Video

Meta kërkesë prokurorit: Dua të pyetem për "21 Janarin"

Meta ka thirrur këtë të martë mbrojtësin e tij ligjor, avokatin Kujtim Cakrani dhe i ka kërkuar t'i bëjë kërkesë prokurorit Alfred Shehu për t'u pyetur lidhur me ngjarjen që sot është në duart e SPAK.

zh.ll
Meta kërkesë prokurorit: Dua të pyetem për "21
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar të pyetet si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me protestën e "21 Janarit", ngjarje ku mbetën të vrarë 4 protestues. Meta ka thirrur këtë të martë mbrojtësin e tij ligjor, avokatin Kujtim Cakrani dhe i ka kërkuar t'i bëjë kërkesë prokurorit Alfred Shehu për t'u pyetur lidhur me ngjarjen që sot është në duart e SPAK. Më 21 Janar 2011, Meta ka qenë zëvendëskryeministër në qeverinë e Sali Berishës. Pas protestës, Meta u largua nga detyra si zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm pas publikimit të videos me ish-deputetin e ndjerë Dritan Prifti, ku bëhej fjalë për një korrupsion prej 700 mije eurosh. Javën e kaluar kreu i PD-së, Sali Berisha (në atë kohë kryeministër) u thirr në SPAK në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa më herët është paraqitur dhe Lulzim Basha, ish-ministri i Brendshëm i asakohe.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB