Rama: Unë në Durrës për Veliajn? Lajm i rremë! Beteja e Erionit nuk është e imja

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Sali Berisha. Në oborrin e Kuvendit, kreu i PD, Sali Berisha i tha mediave se kryebashkiaku Erion Veliaj u dërgua në Durrës me urdhër të Ramës në mënyrë që t’i shkojnë në qeli "të fortët". Përgjigjen për këtë akuzë e ka dhënë vetë kryeministri. Numri një i qeverisë theksoi se beteja ligjore e Veliajt nuk ishte as e tija dhe as e Partisë Socialiste. Madje lajmëroi edhe se nuk ka ndërmend që të shkojë dhe të vizitojë në burg kryedemokratin.
"Kur them duhet një drejtësi që lufton korrupsionin dhe garanton standartet demokratike, unë them ate që besoj e as më shkon mendja të bëj teatër me vizita në burgje apo të bëhem palë në procesin e drejtësisë në çfarëdolloj forme. Dhe siç po e sheh në kanale e portale tërë Shqipëria unë jo SPAKUN që nuk e kontrolloj përderisa kam udhëhequr luftën për krijimin e tij si flamur pavarësie në territorin deri dje komplet të pushtuar të drejtësisë, po as nuk kontrolloj një media të vetme. Po e dini pse? Sepse them atë që bëj dhe bëj atë që them,"-shkruan Rama ndër të tjera.
POSTIMI I PLOTË:
Dje morëm letrën e Presidencës Polake të BE, për çeljen e grupkapitullit 3 të negociatave ndërkohë që në 29 janar kemi marrë letrën për çeljen e grupkapitullit 2, pra për hapjen e dy dyerve të tjera në korridorin drejt sallës së madhe të familjes së bashkuar europiane. Sa mbarova fjalën live këtu në kryeministri, ku me ekipin kombëtar të negociatave po prezantojmë edhe për publikun modelin e Inteligjencës Artificiale, i cili sapo ka hyrë në funksion me orë të plota pas testimeve të suksesshme. Ndërkohë këneta politiko-mediatike paska hapur lajmin e rremë se qenkam nisur të takoj Erionin në Durrës dhe qenkan rreshtuar edhe gazetarët atje.
O llum i madh që e mbytët këtë milet me jashtënxjerrjet e shpirtit të kalbur dhe që e vetmja punë që dini është të nxirrni tërë ditën tituj të ndyrë nga goja juaj apo të shtrembëruar e të nxjerrë nga konteksti kur m’i vini në gojën time, e pastaj t’i komentoni në udhëkryqet e rrugaçërive tuaja të natës! Erioni është në paraburgim dhe më pëlqen a s’më pëlqen mua se si u trajtua rasti i tij, unë nuk jam ju, nuk jam as si ju dhe as si bufi i kënetës tuaj të kuakuakuave. Beteja ligjore e Erionit është beteja e tij dhe e avokatëve të tij, jo e imja dhe e Partisë Socialiste. Kur them duhet një drejtësi që lufton korrupsionin dhe garanton standartet demokratike, unë them ate që besoj e as më shkon mendja të bëj teatër me vizita në burgje apo të bëhem palë në procesin e drejtësisë në çfarëdolloj forme.
Sepse unë s’jam këneta dhe Zoti nuk më ka dënuar me zhubrazhgarravitje të surratit, duke më imponuar rolin e bufit të kënetës për të larë haqet e një jete të mbrapshtë publike! Dhe siç po e sheh në kanale e portale tërë Shqipëria unë jo SPAKUN që nuk e kontrolloj përderisa kam udhëhequr luftën për krijimin e tij si flamur pavarësie në territorin deri dje komplet të pushtuar të drejtësisë, po as nuk kontrolloj një media të vetme. Po e dini pse? Sepse them atë që bëj dhe bëj atë që them, si udhëheqësi i forcës më të madhe politike të shqiptarëve që duroj tash sa vite llumin tuaj mbi veten e familjen time, vetëm e vetëm se kam marrë përsipër ta çoj me se s’bën Shqipërinë njëherë e mirë përtej kënetës suaj 100 e kusur vjeçare, duke e ulur si zonjë në tryezën e Familjes së Bashkuar Europiane
“Çfarë mielli ke marrë?”, Rama -qytetarëve: S'e dini ju çfarë droge marr unë, do t’i mëshoj tavolinës që çke me të

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në një lidhje live në rrjetet sociale iu përgjigj komentit të një ndjekësi i ciki i tha se nuk i kanë dhën miell të mirë kësaj here. Rama u shpreh se ai nuk ka fare nevoje për drogë pasi droga e tij është tjetër. Rama shtoi se pa e goditur tavolinën nuk lëvizin gjërat si duhet, duke theksuar se vendit tonë i duhet një njeri anormal.
Edi Rama: Mos i mësho tavolinës thotë ky. Mos u bëni qesharak këtu ça mielli ke marrë. Është droga ime, nuk e dini fare ju ça droge marr unë. Që i vogël, arti, pastaj beteja politike. Kjo është adrenalina e një beteje. Këto të tjerat pastaj janë muhabete që ata që ua thonë i kanë provuar vetë. Pa i mëshuar tavolinës Bashkim, kush nuk i mëshon tavolinës ikën. Ishte njëri për garën e Tiranës që thoshte “si mund të votoni Ramën kur është anormal”. Një anormal duhet, s’kam asnjë problem me këtë, i mëshoj tavolinës, që ç’ke me atë punë.
'E kam thënë atë punën e birit të k***, Rama: Jam këtu për historinë, s'më dridhet qerpiku

TIRANË-Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale u shpreh se është në krye të qeverisë për të bërë historinë. Ai më tej gjatë fjalës së tij u shpreh se vetëm ai dhe PS do të ngrenë flamurin shqiptar në Bashkimin Evropian.
Edi Rama: Unë jam këtu për historinë, e kam thënë me kohë dhe po e them. Nuk më dridhet qerpiku, jam këtu për historinë, prandaj i mbaj këto llumra, baltra dhe goditje nga të katërt anët. E kam thënë kur kam qenë i ri me të gjitha të flokët e zeza, atë punën e birit të k… që nuk ka pasur dhe nuk ka, me prova. Me llafe, me dyshime sa të duash ashtu. Në BE futesh duke luftuar korrupsionin, SPAK do ketë mbështetje të padiskutueshme, por për të luftuar korrupsionin ama. Jo për të marrë peng kryebashkiakun e Tropojës për ta mbyllur brenda, pse preu pyllin, çfarë është kjo? Po ajo tjetra që ka marrë formë të prerë, kryebashkiaku Fushë-Arrëzit, që preu pyllin për të bërë rrugë për qytetarët, bëri burg ai.
/ZËRI
'Nuk po i bëj presion as SPAK, as Gjykatës'! Rama i përgjigjet KLGJ: Çuan në burg Veliajn pa gjyq

TIRANË-Kreu i qeverisë, Edi Rama komentoi sot deklaratat e një dite më parë të KLGJ. Ai tha se deklaratat e tij nuk janë sulme ndaj SPAK dhe GJKKO-së.
Edi Rama: A ju duket normale një kryetar bashkie në detyrë, të merret nga zyra dhe të çohet në burg pa gjyq, sepse ka dyshime. Sado të mëdha të jenë, por të pamjaftueshme për të ngritur akuzë para gjykatësve. Si mund të quhet ky sulm ndaj SPAK apo trysni ndaj gjykatës që të ngresh një problem që është kaq parimor, që ka të bëjë me kërkesën më legjitime në botë për një kryeministër, për udhëheqësin e një shumice qeverisës, aq më tepër për mua si udhëheqës i një force që i ka dhënë jetë SPAK. Mos të bëj unë një kërkesë legjitime për standarde demokratike. Jo për të ushtruar presion, por për standarde. Më vjen mirë që i dëgjova njëherë zërin, KLGJ që ka një numër punonjësish të rritur në …594 punonjës dhe numri i përgjithshëm i punonjësve ka shkuar në duhet të marr shifrën e saktë por është mbi 2 mijë vetë në mos unë gabohem, numri i përgjithshëm i punonjësve të KLGJ, mirë bëjnë ata që flasin, ‘trysnia’, unë thashë për paraburgimin, e ka thënë KE. Këto nuk janë sulm, por thirrje për standarte.
Komentet e kreut të qeverisë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës kanë sjellë edhe reagimin e KLGJ-së, të cilët kërkuan që të mos bëheshin deklarata të tilla nga ‘njerëz të veshur me pushtet’ apo dhe media. Duke kujtuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, KLGJ kujtoi se rruga e vetme për të ndjekur ankesat është në shkallët e gjyqësorit.
Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. GJKKO vendosi ta lejë në burg kryebashkiakun e Tiranës pas një seance maratonë prej rreth 7 orësh një ditë më parë. Masa ndryshoi vetëm për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa e cila nga arrest shtëpie u la në detyrim paraqitje dy herë në muaj, si dhe i është marrë pasaporta. Pas kësaj faze, Veliaj pritet të bëjë ankimimin e vendimit dhe kërkojë ndryshimin e masës së arrestit. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI
‘U njohëm cik si shumë’, Rama për arrestimin e Veliajt: Prokurori mund edhe të çmendet

TIRANË-Kryeministri Edi Rama duke komentuar arrestimin e Erion Veliajt, tha se prokurori mund të çmendet, por është gjykatësi që e ndalon. Rama ka theksuar pas reagimit të KLGJ dhe KLP, se nuk po ushtron presion e as trysni ndaj prokurorëve e gjykatësve të posaçëm pas arrestimit të Erion Veliajt. Ai theksoi se është udhëheqës i forcës që i ka dhënë jetë SPAK, duke shtuar se është kërkesë më legjitime për standardet demokratike, jo për të ushtruar presion ndaj prokurorëve dhe gjykatësit.
Edi Rama: Qëndrimi ynë nuk ndryshon kam qenë shumë i qartë, në gjithë atë dosje nuk ka një paragraph të vetëm se nuk e kam lexuar dosjen, por kam kërkuar “më jepni një paragraf nëse ka ku ka një provë që është brenda një dosje që tregon se kryetari ka përfituar në mënyrë të paligjshme çfarë do qoftë”. Pyetja është “A ju duket normale që kjo një deputet apo ish deputet, por një kryetar bashkia të merret nga zyra dhe të dërgohet në burg sado që prokuroria ka dyshime? Normale ju duket” Si mund të quhet sulm ndaj SPAK dhe trysni ndaj Gjykatës kur ngre një problem kaq parimor që ka të bënë me kërkesën më legjitime në botë për një Kryeministër dhe për më tepër mua si udhëheqës i forcës që i ka dhënë jetë SPAK, përballë të gjitha armiqësive të mundshme, duke vënë aty në tavolinë ekzistencën e asaj qeverie, duke thënë ose votoni reformën sose rrëzoni qeverinë se nuk më intereson qeveria, e të mos bëjë unë një kërkesë të tillë për standardet demokratike, kërkesë më legjitime për standardet demokratike, jo për të ushtruar presion ndaj prokurorëve dhe gjykatësit. Kur thonë tironist “u njohëm i çik si shumë” për çfarë janë të zgjedhurit nga populli për të drejtuar vendin apo qytetin “mish për top janë këta” Për një pushtet që ndihet aq i plotfuqishëm sa të ndërprerë kontratën e një kryetari bashkie pa siguruar akoma të gjitha provat për ta bërë këtë me gjyq. Kush e mban përgjegjësinë? Sepse kryetari i Bashkisë nuk është i pandehur, është thjesht një person i dyshuar, kush do ti bëjë punët e bashkisë, apo gjykatësi. Prokurori mund edhe të çmendet, por peshën e mban gjykata.
Komentet e kreut të qeverisë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës kanë sjellë edhe reagimin e KLGJ-së, të cilët kërkuan që të mos bëheshin deklarata të tilla nga ‘njerëz të veshur me pushtet’ apo dhe media. Duke kujtuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, KLGJ kujtoi se rruga e vetme për të ndjekur ankesat është në shkallët e gjyqësorit.
Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. GJKKO vendosi ta lejë në burg kryebashkiakun e Tiranës pas një seance maratonë prej rreth 7 orësh një ditë më parë. Masa ndryshoi vetëm për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa e cila nga arrest shtëpie u la në detyrim paraqitje dy herë në muaj, si dhe i është marrë pasaporta. Pas kësaj faze, Veliaj pritet të bëjë ankimimin e vendimit dhe kërkojë ndryshimin e masës së arrestit. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI
'Veliaj nuk është i pandehur', Rama: Pa mua nuk ka SPAK, Berisha kërkon ta shkrijë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, komentoi edhe këtë të enjte arrestimin e Erion Veliajt, vendim të cilin e quajti të padrejtë nga prokurori i SPAK, pasi sipas tij, më parë duhet të ishte bërë gjyqi dhe të merrej i pandehur. Në komunikimin e tij në rubrikën “Sy më Sy” Rama tha se pa të dhe pa PS nuk do të ketë SPAK.
Edi Rama: Kam një pyetje, e dini ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit? I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë prokurori është e vetëdijshëm që nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Ndërsa i pandehuri është dikush që prokurori kërkon burg, kam prova dhe fillo gjyqin. Pyetje a dytë që kam! A e doni që kryetari i bashkisë nuk është i pandehur. Pra vetëm prokuroi nuk mendon që nuk është gati të kërkojë hapjen e gjyqit, pasi nuk ka prova të mjaftueshme. Statusi i Veliajt sot tregon këtë. Për të gjitha ata që thonë ç’pati Rama, u tërbua, iu vërsul SPAK, të mbrojmë SPAK nga Edi Rama… Nëse nuk mbroni Edi Ramën në betejën e tij bashkë me PS harrojeni SPAK, nuk kemi SPAK. Pa Ramën dhe PS nuk ka SPAK. Nuk do kishte as diskutohet, por as s’ka. Sepse bufi i kënetës e thotë, më jepni votën të shkrij SPAK. Nuk jam unë që i kundërshtoj ndaj SPAK, siç kanë vënë kujën të tjerët. Por statusi i Erjonit deri tani dhe provave të pretenduara. Në këtë pikë qëndrimi ynë nuk ndryshon, është e qartë. Por deri tani në dosje, në asnjë paragraf të vetëm, unë s’e kam lexuar dosjen, më jepni një paragraf, apo provë që për prokurorin është e arsyeshme për ta ulur në gjyq, që kryetari i bashkiës ka vepruar në thyerje të ligjit. Apo raste të tjera kur kemi vepruar për heqjen e imunitetit në Kuvend, për t’i dhënë SPAK mundësi për ndonjë anëtar të parlamentit.
Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. GJKKO vendosi ta lejë në burg kryebashkiakun e Tiranës pas një seance maratonë prej rreth 7 orësh një ditë më parë. Masa ndryshoi vetëm për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa e cila nga arrest shtëpie u la në detyrim paraqitje dy herë në muaj, si dhe i është marrë pasaporta. Pas kësaj faze, Veliaj pritet të bëjë ankimimin e vendimit dhe kërkojë ndryshimin e masës së arrestit. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI