kontroll të plotë politik e me pazare si ato që e bënë këtë vend për 100 vjet mbretërinë e padrejtësisë. Këtë lloj debati do ta bëjmë në popull, në rrugën drejt 11 majit, në mbështetje të plotë të SPAK e GJKKO kundër korrupsionit dhe patjetër, pa heshtur për shqetësimet që krijohen nga gabimet apo fajet në raport me standartet ose fjala vjen nga fakti që befas, bëhet me urgjencë prerja e kokës së Tiranës kur kemi hyrë në zgjedhje, ndërsa pesë vjet nga krijimi i tij SPAKU s’ka asnjë urgjencë për të dhënë drejtësi për 21 janarin!,"-shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTË:

Kanalet kërkuaka debate PS - PD për rastin e Erionit, pra nuk paskan kuptuar akoma se ne kemi kaluar nga pesë vjet heshtje në një fazë të re, kur do t’i japim vetes të drejtën të bëjmë komentet tona konstruktive për standartet dhe shkeljet në procese, por nuk kemi ndryshuar thelbin e qëndrimit tonë se PS nuk është zyrë avokatie e askujt që është proces, përfshirë edhe Erjonin. E para, fakti që burgosja pa gjyq e kryetarit të bashkisë, për një problematikë që s’ka asnjë lidhje me kushtet kur jepet kjo masë, duke ndërprerë arbitrarisht kontratën e tij me zgjedhësit, kur gjykimi mund të vazhdonte në gjendje të lirë, ka të bëjë me standartet jo me fajësinë a pafajësinë e Erjonit, të cilën duhet ta ndajë drejtësia jo debatuesit e PS. E dyta, nuk ka asnjë shans që ne të bëhemi pjesë sharjeshpifjeve nokturne për çështje të drejtësisë, kur kanalet bëhen si gjykatat e pazareve të mesjetës, ku gjuhet me gurë nga të katër anët dhe ku kuakuakuatë e kënetës politiko-mediatike arrijnë klimaksin e tyre. Dhe e fundit, askush nuk ka për të na tërhequr dot në debate politike për SPAKUN e për GJKKO, sepse mes nesh dhe kënetës është kufiri mes dy botëve; asaj të drejtësisë së re europiane që duam ne, me pavarësi të plotë nga pushteti politik e me standarte demokratike, dhe asaj të drejtësisë së vjetër vulgare që do bufi me kënetën e tij, me kontroll të plotë politik e me pazare si ato që e bënë këtë vend për 100 vjet mbretërinë e padrejtësisë. Këtë lloj debati do ta bëjmë në popull, në rrugën drejt 11 majit, në mbështetje të plotë të SPAK e GJKKO kundër korrupsionit dhe patjetër, pa heshtur për shqetësimet që krijohen nga gabimet apo fajet në raport me standartet ose fjala vjen nga fakti që befas, bëhet me urgjencë prerja e kokës së Tiranës kur kemi hyrë në zgjedhje, ndërsa pesë vjet nga krijimi i tij SPAKU s’ka asnjë urgjencë për të dhënë drejtësi për 21 janarin! Ja kështu dhe përveç spektaklit të sharjeshpifjeve e të teorive idiote të konspiracionit në ato kanale, shërbejini pak edhe të vërtetës, duke kërkuar ku janë provat, a mjaftojnë a s’mjaftojnë, a janë a s’janë kushtet për burg pa gjyq e me radhë, por jo me partitë politike e aq më pak me kënetën opozitare.

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Veliaj në burg! Rama: Dëshmitarët janë intimiduar, u morën nga rruga

Veliaj në pranga/ Rama kërkon prova, KLP&KLGJ: Mos cënoni
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se dëshmitarët e thirrur për të dëshmuar gjatë procesit hetimor ndaj kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj janë kërcënuar. Rama u shpreh i bindur se njerëz të artit janë intimiduar për të dëshmuar para drejtësisë, dhe për këtë, ai thotë se ka takuar personalisht disa prej tyre. Madje, një artist i njohur pretendon Rama, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe për këtë, kryeministri tha se “i ka ardhur turp” që ndihet i pafuqishëm ndaj këtij rasti.

Edi Rama: Janë intimiduar njerëz, i kam takuar unë, kam folur unë me ta. Dhe pse, pa asnjë lidhje me Erionin! Për shkak se janë njerëz me lidhje në botën e artit, dikush më ka thënë se një artist është në gjendje të rënduar psikologjike, e njoh kur është, një personalitet. E kam kërkuar, nuk kishte telefon, ia kishin marrë telefonin. E kam marrë me telefonin e gruas dhe kam dëgjuar një grua që vetëm qante. Jam takuar me të, më ka ardhur turp mua kur kam menduar që sot jam kryeministër dhe ndjehem i pafuqishëm karshi një rasti dhe personi që më ka kujtuar veten time. Unë pak më i praptë se ai se nuk u shokova kur me morën dhe më çuan te Myslym Keta te Brraka. Jo po këtu jo po familja jo po nderi, ma thoni dot mua? Nuk figuron ai nuk ka lidhje fare. Si mund të merret në rrugë një baba që po çon fëmijën në kopsht me karrocë, hajde me ne. Ku jemi këtu ne? Dhe e kam marrë me telefonin e gruas. Dhe kam dëgjuar nga ana tjetër e telefonit një grua që vetëm qante. Dhe pastaj jam takuar me personin. Po ju them që mua personalisht më ka ardhur turp, mua, kur kam menduar që sot unë jam kryeministër dhe ndjehem i pafuqishëm karshi një rasti, karshi një personi që më ka kujtuar veten time. Unë pak më i prapë se ai se nuk u shokova psikologjikisht kur më morën atëherë dhe më çuan këtu tek “Braka” dhe jo po këtu, jo po aty, jo po familja, jo po nderi. Ndërkohë që ma thoni dot ju mua një person. Nuk figuron ai prandaj po flas se po të ishte në emrat nuk do ta përmendja, nuk figuron fare, s’ka lidhje, nuk figuron fare, është një person nuk e di që për çfarë është thirrur madje, për arsye të aktiviteteve kulturore. Si mund të merret një prind me fëmijën 3 vjeç me karrocë në rrugë dhe t’i thuhet: hajde me ne. Si mund t’i tregohet dikujt nga dritarja: e shikon atë godinën atje. E di çfarë është ajo?. Nga ta dijë ai, është profesor, njeri i artit, njeri që ka nderuar Shqipërinë? Nga ta dijë ai? I thuhet: është burgu ai, atje mund të përfundosh dhe mendo për djalin tre vjeç.

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

"Kaq di unë..."/ Arrestimi i Veliajt, reagon sërish Rama: Kush ka bërë korrupsion duhet të dridhet nga drejtësia

Veliaj në pranga/ Rama kërkon prova, KLP&KLGJ: Mos cënoni
Edi Rama

TIRANË- Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për institucionet e drejtësisë. Në një tjetër reagim në "X", Rama tha nëse Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe GJKKO dështojnë të jenë të pavarura, do të ishte dështimi i Shqipërisë, jo vetëm i Partisë Socialiste. Po ashtu, shton se ai dhe Partia Socialiste vazhdojnë dhe e mbështesin SPAK dhe GJKKO por kërkojnë prova për të gjitha akuzat që ngrejnë. 

Rama deklaron se kush ka bërë korrupsion duhet të dridhet nga drejtësia, kush bën punën e tij nuk duhet të trembet nga gabimet dhe askush s’duhet të guxojë ta trajtojë si fajtor.

"Kush ka bërë korrupsion duhet të dridhet nga drejtësia, kush bën punën e tij nuk duhet të trembet nga gabimet dhe askush s’duhet të guxojë ta trajtojë si fajtor, t’i bëjë presion, t’i marrë peng celularin e kështu me radhë. Të akuzosh është kollaj, të provosh është vështirë, prandaj edhe prokurorët e gjykatësit specialë paguhen sa askush në këtë republikë dhe institucionet e tyre mbështeten si asnjë nga kjo qeveri. SPAKU na ka treguar se i ka forcat që dinë ta hetojnë e ta ekspozojnë korrupsionin dhe ne do të jemi gjithnjë mbështetës pikërisht për këtë, por historia na ka treguar se rreziku që në emër të antikorrupsionit të goditet jo korrupsioni, po demokracia, shteti, ekonomia, nuk duhet neglizhuar kurrë. Dhe ne nuk do ta neglizhojmë. Kaq di unë. Të tjerat i di këneta politiko-mediatike dhe ju duhet vetëm të zgjidhni, o me drejtësinë dhe demokracinë o me kënetën dhe pa drejtësinë,"-shkruan Rama.

