Politikë

Kryeministri Rama nuk heq dorë, "shtron sërish sofrën": DIALOG! (VIDEO)

Pavarësisht tensioneve dhe refuzimeve, kreu i qeverisë ka publikuar pamje të 'tryezës së dialogut', me sofrën e gurtë që qëndron para Kryeministrisë. 

zh.ll

Kryeministri Rama nuk heq dorë, "shtron sërish sofrën":

TIRANË- Kryeministri Edi Rama vijon t’i qëndrojë kërkesës për dialog me studentët. Pavarësisht tensioneve dhe refuzimeve, kreu i qeverisë ka publikuar pamje të 'tryezës së dialogut', me sofrën e gurtë që qëndron para Kryeministrisë. 

Prej 18-të ditësh, potestuesit vijojnë protestat me kërkesën e tyre të vetme: dorëheqjen e kryeministrit. Ata kanë refuzuar të zhvillonë dialog me të, ndërsa më herët, gjatë ditëve të tjera të protestës kanë shkatërruar dhe djegur karriget e vendosura përpara Kryeministrisë.

Nga ana tjetër, Rama ka theksuar se ftesa për dialog nuk u drejtohet personave që kryejnë akte dhune, ndërsa paralelisht ka prezantuar edhe paketën anti-dhunë, ku parashikohet ashpërsim i dënimeve./ZËRI

MOS HUMB