TIRANË-Një fond prej 87.8 milionë eurosh për investime në energjinë e rinovueshme është vënë në dispozicion të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë nga Bashkimi Europian, në kuadër të planit të rritjes në Ballkanin Perëndimor.
Ky fond do të përdoret për të investuar në forcimin e rrjeteve të energjisë, përmirësimin e hidrocentraleve ekzistuese si dhe do të ofrojë zgjidhje diellore për ngrohje. Po ashtu do përmisohen edhe sistemet e HEC-it të Fierzës ndërsa investime do të ketë edhe në linjën ajrore Rrashbull- Unaza e Tiranës.
Në Mal të Zi, fondet do të përdoren për ndërtimin e linjës ajrore të Transmetimit Herceg Novi-Vilusi, instalimin e matësve inteligjentë dhe sistemit të përparuar të menaxhimit për përmisimin e efikasitetit të energjisë. Ndërsa në Serbi, për investime në HEC-in e Potpec dhe Termocentralin Diellor të Novi Sadit.
Në 2026-ën vendi jonë pritet të marrë shumën më të lartë në kredi dhe grante, konkretisht 314 milionë euro, ndërsa në 2027-ën, 251 milionë euro./ZËRI