POSTIMI I RAMËS:

Që të jemi të qartë fare: Nëse SPAKU dhe GJKKO dështojnë të jenë të pavarur, duke garantuar njëkohësisht standartet demokratike, ky nuk do të ishte thjesht dështimi ynë, i Partisë Socialiste dhe i imi personalisht, që i kemi hyrë këtij deti në këmbë me gatishmërinë që të marrim edhe të gjitha kostot morale e politike, bashkë me baltën e kënetës politiko-mediatike. Ky do të ishte dështimi i madh i Shqipërisë, i cili do t’u jepte “të drejtë” të gjithë atyre që qysh prej 1912 e deri kur ne nisëm reformën në drejtësi, që nuk i hynë asnjëherë këtij deti në këmbë dhe nuk i dhanë kurrë pavarësi drejtësisë. Këto institucione të reja janë gurë themeli për një kthesë shumë të fortë historike dhe tanimë që pavarësia e tyre është 100% e provuar - vetëm idiotët noterikë të Shvejkut dhe ligësirat me dy këmbë të kënetës opozitare mund të thonë akoma që i kontrollojmë ne - është detyra jonë të mos lejojmë që mungesa e standarteve dhe abuzimet individuale me pavarësinë, t’i marrin si lumi këta gurë themeltarë, duke e abortuar misionin historik të luftës kundër korrupsionit. Po ashtu, është detyra jonë, që t’i çojmë në esfelt më 11 maj ata që duan të shkrijnë SPAK-un dhe të hedhin në lumë foshnjën bashkë me ujin e pistë. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim pa asnjë lëkundje SPAKUN dhe GJKKO, por do të përdorim dritën e diellit për të ndarë edhe me publikun të gjitha problematikat shqetësuese apo çdo rast kur dikush shpërdoron detyrën dhe besimin e popullit, duke na kthyer në kohët e Sigurimit të Shtetit. Kush ka bërë korrupsion duhet të dridhet nga drejtësia, kush bën punën e tij nuk duhet të trembet nga gabimet dhe askush s’duhet të guxojë ta trajtojë si fajtor, t’i bëjë presion, t’i marrë peng celularin e kështu me radhë. Të akuzosh është kollaj, të provosh është vështirë, prandaj edhe prokurorët e gjykatësit specialë paguhen sa askush në këtë republikë dhe institucionet e tyre mbështeten si asnjë nga kjo qeveri. SPAKU na ka treguar se i ka forcat që dinë ta hetojnë e ta ekspozojnë korrupsionin dhe ne do të jemi gjithnjë mbështetës pikërisht për këtë, por historia na ka treguar se rreziku që në emër të antikorrupsionit të goditet jo korrupsioni, po demokracia, shteti, ekonomia, nuk duhet neglizhuar kurrë. Dhe ne nuk do ta neglizhojmë. Kaq di unë. Të tjerat i di këneta politiko-mediatike dhe ju duhet vetëm të zgjidhni, o me drejtësinë dhe demokracinë o me kënetën dhe pa drejtësinë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

'Mendojnë se do sharroj hekurat", Meta audio-mesazh: Po dëgjoja Ramën, 20 min kontroll në qeli

Veliaj në pranga/ Rama kërkon prova, KLP&KLGJ: Mos cënoni
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me një audio-mesazh ka denoncuar nga Burgu '313' presionet që po i bëhen dhe shkelja e të drejtave të njeriut nga administrata e paraburgimit. Meta shprehet se teksa ishte duke dëgjuar kryeministrin Edi  Rama dhe po hante mëngjes, i është kërkuar të lejë ushqimin dhe të dalë përjashta për një kontroll të posaçëm. Kreu i PL deklaron se i është bërë një kontroll i imët fizik për 20 minuta dhe më pas në gjithë qelinë, përfshirë edhe frigoriferin. Meta shprehet se ishte një rastësi që kontrolli iu krye teka dëgjonte fjalimin e Ramës.

