TIRANË- Viti 2025 pritet të jetë një nga tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë. Lajmin e dha "Met Office", pas një viti rekord në 2024, dhe për herë të parë pritet të thyejë barrierën simbolike prej 1,5°C të ngrohjes globale. Agjencia vlerëson se viti 2025 "ka të ngjarë të jetë një nga tre vitet më të ngrohta për sa i përket temperaturës mesatare globale".
Fundi i fenomenit natyror "El Nino", i cili, i kombinuar me ngrohjen globale të shkaktuar nga njerëzit, shkaktoi rritje të temperaturave në vitet 2023-2024, por që normalisht duhet të çojë edhe në një ulje të temperaturave.
Ky vlerësim është identik me konkluzionet e Observatorit Evropian të Kopernikut të publikuara të hënën. Po ashtu, sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, bota nuk është aspak në rrugën e duhur për të reduktuar ndotjen e karbonit dhe për të shmangur një përkeqësim shumë të fortë të thatësirave, valëve të të nxehtit apo shirave të rrëmbyeshëm që tashmë janë parë dhe që kanë kosto të mëdha jo vetëm financiare, por edhe në jetë njerëzore./ZËRI