Video

Sot shënjestër! Kush është 'Juli i Pashakos', mik i Laert Haxhiut

Julian Sula i njohur edhe si "Juli i Pashakos" dhe mik me Laert Haxhiun ka mbetur i plagosur në këmbë.

F.I
Sot shënjestër! Kush është 'Juli i Pashakos', mik
aldo bare-julian sula-laert haxhiu

TIRANË- Julian Sula është shënjestra e atentatit në Lushnjë, të ndodhur mesditën e sotme, ku ndaj automjetit në të cilin udhëtonte është qëlluar me breshëri nga tre persona të cilët ndodheshin në një tjetër makinë në lëvizje. Julian Sula i njohur edhe si "Juli i Pashakos" dhe mik me Laert Haxhiun ka mbetur i plagosur në këmbë. 45-vjeçari njihet si një nga kundërshtarët e betuar të Aldo Bares. Sula në 2017 ishte ndër të dyshuarit për atentatin ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldo Bares, por u la i lirë për mungesë provash. Ndërkohë, më 11 qershor 2016, Julian Sula u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares. Aliço përfundoi në qeli ku u dhunua nga Dorjan Shurdhi dhe Anterio Kaloshi, dy miqtë e Laert Haxhiut, në shenjë hakmarrje të plagosjes së “Julit të Pashakos”. Në nëntor të vitit 2019, Sula u shoqërua në Polici si i dyshuar për përfshirjen në atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja në qytetin e Durrësit. Në vitin 2021 Gjykata e Lushnjës urdhëroi sekuestrimin e pasurive të Julian Sulos. Krimi Ekonomik dhe Financiar ushtroi kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 euro dhe 1 automjet tip 'Porche' me vlerë rreth 100 000 euro.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB