Video

Shqiptarët pesimistë për blerje banese në 2025

Shqipëria, me një vlerë prej -82.8 pikësh, renditet ndër vendet më pesimiste të kontinentit në këtë drejtim.

F.I
Shqiptarët pesimistë për blerje banese në 2025
foto ilustruese

TIRANË- Të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të vitit 2025 tregojnë një rënie të ndjeshme të besimit të konsumatorëve në Europë për blerjen ose ndërtimin e një banese brenda 12 muajve të ardhshëm. Shqipëria, me një vlerë prej -82.8 pikësh, renditet ndër vendet më pesimiste të kontinentit në këtë drejtim. Shqiptarët nuk e shohin të mundshme blerjen ose ndërtimin e një shtëpie në 12 muajt në vijim. Monitor shkruan se një pjesë e këtij pesimizmi lidhet me rritjen e çmimeve të banesave në Shqipëri, veçanërisht në zonat bregdetare dhe në Tiranë, ku kërkesa e lartë nga investitorët vendas dhe të huaj ka shtyrë tregun përtej mundësive reale të familjeve me të ardhura mesatare. Ky tregues dëshmon se pronësia po bëhet një synim gjithnjë e më i paarritshëm për shtresat e mesme dhe të ulëta.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB