Aktualitet

Largohet nga drejtimi i konvikteve të Tiranës, Olsi Shahini

Në vend të tij është emëruar Glindxhet Madhi

F.I
Largohet nga drejtimi i konvikteve të Tiranës, Olsi Shahini
Olsi Shahini

TIRANË-Olsi Shahini është liruar nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1 në Tiranë. Në vend të tij është emëruar Glindxhet Madhi, i cili merr drejtimin e institucionit përgjegjës për akomodimin e studentëve. 

Largimi i tij vjen dy ditë pasi në media u raportua se në konviktet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, në Kamëz, ku godinat e ndërtuara për rreth 30 milionë euro nga fondet publike për strehimin e studentëve shqiparë dyshohet se po përdoren për të akomoduar punëtorët e huaj të ardhur nga India, Afrika e Vietanami. 

Sipas investigimit të 'Fiks Fare', marrëveshjet janë firmosur nga drejtori Olsi Shahini, i cili ka firmosur përdorimin e godinave për punëtorët e huaj, përveç studentëve. Ndërsa pretendohet se këto marrëveshje janë zhvilluar dhe firmosur pa ankande apo tendera.

MOS HUMB