Politikë

Gara për Bashkinë e Tiranës! Alimehmeti del me metodë të re: Kandidatin e PD ta vendosë sheshi

Sipas tij opozita duhet të mbështesë kandidatin që do të zgjidhet në shesh duke theksuar se kjo është një formë demokratike dhe transparente.

F.I
Gara për Bashkinë e Tiranës! Alimehmeti del me metodë
Ilir Alimehmeti

TIRANË-Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, ka propozuar që kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës të dalë nga votimi në shesh. Alimehmeti ka deklaruar se në rastin e Bashkisë së Tiranës, duhet një konsensus sa më i gjerë në radhët e opozitës, dhe njerëzve që ndihen sot të papërfaqësuar. Sipas tij opozita duhet të mbështesë kandidatin që do të zgjidhet në shesh duke theksuar se kjo është një formë demokratike dhe transparente.

“Interesi publik prevalon ndaj interesit vetjak. Nevojitet një konsensus, duhet përfaqësim i komplet spektrit opozitar dhe duhet të përfaqësohen të gjithë. Konsensusi pastaj cakton mekanizmin që sjell një emër të përveçëm në fund. Unë vetë kam sugjeruar që kur të mblidhet tavolina, të vendoset që të votojë sheshi kandidatin që do. Opozita, me konsensus, të mbështesë kandidatin që do të vendosë sheshi. Rrugë më demokratike dhe më transparente nuk mendoj dot. Ata që banojnë në Tiranë të shkojnë dhe të shprehen. Më pas, ne t’i qëndrojmë atij vullneti”, tha Alimehmeti në një intervistë për A2.

Nga kampi demokrat ende nuk ka asnjë kandidat të shpallur për zgjedhjet vendosre të 9 majit 2027. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, kanë firmosur udhëzimin që hap zyrtarisht garën për propozimin e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Berisha u ka bërë ftesë partive të reja opozitare që të dalin me kandidat të përbashkët për Tiranën

MOS HUMB