LIVE UPDATES

Trump "përzuri" Zelenskyy-n/ Liderët evropianë: Mbështesim Ukrainën! Mbreti Charles III kërkon takim me presidentin ukrainas

➤Pas takimit të tensionuar në Zyrën Ovale, sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy duhet të kërkojë falje. ➤Ky i fundit u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të kërkuar ndjesë, ndërsa shtoi se nuk dëshiron të humbasë Shtetet e Bashkuara si partner. ➤Ndërkohë ditën e sotme SHBA ka vendosur të ndërpresë ndihmat ushtarake për Ukrainën. ➤Trump kërkoi që Ukraina të nënshkruajë marrëveshje me SHBA për minerale, ndërsa Zelenskyy i kërkoi ndihmë konkrete për të larguar Rusinë dhe jo të humbin qytete të tërë pas luftës. ➤Pas debateve të ashpra, Trump e “dëboi”! ➤Lideri ukrainas e përshkroi takimin si një moment me qëndrime të hapura dhe të ndryshme mes dy udhëheqësve të vendeve, por tha se nuk e shihte të nevojshme të kërkonte falje.➤Të shumtë kanë qenë reagimet pas këtij takimi, me liderët evropianë që kanë treguar mbështetje për Zelenskyy-n. ➤Ndërsa, qytetarët ukrainas kanë dalë në mbështetje të Presidentit Volodymyr Zelenskyy, duke e cilësuar atë si një mbrojtës të interesave të vendit dhe një luan. ➤Ndërsa, vetë Zelenskyy në një tjetër reagim, e quajti SHBA-n një aleate që ka bërë shumë për vendin e tij. ➤Po ashtu, kryeministri britanik, Kier Starmer ka ftuar Zelenskyy-n për një vizitë në Downing Street, ku tregoi mbështetjen e tij të palëkundur për Ukrainën. ➤Por, përveç liderëve të politikës, edhe Mbreti Charles III ka kërkuar një takim me presidentin ukrainas. Ata priten që të takohen nesër.

12 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

Mbreti Charles III do të presë nesër Presidentin Zelenskyy

Trump "përzuri" Zelenskyy-n/ Liderët evropianë:
Mbreti Charles III dhe Volodymyr Zelenskyy

MBRETËRI E BASHKUAR- Mbreti Charles III do të takohet nesër me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. BBC shkruan se takimi do të zhvillohet me kërkesë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Më herët, zëdhënësi i Zelenskyy, Sergiy Nykyforov i tha AFP: "Ne jemi në Londër".

Ai shtoi se Zelensky do të takohet me Starmer në orën 17:15, takim që përfundoi dhe më pas me mbretin Charles III dhe një grup aleatësh evropianë të dielën.

3 MUAJ ME PARE

“Jemi pranë Ukrainës për aq kohë sa të keni nevojë”, Zelenskyy takohet me kryeministrin britanik

Trump "përzuri" Zelenskyy-n/ Liderët evropianë:
Takimi

BRITANI E MADHE- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është pritur nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer. BBC shkruan se Sir Keir Starmer i tha Volodymyr Zelensky-t se ai kishte "mbështetje të plotë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe se ata do t’i qëndrojnë pranë Ukrainës për aq kohë sa të duhet". Dyshja u takuan në Doëning Street sot.

Sir Keir dhe Zelensky ndanë një përqafim teksa u takuan.

Trump "përzuri" Zelenskyy-n/ Liderët evropianë:
Përqafimi

Zelensky ishte i veshur me një këmishë të zezë me mëngë të gjata, me stemën e Ukrainës dhe pantallona të zeza. Ai i tha Sir Keir: Ne llogarisim në mbështetjen tuaj dhe jam mirënjohës për Mbretërinë e Bashkuar.

3 MUAJ ME PARE

Debati në Shtëpinë e Bardhë/ Ukrainasit në mbështetje të Zelenskyy-t: Është një luan, kemi nevojë për paqe!

Trump "përzuri" Zelenskyy-n/ Liderët evropianë:
Qytetarët ukrainas

KIEV- Qytetarët ukrainas kanë dalë në mbështetje të Presidentit Volodymyr Zelenskyy, duke e cilësuar atë si një mbrojtës të interesave të vendit, pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë dhe debateve me Presidentin Donald Trump. Debati që ndodhi gjatë takimit në Zyrën Ovale ka ngritur pikëpyetje mbi mbështetjen e ardhshme amerikane për Ukrainën në mes të luftës së saj me Rusinë. Por pavarësisht nga pasojat diplomatike, shumë ukrainas e mbështetën qëndrimin e vendosur të Presidentit Zelenskyy.

Zyrtarët në të gjithë Ukrainën vlerësuan qëndrueshmërinë e udhëheqësit të tyre, ndërsa disa paralajmëruan rrezikun e humbjes së mbështetjes kritike amerikane. Por gjatë, takimit dy dronë goditën qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, të premten në mbrëmje. Sulmi ndodhi menjëherë pasi kreu i rajonit që ndodhet në kufirin me Rusinë, Oleh Syniehubov, shprehu vlerësime për Presidentin Zelenskyy.

