Energji & Mjedis

Hulumtimi: Ndotja e ajrit nga zjarret lidhet me 1.5 milion vdekje çdo vit

Sipas botimit të "The Lancet", numri i këtyre vdekjeve pritet të rritet edhe në vitet e ardhshme, sepse zjarret në pyje janë gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive për shkak të ndryshimeve klimatike.

k.m.
Hulumtimi: Ndotja e ajrit nga zjarret lidhet me 1.5 milion vdekje çdo vit
Foto ilustruese

SHBA- Ndotja e ajrit të shkaktuar nga zjarret lidhet me më shumë se 1.5 milion vdekje çdo vit në mbarë botën, shumica dërrmuese e të cilave regjistrohen në vendet në zhvillim. Kjo e dhënë është siguruar nga një hulumtim i cili ka zhvilluar nga viti 2000 deri në 2019 dhe është publikuar sot. Po sipas botimit të "The Lancet", numri i këtyre vdekjeve pritet të rritet edhe në vitet e ardhshme, sepse zjarret në pyje janë gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive për shkak të ndryshimeve klimatike.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish studiuan të dhënat ekzistuese, si për zjarret në pyje, ashtu edhe për djegien e tokës bujqësore për të pastruar mbetjet bujqësore. Bazuar në gjetjet e tyre, nga viti 2000 deri në vitin 2019 rreth 450,000 vdekje në vit nga sëmundjet e zemrës janë të lidhura me ndotjen e ajrit të shkaktuar nga zjarret. Ata gjithashtu ia atribuan 220,000 vdekjeve të tjera nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe grimcave të imëta të lëshuara në atmosferë nga zjarret.

Gjithsej në mbarë botën u shënuan 1.53 milionë vdekje. Më shumë se 90% e këtyre vdekjeve kanë ndodhur në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, me gati 40% në Afrikën Sub-Sahariane. Vendet me numrin më të madh të vdekjeve nga ndotja e ajrit të shkaktuar nga zjarret janë Kina, Republika Demokratike e Kongos, India, Indonezia dhe Nigeria.

Autorët e studimit bëjnë thirrje për "veprim të menjëhershëm" për të adresuar "padrejtësinë klimatike" në kurriz të vendeve të varfra.

Studiuesit kërkuan ofrimin e një mbështetjeje më të madhe financiare dhe teknologjike për vendet më të prekura nga fenomeni./ZËRI

Poll

MOS HUMB