SHBA-Ndeshja midis Anglisë dhe Ganës e javës së dytë në Grupit L në Kupën e Botës 2026 përfundoi pa gola. Pjesa e parë ishte tepër e ngadaltë, me pak raste nga të dyja anët
Rasti më i diskutuar ishte ai i minutës së 79-të kur Gana pretendoi për një 11 metërsh që nuk u konsiderua nga arbitrat dhe as nga VAR-i. Ndërkohë mundësinë më të mirë te Anglia e kishte Harry Kane i cili gaboi me të majtën. Gana shënon barazimin e 23-të në historinë e saj në Kupën e Botës, më së shumti nga çdo komb.
Pas ndeshjeve të dyta Grupi L kryesohet nga Anglia me katër pikë, ndërsa po me katër pikë ndjek Gana. Kroacia në kuotën e tre pikëve mban vendin e tretë, teksa Panamaja ka zero pikë duke u eliminuar zyrtarisht. Ndeshjet e treta në grup janë Panama - Angli dhe 'finalja' Kroaci - Ganë, një ndeshje që premton emocione edhe pse me një barazim të dyja e kanë thuajse të sigurt kalimin në fazën e 1/16-ave.