“Udhëheqësi ynë, pavarësisht trysnisë, qëndron i vendosur në mbrojtje të interesave të Ukrainës dhe ukrainasve. … Ne kemi nevojë vetëm për një paqe të drejtë me garanci sigurie”, tha Syniehubov.

Zyrtarë në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal po ashtu shprehën mbështetjen e tyre në rrjetet sociale për Presidentin Zelenskyy.

“Angazhim të palëkundur ndaj interesave të Ukrainës dhe përkushtim ndaj vendit të tij. Kjo është ajo që pamë sot në Shtetet e Bashkuara. Mbështetje për Presidentin e Ukrainës”, shkroi zëvendëskryeministri Oleksii Kuleba.

Megjithatë, jo të gjitha figurat politike të Ukrainës, shprehën mbështetje për mënyrën se si përfundoi takimi në Zyrën Ovale. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se shpresonte “që Ukraina nuk do të humbasë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, që është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne”, u shpreh ai.

“Sot nuk është koha për emocione, nga asnjëra palë. Ne duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët”, shkroi kryebashkiaku Klitschko në një postim në rrjetin Telegram.

Sidoqoftë, shumë ukrainas nuk u dukën të shqetësuar për përplasjen mes presidentëve duke mbështetur idenë se udhëheqësi ukrainas kishte mbrojtur dinjitetin dhe interesat e vendit të tij, duke mos lëvizur nga qëndrimi i tij përballë kritikave nga dy prej njerëzve më të fuqishëm në botë.

Në Kiev, pensionistja Nataliia Serhiienko, 67 vjeç, tha se mendonte se ukrainasit e mbështesin reagimin e presidentit të tyre në Uashington, “sepse Zelenskyy luftoi si një luan”.

“Ata patën një takim të tensionuar”, tha ajo. “Por Zelenskyy po mbronte interesat e Ukrainës”.

Banori i Kievit, Artem Vasyliev, 37 vjeç, tha se ishte “mungesë respekti” nga Shtetet e Bashkuara përplasja në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht faktit se Ukraina “ishte vendi i parë që i doli përballë Rusisë”./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Udhëheqësit në mbështetje të Zelenskyy-t pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

Trump "përzuri" Zelenskyy-n/ Liderët evropianë:
Volodymyr Zelenskyy

KIEV- Aleatët evropianë të Ukrainës, që pritet të mblidhen në Londër të dielën, janë bashkuar në mbështetje të presidentit Volodymyr Zelensky, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u përplas me të gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë dhe tha se ai mund të kthehej në Uashington kur ishte i gatshëm për paqe me Rusinë.

Të tronditur nga përplasja publike në Zyrën Ovale, pas së cilës Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë pa e nënshkruar një marrëveshje për minerale me Uashingtonin, bëri që udhëheqësit evropianë t’i dilnin në mbrojtje udhëheqësit ukrainas.

“Nuk je vetëm”, tha kryeministri polak, Donald Tusk.

Kryeministrit britanik, Keir Starmer, i cili ishte në Shtëpinë e Bardhë këtë javë, tha se ka biseduar me Trump dhe Zelenskyy dhe u zotua për “mbështetje të palëkundur” për Kievin.

Zelensky iu ka kthyer përgjigje individualisht mesazheve në X të më shumë se 30 udhëheqësve evropianë, duke iu shkruar “faleminderit për mbështetjen tuaj”. Përplasja verbale mes presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Zyra Ovale, 28 shkurt 2025.

Starmer dhe Zelensky do të takohen të shtunën, ndërkaq të dielën në Londër kryeministri britanik do të jetë mikpritës i dhjetëra përfaqësuesve të shteteve evropiane. Samiti në Londër do të përqendrohet në mbështetjen për “arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, tha zyra e Starmerit. Ky samit po ashtu do të adresojë nevojë që Evropa të rritë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, mes frikës nëse SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj për NATO-n.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se është i gatshëm për bisedime për një parandalim bërthamor në të ardhmen, pas kërkesës së bërë nga fituesi i zgjedhjeve në Gjermani, Friedrich Merz, që pritet të bëhet kancelar. Merz ka thënë se kontinenti duhet të arrijë shpejt “pavarësi” nga Shtetet e Bashkuara sa u përket çështjeve të mbrojtjes.

Në takim do të jetë i ftuar edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, i cili ka biseduar përmes telefonit me homologun rus, Sergei Lavrov, lidhur me luftën në Ukrainë. Sipas një burimi të AFP-së, Turqia që ka qenë mikpritëse e bisedimeve Rusi-Ukrainë më 2022, sërish është e gatshme ta luajë këtë rol, por vazhdon të jetë e përkushtuar për “integritetin territorial të Ukrainës”.

Trump ka tronditur Evropën kur ai kontaktoi presidentin rus, Vladimir Putin, me synim që të arrihet marrëveshje për luftën në Ukrainë, që Moska e ka nisur tre vjet më parë. Ndryshimi i papritur i politikës së Trumpit ndaj Ukrainës ka lëkundur aleancën transatlantike. Gjatë takimit të premten në Shtëpinë e Bardhë, në prani të mediave Trump dhe nënpresidenti i tij, JD Vance këmbyen fjalë të ashpra me Zelenskyn. Trump tha se Zelensky nuk po tregohej mirënjohës, duke shtuar se po luante “bixhoz me jetën e miliona njerëzve”.

“Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore, dhe kjo që po bëni është shumë pa respekt ndaj shtetit që ju ka mbështetur shumë më shumë sesa njerëzit e thonë”.

Zelensky thotë se raportet me SHBA-në mund të shpëtohen pavarësisht përplasjes në Shtëpinë e Bardhë Mediat amerikane kanë raportuar se zyrtarët e Trumpit i kanë kërkuar Zelenskyt që të largohet nga Shtëpia e Bardhë pas kësaj përplasjeje publike.

Ndërkaq, Rusia ka shprehur gëzim lidhur me atë që ka ndodhur në SHBA. Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, e a quajtur Zelenskyn “derr” që ka “marrë shuplakën e merituar”. Moska tha se udhëtimi i Zelenskyt në Uashington ishte një “dështim total”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Zelensky është i “fiksuar” me prolongimin e luftës, teksa shtoi se qëllimet e Moskës ishin “demilitarizimi” i Ukrainës dhe aneksimi i të gjitha territoreve që aktualisht janë të pushtuara nga Rusia./REL

3 MUAJ ME PARE

Debati me Trump/ Zelenskyy reagon sërish: Jemi aleatë me SHBA! Do të bisedojmë me Rusinë...

Trump "përzuri" Zelenskyy-n/ Liderët evropianë:
Volodymyr Zelenskyy

KIEV- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka reaguar sërish pas debateve me homologun e tij amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Zelenskyy përmes disa postimeve në rrjetet sociale shprehet se pavarësisht asaj që ndodhi, SHBA është një aleat i palëkundshëm i Ukrainës. Më tej, presidenti ukrainas falenderoi popullin amerikan për ndihmën që ka ofruar deri më tani për vendin e tij.

Sa i përket bisedimeve me Rusinë, Zelenskyy tha se kjo nuk mund të ndodhë vetëm kur Ukraina mund të ketë një garanci sigurie dhe se nuk do të copëtohet.

Deklarat e plotë:

“I jemi shumë mirënjohës Shteteve të Bashkuara për të gjithë mbështetjen. I jam mirënjohës Presidentit Trump, Kongresit për mbështetjen e tyre dypartiake dhe popullit amerikan. Ukrainasit e kanë vlerësuar gjithmonë këtë mbështetje, veçanërisht gjatë këtyre tre viteve të pushtimit të plotë.

Ndihma e Amerikës ka qenë jetike për të na ndihmuar të mbijetojmë dhe unë dua ta pranoj këtë. Pavarësisht dialogut të ashpër, ne mbetemi partnerë strategjikë. Por ne duhet të jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin për të kuptuar me të vërtetë qëllimet tona të përbashkëta.

Është thelbësore për ne që të kemi mbështetjen e Presidentit Trump. Ai dëshiron t’i japë fund luftës, por askush nuk dëshiron paqen më shumë se ne. Ne jemi ata që e jetojmë këtë luftë në Ukrainë. Është një luftë për lirinë dhe mbijetesën tonë.

Siç tha dikur Presidenti Reagan, “Paqja nuk është vetëm mungesa e luftës”. Ne po flasim për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme – liri, drejtësi dhe të drejta të njeriut për të gjithë. Një armëpushim nuk do të funksionojë me Putinin. Ai ka thyer armëpushimin 25 herë gjatë dhjetë viteve të fundit. Një paqe e vërtetë është e vetmja zgjidhje.

Ne jemi gati të nënshkruajmë marrëveshjen për mineralet dhe kjo do të jetë hapi i parë drejt garancive të sigurisë. Por kjo nuk është e mjaftueshme dhe ne kemi nevojë për më shumë se kaq. Një armëpushim pa garanci sigurie është i rrezikshëm për Ukrainën. Ne kemi luftuar për 3 vjet dhe populli ukrainas duhet të dijë se Amerika është në anën tonë.

Nuk mund ta ndryshoj qëndrimin e Ukrainës ndaj Rusisë. Rusët po na vrasin. Rusia është armiku dhe ky është realiteti me të cilin përballemi. Ukraina dëshiron paqe, por ajo duhet të jetë një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme. Për këtë, ne duhet të jemi të fortë në tryezën e negociatave. Paqja mund të vijë vetëm kur e dimë se kemi garanci sigurie, kur ushtria jonë është e fortë dhe partnerët tanë janë me ne.

Ne duam paqe. Kjo është arsyeja pse erdha në Shtetet e Bashkuara dhe vizitova Presidentin Trump. Marrëveshja për mineralet është vetëm një hap i parë drejt garancive të sigurisë dhe afrimit me paqen. Situata jonë është e vështirë, por nuk mund të ndalojmë së luftuari dhe të mos kemi garanci se Putini nuk do të kthehet nesër.

