TIRANË- Sipas një studimi nga Universiteti i Yale, hulumtimet e reja tregojnë se nxehtësia ekstreme mund t'i bëjë njerëzit të plaken më shpejt. Moti i nxehtë lë shenja të dukshme të plakjes në gjenet tona. Sipas studimit mbi 3,800 amerikanë mbi moshën 55 vjeç, janë plakur shumë më shpejtë se mosha e tyre reale, ku sipas rezultateve kjo ka ndodhur për shkak të temperaturave të larta. Ata zbuluan se njerëzit që jetonin në vende me ditë më të nxehta prireshin të plakeshin më shpejtë.
Hulumtimi, i paraqitur në një konferencë të fundit mbi shkencën e plakjes, zbulon se njerëzit që jetojnë në vende të nxehta plaken deri në 0.6% më shpejt se ata që jetojnë në vende më të freskëta, raportoi Nature. Hulumtimet u ndanë sipas racës, përkatësisë etnike, të ardhurat dhe përdorimin e cigareve, ai nuk llogariti sa kohë njerëzit shpenzonin jashtë ose nëse kishin akses në ajër të kondicionuar, duke e bërë të vështirë përcaktimin e rolit të saktë të nxehtësisë në plakjen.
Megjithatë, gjetjet tregojnë se nxehtësia "mund të ndikojë në trupin tonë në nivel qelizor dhe molekular", tha autori kryesor Eunyoung Choi, nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, për Nature. Choi vlerësoi se ky përkeqësim biologjik më vonë mund të shndërrohet në paaftësi. /ZËRI