
TIRANË- Në rrjetet sociale kanë qarkulluar sot disa informacione se numrat e shërbimit të emergjencës policore kanë qenë jashtë shërbimit. Ishte Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës, ai që bëri një postim në rrjetet sociale ku aludonte për një sulm të mundshëm të hakerave, paralajmëruar dhe në Telegram.
Në postimin e tij Muço, përmend numrin 129, i cili në fakt që prej vitit 2016, nuk është më numri i emergjencës policore.
“Një situatë e pazakontë dhe alarmuese po ndodh prej disa orësh. Kanë rënë të dy linjat telefonike të emergjencës policore 112 dhe 129. Uroj mos të jetë një sulm hakerues siç kanë paralajmëruar prej disa ditësh grupet tashmë të mirënjohura në Telegram”, shprehet Karamuço.
ZËRI provoi të kontaktonte me numrin e emergjencës së policisë së shtetit, i cili rezulton që të ishte në funksion të plotë, siç mund të konstaktohet dhe në videon e mëposhtme realizuar nga redaksia.
/ZËRI