Do të jetë e vështirë pa mbështetjen e SHBA. Por ne nuk mund të humbasim vullnetin, lirinë apo popullin tonë. Ne kemi parë se si rusët erdhën në shtëpitë tona dhe vranë shumë njerëz. Askush nuk dëshiron një valë tjetër pushtimi. Nëse nuk mund të pranohemi në NATO, na duhet një strukturë e qartë e garancive të sigurisë nga aleatët tanë në SHBA

Evropa është e gatshme për situata të paparashikuara dhe për të ndihmuar në financimin e ushtrisë sonë të madhe. Ne kemi nevojë gjithashtu për rolin e SHBA në përcaktimin e garancive të sigurisë – çfarë lloji, çfarë vëllimi dhe kur. Pasi të jenë vendosur këto garanci, ne mund të flasim me Rusinë, Evropën dhe SHBA-në për diplomacinë. Vetëm lufta është shumë e gjatë dhe ne nuk kemi armë të mjaftueshme për t’i larguar ato plotësisht.

Kur dikush flet për humbje, çdo jetë ka rëndësi. Rusia pushtoi shtëpitë tona, vrau njerëzit tanë dhe u përpoq të na zhdukte. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me territoret ose numrat – ka të bëjë me jetën reale. Kjo është ajo që ne duhet të kuptojmë të gjithë.

Unë dua që SHBA të qëndrojë më fort në anën tonë. Kjo nuk është vetëm një luftë mes dy vendeve tona; Rusia e solli këtë luftë në territorin tonë dhe në shtëpitë tona. Ata e kanë gabim sepse nuk respektuan integritetin tonë territorial.

Të gjithë ukrainasit duan të dëgjojnë një pozicion të fortë të SHBA nga ana jonë. Është e kuptueshme që SHBA mund të kërkojë dialog me Putinin. Por SHBA ka folur gjithmonë për ‘paqe nëpërmjet forcës’. Dhe së bashku mund të ndërmarrim hapa të fortë kundër Putinit.

Marrëdhënia jonë me Presidentin Amerikan është më shumë se vetëm dy liderë; është një lidhje historike dhe solide mes popujve tanë. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë filloj me fjalë mirënjohjeje nga kombi ynë për kombin amerikan.

Populli amerikan ndihmoi në shpëtimin e popullit tonë. Njeriu dhe të drejtat e njeriut janë të parat. Ne jemi vërtet mirënjohës. Ne duam vetëm marrëdhënie të forta me Amerikën dhe me të vërtetë shpresoj se do t’i kemi”, deklaron Zelenskyy. /ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Vjen 'goditja' e parë! SHBA i heq ndihmat Ukrainës

Trump "përzuri" Zelenskyy-n/ Liderët evropianë:
Caroline Leavitt

SHBA- Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën. Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt deklaroi se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën, sepse prioriteti i tyre janë negociatat e paqes.

"Ne nuk do të shkruajmë më vetëm çeqe bosh për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme. Ishte fantastike që kamerat po xhironin, sepse populli amerikan dhe e gjithë bota panë se me çfarë po merren presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, deklaroi Leavitt, sipas mediave të huaja. 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u largua prej Shtëpisë së Bardhë, pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump. Trump kërkoi që Ukraina të nënshkruajë marrëveshje me SHBA për minerale, ndërsa Zelenskyy i kërkoi ndihmë konkrete për të larguar Rusinë dhe jo të humbin qytete të tërë pas luftës. Presidenti amerikan e akuzoi homologun ukrainas se po “e vendos veten në një pozitë të tmerrshme” dhe se “nuk ka asnjë kartë në dorë” për një marrëveshje'. Pas debatit të ashpër Zelenskyy u largua nga Shtëpia e Bardhë./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

DW: Si mund të vazhdohet pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë?

Trump "përzuri" Zelenskyy-n/ Liderët evropianë:
Volodymyr Zelenskyy

SHBA-Pas skandalit në Zyrën Ovale shumë republikanë në SHBA ngrenë lart Trump, kurse demokratët janë të zemëruar. A mund të afrohen sërish SHBA e Ukraina pas grindjes? 

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: një president amerikan fyen presidentin e një vendi tjetër në Zyrën Ovale para kamerave televizive dhe më pas e nxjerr jashtë Shtëpisë së Bardhë. "Po rrezikoni Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo që po bëni është mungesë e madhe respekti për këtë vend", ngriti zërin Donald Trump në kulmin e mosmarrëveshjes. "Vendi juaj është në vështirësi të mëdha”, vazhdoi Trump, duke ia ndërprerë fjalën presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe duke shtuar se Ukraina nuk mund ta fitojë këtë luftë.

Zelensky: Grindja nuk është e mirë për të dyja palët

Zelenskyy u largua më herët nga Shtëpia e Bardhë pas grindjes. Por pavarësisht skandalit në Zyrën Ovale ai dha një intervistë për Fox News, ku theksoi, se marrëveshja e lëndëve të para, sipas përfytyrimit të SHBA nuk ishte e mjaftueshme për të nisur negociatat e paqes me Rusinë.  Zelensky theksoi nevojën e garancive të sigurisë nga SHBA.  "Kjo lloj grindjeje nuk është e mirë për të dyja palët”, tha Zelensky. "Por unë nuk mund ta ndryshoj qëndrimin e Ukrainës ndaj Rusisë. Ata janë vrasës për ne. Amerikanët janë miqtë tanë më të mirë, evropianët janë miqtë tanë më të mirë. Putini dhe Rusia janë armiqtë."

Trump: Zelensky të kthehet kur të jetë gati për paqe

Para se të nisej për në Florida, ku po kalon fundjavën në Mar-a-Lago, Trump tha se Zelensky mund të kthehej sapo të ishte gati për të bërë paqe: "Ai nuk mund të qëndrojë atje dhe të thotë, Putin këtë dhe Putin atë, ai duhet të thotë, unë dua paqe, nuk dua të vazhdoj më këtë luftë".

A ka ndonjë perspektivë pas këtij skandali? A mund të llogarisë Ukraina ende me mbështetjen e SHBA-së? A mund të flasin përsëri Trump dhe Zelensky me njëri-tjetrin? Senatori republikan Lindsey Graham dyshon për këtë pas mosmarrëveshjes në Zyrën Ovalle. Ai tha, se Zelensky u soll me mungesë respekti në Zyrën Ovale. "Nuk e di nëse do të jemi në gjendje të negociojmë përsëri me Zelenskyn”, tha Graham. Kurse republikani Mike Lawler shprehet më i përmbajtur: "Mund ta shpëtojmë  këtë. Dhe duhet të shpëtohet", tha Lawler për PBS. Sipas republikanit "dështimi do të ishte katastrofik si për Europën edhe botën e lirë." Shumë republikanë të tjerë postuan në mediat sociale se Trump kishte demonstruar forcë kundër Zelenskyt.

Demokratët në SHBA kundër Trump

Me zemërim reaguan demokratët në SHBA. Senatori demokrat, Richard Blumenthal i tha CNN: "Ky lloj denigrimi dhe frikësimi nga presidenti dhe zëvendëspresidenti ishte i turpshëm. Ishte si një sulm në pritë."

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio duke iu referuar reagimeve mbështetëse nga Europa për Zelenskyn pyeti në CNN: "Nëse Donald Trump vendos nesër se nuk më intereson Ukraina, nuk më intereson Rusia, nuk më intereson kjo luftë dhe kthen shpinën - kush në këtë planet ka ndonjë shans për t'i sjellë palët ndërluftuese në tryezën e negociatave? Përgjigja është: jo askush."/DW

3 MUAJ ME PARE

Pyetja "e sikletshme" për Zelenskyyn para takimit me Trump: Pse nuk vishni kostum, ndoshta nuk keni?

Trump "përzuri" Zelenskyy-n/ Liderët evropianë:
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump

SHBA- Të tjera detaje janë zbardhur nga takimi mes dy homologëve në Zyrën Ovale. Përveç dëbimit dhe kritikave nga ana e Trump, Zelenskyy u përball edhe me pyetje të sikletshme nga ana e medias. Një gazetar ndërpreu fjalën e presidentit Donald Trump dhe pyeti Volodymyr Zelenskyyn se pse ai nuk vesh kostum në takimet zyrtare.

“Pse nuk vesh kostum? A keni një kostum? Shumë amerikanë kanë problem me ju që nuk respektoni dinjitetin e zyrës,” pyeti Brian Glenn, shefi korrespondent i Shtëpisë së Bardhë.

"Unë do të vesh një kostum pasi kjo luftë të përfundojë. Ndoshta diçka si e juaja, ndoshta diçka më e mirë... Ndoshta diçka më e lirë",- u përgjigj presidenti ukrainas.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u largua prej Shtëpisë së Bardhë, pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump. Trump kërkoi që Ukraina të nënshkruajë marrëveshje me SHBA për minerale, ndërsa Zelenskyy i kërkoi ndihmë konkrete për të larguar Rusinë dhe jo të humbin qytete të tërë pas luftës. Presidenti amerikan e akuzoi homologun ukrainas se po “e vendos veten në një pozitë të tmerrshme” dhe se “nuk ka asnjë kartë në dorë” për një marrëveshje'. Pas debatit të ashpër Zelenskyy u largua nga Shtëpia e Bardhë./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Debati historik! Sekretari Rubio: Zelenskyy të kërkojë falje, na humbi kohë!

Trump "përzuri" Zelenskyy-n/ Liderët evropianë:
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy duhet të kërkojë falje pasi takimi i tij me Presidentin Donald Trump në Zyrën Ovale u shndërrua në atë që Rubio e përshkroi si një “fiasko”, ndërsa pyeti nëse lideri ukrainas dëshiron vërtet paqe në luftën e vendit me Rusinë.

“Ai duhet të kërkojë ndjesë për humbjen e kohës sonë me një takim që përfundoi në këtë mënyrë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk e sheh të mundur diskutimin për garanci sigurie për Ukrainën pa arritur më parë një marrëveshje paqeje. Pse duhet të flas për garanci sigurie për Ukrainën? Së pari, më lini të arrij një marrëveshje paqeje. Kjo nuk do të thotë, që garancitë nuk mund të përfshihen si pjesë e negociatave, por më parë duhet të ketë një marrëveshje. Çfarë paqeje ka për të garantuar nëse nuk ka ende një marrëveshje paqeje,”- tha Rubio në një intervistë për CNN.

3 MUAJ ME PARE

Trump e dëboi! Zelenskyy: S'i detyrohem asnjë ndjesë! Pa SHBA-në e vështirë t'i rezistosh Rusisë

Trump "përzuri" Zelenskyy-n/ Liderët evropianë:
Volodymyr Zelenskyy

SHBA- Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy ka folur rreth situatës së pazakontë në Shtëpinë e Bardhë, ku u kritikua nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe zëvenëspresidenti amerikan, JD Vance për luftën në Ukrainë.

Lideri ukrainas e përshkroi takimin si një moment me qëndrime të hapura dhe të ndryshme mes dy udhëheqësve të vendeve, por tha se nuk e shihte të nevojshme të kërkonte falje. Ai shtoi se dëshironte që Trump të ishte “më shumë në anën tonë” pasi presidenti amerikan kishte thënë se ishte mes Ukrainës dhe Rusisë.

"Do të jetë e vështirë për ne", tha presidenti ukrainas, duke iu përgjigjur gazetarit amerikan të Fox News, Brett Baier i cili e pyeti nëse Ukraina mund të fitojë apo të rezistojë ndaj Moskës pa mbështetjen e Uashingtonit.

"Prandaj jam këtu. Prandaj po flasim për negociatat e ardhshme. Do të jetë e vështirë pa mbështetjen tuaj. Nuk i detyrohem asnjë ndjesë Trumpit. E falënderoj për ftesën dhe e respektoj. Disa biseda nuk duhet të zhvillohen përpara mediave, me gjithë respektin për demokracinë dhe shtypin e lirë. Unë dua paqe, prandaj erdha këtu për të takuar presidentin Trump. Nuk mjafton të thuhet 'armëpushim', ne duam një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Dua garanci sigurie nga SHBA. Një armëpushim pa garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara është një çështje shumë e ndjeshme për popullin tim. Askush nuk e dëshiron përfundimin e luftës më shumë se ne.  Jam shumë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e tyre. Na keni ndihmuar të mbijetojmë. Respektoj presidentin dhe popullin amerikan. Do të doja që Trump të ishte më shumë në anën tonë dhe jo në mes, sepse lufta nisi sepse Putini na sulmoi. Dorëheqje? Duhet të vendosë populli ukrainas. Vetëm ukrainasit mund të vendosin nëse unë duhet të bëj një hap pas apo jo. Amerikanët zgjedhin presidentin e tyre, ukrainasit zgjedhin të tyrin. Kështu funksionon. Dua të ruaj marrëdhënien me Trump" -u shpreh Volodymyr Zelenskyy në një intervistë për Fox News.

Takimi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u largua prej Shtëpisë së Bardhë, pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump. Trump kërkoi që Ukraina të nënshkruajë marrëveshje me SHBA për minerale, ndërsa Zelenskyy i kërkoi ndihmë konkrete për të larguar Rusinë dhe jo të humbin qytete të tërë pas luftës. Presidenti amerikan e akuzoi homologun ukrainas se po “e vendos veten në një pozitë të tmerrshme” dhe se “nuk ka asnjë kartë në dorë” për një marrëveshje'. Pas debatit të ashpër Zelenskyy u largua nga Shtëpia e Bardhë./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Çfarë ndodhi në Zyrën Ovale/ Debati Trump-Zelenskyy: Ti nuk ke karta! Obama të dha rroba, unë raketa

Trump "përzuri" Zelenskyy-n/ Liderët evropianë:

SHBA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u largua prej Shtëpisë së Bardhë, pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump. Takimi që duhej të ishte vendimtar për të ardhmen e luftës, u shndërrua në një moment historik, por jo për arritjen e paqes, por për përplasjen e ashpër mes dy liderëve.

Trump kërkoi që Ukraina të nënshkruajë marrëveshje me SHBA për minerale, ndërsa Zelenskyy i kërkoi ndihmë konkrete për të larguar Rusinë dhe jo të humbin qytete të tërë pas luftës. Presidenti amerikan e akuzoi homologun ukrainas se po “e vendos veten në një pozitë të tmerrshme” dhe se “nuk ka asnjë kartë në dorë” për një marrëveshje'. 

Pas debatit të ashpër Zelenskyy u largua nga Shtëpia e Bardhë. Qëndroi në rezidencën presidenciale vetëm për dy orë e njëzet minuta. Konferenca e shtypit, ku do të duhej të nënshkruhej marrëveshja për shfrytëzimin e mineraleve ukrainase, u anulua.