Kreu i PL-së thotë se ky nuk është kontrolli i parë, duke theksuar se veprime te tilla behen çdo ditë, ndërsa me ironi shprehet “kontrollohem se mos unë sharroj hekurat e qelisë dhe arratisem”. Meta i bëri thirrje kreut të SPAK Altin Dumanit që të shikonte faktet dhe shkresat, ku sipas tij lejet e ndërtimit dhe inceneratorët, janë dhënë nga Edi Rama dhe Erion Veliaj në shkeljen e ligjit dhe abuzimet financiare.

Ilir Meta: Unë jam Ilir Meta, banor i qelisë Nr.5, i cili sot në orën 09:20 po hante mëngjes dhe po dëgjonte fjalimin e një skizofreni, i cili po fliste për standardet europiane që duheshin në fushën e drejtësisë dhe çuditërisht hapet qelia Nr.5 dhe më kërkohet të bëhet një kontroll i posaçëm, për të ndërprerë ngrënien e bukës, për të dalë përjashta. Pasi u bë kontrolli im i imët fizik i trupit, pastaj u bë kontroll i imët për gati 20 minuta në të gjithë qelinë, përfshirë edhe frigoriferin, që nuk kishte ndodhur asnjëherë, por ndodhi rastësisht besoj gjatë fjalimit të këtij skizofreni që fliste për standardet e drejtësisë, për standardet europiane, që i garantonte partia e inceneratorit që nuk ekziston dhe që vetëm Dumani nuk e shikon. Natyrisht që ky nuk është kontrolli i parë, këtu kontrolle bëhen çdo ditë, kontrollohet qelia ime se mos unë sharroj hekurat e qelisë dhe arratisem, por doja t’ju vija në dijeni për rastësinë që ndodhi sot, siç ka edhe rastësi të tjera të cilat tregojnë fytyrën e vërtetë të standardeve europiane. I bëj thirrje çdo opozitari, që kur del në emisione, që kur del në Parlament, të marrë shkresën e vitit 2017 që ka firmosur, sipas ish – Zv/Kryeministër Ahmetaj, Erion Veliaj duke vjedhur dhe rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak të Tiranës me porosi të Edi Ramës për inceneratorin që nuk ekziston dhe që paguajnë të gjithë qytetarët e Tiranës tani 90 mijë euro çdo ditë. Këto shkresa t’ja tregojë Dumanit dhe të gjithë atyre që flasin për “Drejtësinë e Re”. Të marrin dhe shkresën e Edi Ramës, që ka shpallur kompaninë fituese të inceneratorit me 8 pikë pa u krijuar ligjërisht dhe të tregojë standardet e vërteta të drejtësisë së Edi Ramës. Njëkohësisht të marrë edhe procesin gjyqësor kundër McGonigalit, ku del Edi Rama të paktën 14 herë për korrupsion dhe t’ja u tregojë të gjithëve standardet e lobimit të Edi Ramës edhe të Dumanit, që i mban aty në sirtar. Nuk ka asnjë mënyrë dhe asnjë formë frikësimi ndaj Ilir Metës dhe të gjithë shqiptarëve të cilët do t’i tregojnë vendin këtij skizofreni që sot premtoi se do vjedhë zgjedhjet dhe mbasi të vjedhë zgjedhjet do të vendosi standarde europiane. Ndërkohë të gjithë i dinë standardet e tij, të gjithë e dinë korrupsionin e tij. Se si i korrupton ky ndërkombëtarët e di e gjithë bota, tani është rradha e shqiptarëve për t’i thënë këtij, i cili thotë se drejtësia funksionon vetëm kur punon dhe rrëmben kundërshtarët e mi politik, por kur më kërcënon mua me “tigrin’’ Erion Veliaj, sigurisht që këtu nuk ka më drejtësi, ka diktaturë. Prandaj, të gjithë të mobilizohen, mos i ndani ato shkresa, ato fakte që ulërasin prej vitesh e vitesh dhe vetëm Dumani i këtij nuk i shikon, se nuk ka Duman që i bën më derman këtij.
Faleminderit!

Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga më 21 tetor teksa po kthehej nga Kosova. Ai kishte planifikuar të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë ku do të mbante një konferencë me gazetarët, por në hyrje të Tiranës, u ndalua nga efektivët e policisë që i vunë prangat. Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish./ZËRI

Poll

MOS HUMB