Aktualitet

Zhdukja e anijes me 800 ton mbetje toksike, Tajlanda: S’kemi dhënë pëlqim! Shqipëria t'i marrë mbrapsht (Maersk fik radarin)

"Basel Action Network", një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA që gjurmon tregtinë toksike fillimisht lajmëroi Malajzinë për dërgesat e paligjshme të mbetjeve.

k.m.
Zhdukja e anijes me 800 ton mbetje toksike, Tajlanda: S’kemi
Foto ilustruese

TAJLANDË- Autoritetet tajlandeze janë në garë për të ndaluar rreth 100 kontejnerë transporti që dyshohet se janë mbushur me mbetje të rrezikshme industriale nga Shqipëria që arrijnë në portet e vendit. "Basel Action Network", një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA që gjurmon tregtinë toksike fillimisht lajmëroi Malajzinë për dërgesat e paligjshme të mbetjeve. Pas kësaj, javën e kaluar informoi Tajlandën se kontejnerët që organizata besonte se ishin të mbushura me pluhur potencialisht të dëmshëm kishin ndryshuar kurs dhe po shkonin drejt vendit të tyre.

Zhdukja e anijes me 800 ton mbetje toksike, Tajlanda: S’kemi
Itinerari i anijes

Zyrtarët tajlandez, pasi morën informacionin se kontejnerët ishin ngarkuar në anije në Shqipëri në fillim të korrikut, e aktualisht janë angazhuar për të ndaluar ngarkesat. Tajlanda dhe vendet e tjera të Azisë Juglindore kanë parë një fluks mbeturinash nga vendet e zhvilluara, nga plastika e ndotur deri te mbetjet industriale dhe elektronike, të cilat mund të jenë të mbushura me toksina. 

Por ka një problem! “Maersk Campton” ka fikur sinjalin prej datës 31 korrik dhe nuk po arrihet të gjendet vendndodhja, teksa ndalesën tranzit të radhës u njoftua se kishte Cape Toën, në Afrikën e Jugut. BAN njoftoi se sinjali GPS i anijes rezulton i fikur ende dhe nuk po arrihet të lokalizohet. Campton ndaloi transmetimin e vendndodhjes së saj më 31 korrik. Maersk tha se anija nuk ishte planifikuar të ndalonte në Afrikën e Jugut dhe se nuk është e pazakontë që anijet të çaktivizojnë transmetimin e vendndodhjes së tyre për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Anija është aktualisht në Oqeanin Indian në rrugën e saj për në Singapor, sipas Maersk.

Megjithatë kontejnerët e mbetjeve toksike janë planifikuar të mbërrijnë në portin Laem Chabang të Tajlandës më 20 gusht. "Bloomberg News" nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur se çfarë po transportonin anijet. Kompanitë që eksportojnë dhe marrin këto kontejnerë gjithshtu nuk janë identifikuar.

Autoritetet vendase i thanë mediave dhe publikut se janë informuar për anijen që po transporton mbetje të rrezikshme industriale, kryesisht karboniko-kancerogjene nga filtrimi prej shkrirjes së çelikut dhe po marrin masa nëpërmjet institucioneve përkatëse për ta ndaluar hyrjen e ngarkesës dhe njëkohësisht kërkuar informacione dhe hetime nga Shqipëria dhe Afrika e Jugut.  Edhe pse nuk iu përgjigj "Bloomberg", dje Drejtoria e Doganave lajmëroi se ka nisur një hetim ndërkombëtar dhe në bashkëpunim me OLAF po punohet për lokalizimin e anijes. 

“Ka nisur një hetim ndërkombëtar për rastin, pas një njoftimi të mbërritur nga Sekretariati i Konventës se Bazelit për trafik mbetjesh toksike nga Shqipëria drejt Tajlandës. Menjëherë drejtoria Antitrafik pranë doganës Shqiptare është bërë pjesë e hetimit në bashkëpunim me OLAF. Dogana konfirmon se anija që ka fikur sinjalin e vendndodhjes është nisur nga Durrësi dhe pas një ndalese në Trieste ka vijuar rrugëtimin e saj me destinacion Tajlandën,”- thuhet në reagimin e Drejtorisë së Doganave.

Sipas Konventës së Bazelit të Kombeve të Bashkuara - një pakt global i nënshkruar nga shumë ekonomi të zhvilluara - vendet duhet të japin pëlqimin për 'pritjen' e mbeturinave./ZËRI

Poll

MOS HUMB