TIRANË- Rreziku për përhapjen e zjarreve në pyje do të mbetet i lartë edhe gjatë fundjavës në pjesën më të madhe të vendit. Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), temperaturat e larta, të cilat në zonat e ulëta do të arrijnë deri në 40 gradë , pritet të rrisin ndjeshëm rrezikun për vatra zjarri, veçanërisht të shtunën.
Rrezik "i lartë" parashikohet në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë niveli i rrezikut do të jetë "i moderuar". Megjithatë, në disa zona të lokalizuara të këtyre qarqeve, rreziku pritet të jetë gjithashtu i lartë.
Ndërkohë, sipas parashikimit meteorologjik, gjatë pasdites së kësaj të premteje dhe ditës së shtunë priten reshje të dobëta lokale në të gjithë territorin, por ato nuk pritet të ndikojnë ndjeshëm në uljen e rrezikut nga zjarret.
Për ditën e shtunë, temperaturat minimale dhe maksimale do të luhaten nga 22 deri në 36 gradë në bregdet, nga 21 deri në 40 gradë në zonat e ulëta dhe nga 16 deri në 33 gradë në zonat malore. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore pritet të ketë intervale me intensitet më të fortë.
Parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave:
ZJARRET NË PYJE
----------------------
Sot pasdite (e premte, dt. 07) dhe nesër (e shtunë, dt. 08) pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”. (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Nё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Perëndim), qarku Kukës (Veri-Lindje), qarku Dibër (Perëndim), qarku Korçë (Jug).
Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
PARASHIKIMI METEO
----------------------
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt. 07) dhe nesër (e shtunë, dt. 08) priten reshje lokalisht të dobëta në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURA
Nesër (e shtunë, dt. 08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 36 °C
në vendet e ulëta: 21 / 40 °C
në vendet malore: 16 / 33 °C
ERA
Sot pasdite (e premte, dt. 07) dhe nesër (e shtunë, dt. 08) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore për momente deri e fortë.
/ZËRI