Debati i plotë:

JD Vance: Për katër vite në SHBA kemi pasur një President i cili doli në konferenca për shtyp dhe foli si i fortë kundër Vladimir Putin dhe pastaj Putin pushtoi Ukrainën dhe shkatërroi një pjesë madhe të vendit. Rruga drejt paqes dhe prosperitetit është ndoshta të angazhohesh në diplomaci. Ne e provuam që të tregonim kraharorin dhe të bënim sikur fjalët e Presidentit të Amerikës kishin më shumë rëndësi se sa veprimet e tij. Ajo që e bën Amerikën një vend të mirë është angazhimi i saj në diplomaci dhe atë po bën Presidenti Trump.

Zelenskyy: A mund të të pyes?

Vance: Po.

Zelenskyy: Ai na pushtoi një pjesë të madhe të Ukrainës, pjesën lindore në 2014. Gjatë atyre viteve dhe nuk po flas vetëm për Presidentin Biden, në atë kohë ishte Presidenti Obama dhe pastaj Presidenti Trump, ishte Biden dhe prapë Trump dhe zoti e bekoftë, Trumpi do e ndalojë atë. Në 2014 asnjë nuk e ndaloi, ai pushtoi dhe vrau njerëz.

Trump: Në 2015.

Zelenskyy: Jo në 2014.

Trump: Nuk isha këtu.

Zelenskyy; Po, por nga 2014 deri në 2022 situata ishte e njëjtë. Njerëzit kanë vdekur në fushë betejë dhe askush nuk e ndaloi atë. Ne kemi pasur biseda me të, shumë biseda. Bisedat e mia bilaterale me të dhe kam firmosur me të në 2019. Firmosa një marrëveshje me atë Macron dhe Merkel armëpushimin. Të gjithë më thanë që ai nuk do ta shkelë armëpushimin sepse ishte kontratë. Pas kësaj ai e prishi armëpushimin, vrau njerëzit tanë dhe nuk shkëmbeu të burgosur. Për çfarë diplomacie po flasin SHBA-të tani? Çfarë nënkuptoni.

JD Vance: Po flas për atë lloj diplomacie që do të ndalojë shkatërrimin e vendit tënd. Zoti President mendoj se është mungesë respekti ta argumenti këtë përpara mediave, tani po i vini rrotull sepse keni mungesë ushtarësh. Ju duhet ta falenderoni Presidentin (Trump) që po përfshihet në këtë konflikt…

Zelenskyy: Ti nuk ke qenë ndonjëherë në Ukrainë për të na thënë ne se çfarë problemesh kemi. Hajde njëherë…

JD Vance: Në fakt i kam ndjekur historitë dhe e di se çfarë ndodh kur i sjell njerëzit në një tur propagande. A e kundërshton që ke pasur ndonjë probleme të rekrutosh njerëz në ushtri?

Zelenskyy: Çfarë? Po, kemi probleme. Do të përgjigjem…

JD Vance: Është mungesë respekti të vish në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë dhe të atakosh administratën e cila po tenton të ndalojë shkatërrimin e vendit tënd.

Zelenskyy: Kam shumë pyetje, le të fillojmë nga fillimi. Gjatë luftës të gjithë kanë probleme. Përfshi edhe ju, por ju keni një oqean dhe nuk e ndjen tani, por ta ndjesh në të ardhmen.

Trump: Ti nuk e di atë.

Zelenskyy; Zoti të bekoftë.

Trump: Mos na trego se si do të ndihemi ne. Ne po tentojmë të zgjidhim problemin. Mos na e thuaj çfarë do ndjejmë ne sepse ti nuk je në asnjë pozitë për ta diktuar atë.

Zelenskyy; Nuk po e them, por po kthej përgjigjen e pyetjes.

Trump: Ti nuk je në asnjë pozitë për të na diktuar si do ndihemi ne. Ne do ndihemi shumë mirë.

Zelenskyy: Do ndjesh influencën.

Trump: Tani nuk je në një pozicion të mirë. Ke lejuar veten të jesh në një pozitë shumë të keqe.

Zelenskyy: Që nga fillimi i luftës…

Trump: Ti nuk je në pozitë të mirë. Nuk i ke kartat tani…

Zelenskyy: Nuk jam duke luajtur me karta.

Trump: Po, po luan me karta.

Zelenskyy: Jam shumë serioz zoti President.

Trump: Je duke vënë në lojë jetën e miliona njerëzve, je duke vënë në lojë Luftën e Tretë Botërore.

Zelenskyy: për çfarë po flet?

Trump: Ajo që po bën është mungesë respekti për këtë vend.

Zelenskyy: Unë kam respekt.

JD Vance: Gjatë gjithë takimit sot a ke thënë ndonjëherë ‘faleminderit’? Keni shkuar në Pensilvani për të bërë fushatë për opozitën në tetor dhe duhet të thuash fjalë mirënjohje për administratën dhe Presidentin…

Zelenskyy: Për çfarë po flet?

JD Vance: …që po tenton të ndihmojë vendin tënd.

Zelenskyy: E thua atë dhe nëse do flasësh me zë të lartë për luftën…A mund të flasësh?

Trump: Jo ke folur shumë. Ai nuk po flet me zë të lartë, por vendi jot është në telashe të mëdha.

Zelenskyy: E di.

Trump: Ti nuk do ta fitosh këtë. Ke një shans shumë të mirë për të dalë nga kjo situatë vetëm prej nesh.

Zelenskyy: Zoti President ne jemi duke qëndruar në vendin tonë, po qëndrojmë të fortë që nga fillimi i luftës kemi qenë vetëm. Por jemi mirënjohës.

Trump: Nuk ke qenë vetëm, ne të kemi dhënë ty nëpërmjet këtij presidenti budalla 350 miliardë dollarë. Ne të dhamë ty pajisje ushtarake…

Zelenskyy: Më ftove që të flas…

Trump: Nëse nuk do ishte për pajisjet tona ushtarake kjo luftë do kishte mbaruar për dy javë.

Zelenskyy: Në tre ditë, se e ke dëgjuar nga Putin, në tre ditë.

Trump: Ndoshta më pak. Po të them që do jetë shumë e vështirë të merremi vesh në këtë mënyrë.

JD Vance: Ti nuk ke thënë faleminderit.

Zelenskyy: Ia kam thënë disa herë popullit amerikan.

JD Vance: Ne kemi mosmarrëveshje dhe hajde shkojmë i sheshojmë ato në vend që ti tregojmë ato në sytë e mediave amerikane. Ne e dimë që e ke gabim.

Trump: Unë në fakt mendoj që është mirë për popullin amerikan që ta shohë prandaj e lashë të vazhdojë kaq gjatë. Ti duhet të jesh falenderues, se nuk i ke kartat.

Zelenskyy: Jam falenderues.

Trump: Njerëzit e tu po vdesin, nuk ke ushtarë.

Zelenskyy: E di, zoti President ju lutem…

Trump: …dhe pastaj na thua nuk dua armëpushim. Në qoftë se ti mund të marrësh një armëpushim tani që ti ndalosh plumbat në ajër dhe të mos vriten më njerëz.

Zelenskyy: Sigurisht që ne duam ta ndalojmë luftën.

Trump: Por ti më the që nuk dua armëpushim. Unë dua armëpushim, por ti nuk e do se po vjen më shpejt se marrëveshja.

Zelenskyy: Pyet njerëzit e mi a e duan armëpushimin.

Trump: Biseda nuk ka qenë më mua, ishte me një President jo shumë i mençur, as Obama.

Zelenskyy: Ishte presidenti juaj.

Trump: Obama të dha rroba ushtarake, kurse unë të dhashë raketat Javelin. Dhe deklarata është “Obama dha rroba, Trump dha Javelin”. Më lejo të them, ti nuk ke kartat. Me ne i ke kartat, pa ne s’ke asnjë kartë.

3 MUAJ ME PARE

Takimi Zelenskyy-Trump, BE qëndron përkrah Ukrainës

Trump "përzuri" Zelenskyy-n/ Liderët evropianë:
FOTO ILUSTRUESE

SHBA-Udhëheqësit evropianë në pjesën më të madhe të kontinentit u zotuan të qëndrojnë përkrah Ukrainës pasi një takim në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shndërrua në një shkëmbim të nxehtë të premten, gjatë të cilit Presidenti ukrainas Zelenskyy u akuzua për mungesë respekti.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha se është bërë e qartë se “bota e lirë ka nevojë për një udhëheqës të ri”.

“Ukraina është Europa! Ne qëndrojmë pranë Ukrainës”, shkruajti zonja Kallas në platformën e mediave sociale X.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në rrjetin X se, “Ukraina mund të mbështetet tek Gjermania – dhe tek Evropa”, ndërsa Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shkruajti në mediat sociale, “Ukrainë, Spanja qëndron me ju”.

“I dashur @ZelenskyyUa, të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”, shkruajti Kryeministri polak Donald Tusk në rrjetin X.

Presidenti francez Emmanuel Macron u tha gazetarëve në Portugali: “Rusia është agresori dhe Ukraina është populli i sulmuar”.

Udhëheqës të tjerë evropianë, përfshirë nga Finlanda, Holanda, Republika Çeke dhe Norvegjia gjithashtu iu drejtuan mediave sociale për të shprehur mbështetje për Ukrainën.

Jo të gjithë udhëheqësit evropianë e mbështetën Ukrainën. Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili ka qenë prej kohësh kritik ndaj ndihmës ushtarake të BE-së për Kievin, postoi në rrjetin X se, “Presidenti @realDonaldTrump qëndroi me guxim për paqen. Megjithëse ishte e vështirë për shumë ta përtypnin. Faleminderit, zoti President!”

Takimi midis Presidentëve Trump dhe Zelenskyy erdhi ndërsa dy vendet po përpiqeshin për një marrëveshje që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara qasjen tek të drejtat e mineraleve të rralla të Ukrainës. Diskutimi mori një ton luftarak rreth 40 minuta pas takimit kur Presidenti Zelenskyy ngriti pushtimin nga Rusia të Krimesë në vitin 2014.

Nënpresidenti amerikan JD Vance e kritikoi menjëherë Presidentin Zelenskyy, duke e akuzuar atë për përfshirje në një “turne propagande”./VOA

Poll

MOS HUMB