Aktualitet

Situata nga zjarret në vend/ Mali i Tomorrit dhe Prespa ende digjen, evakuohen turistët (Zonat më problematike)

Ministri i Mbrojtjes bëri me dije se vatra nuk paraqet më rrezik për banorët dhe po mbahet nën monitorim.

I.F
Situata nga zjarret në vend/ Mali i Tomorrit dhe Prespa ende digjen,
Zjarret në vend

SHQIPËRI- Prej javësh në vendin tonë janë aktiviziuar disa vatra zjarri, për shkak të temperaturave të larta. Disa prej tyre vazhdojnë të jenë aktive prej ditësh, ku për shkak të terrenit të vështirë autoritetet kanë hasur vështirësi për izolimin e tyre. Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit vijojnë që të jenë aktive.

Situata nga zjarret në vend/ Mali i Tomorrit dhe Prespa ende digjen,
Zjarri në Malin e Thatë

Zjarri, i cili “përpiu” kurorën me pisha, nisi në mesditën e 12 gushtit dhe zjarrfikësit po angazhohen për shuarjen e tij. Vatra ndodhet në zonën e “Majës së Çukës”, aty ku mbahet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj, dhe flakët u përhapen me rrezikshmëri edhe për shkak të erës dhe terrenit malot. Gjithashtu, vijon prej një jave zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, 80 forca zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëvge, ndërsa perfekti i qarkut të Korcës, Nertil Jole, tha se 'sot pritet të izolohet'.

Situata nga zjarret në vend/ Mali i Tomorrit dhe Prespa ende digjen,
Zjarri në Lushnjë

Përsa i përket zjarrit në bashkinë e Selenicës, ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, tha se është vënë nën kontroll. Ministri i Mbrojtjes bëri me dije se vatra nuk paraqet më rrezik për banorët dhe po mbahet nën monitorim.

Situata nga zjarret në vend/ Mali i Tomorrit dhe Prespa ende digjen,
Zjarri në Bashkinë e Selenicës
Situata nga zjarret në vend/ Mali i Tomorrit dhe Prespa ende digjen,
Zjarri në Bashkinë e Selenicës
Situata nga zjarret në vend/ Mali i Tomorrit dhe Prespa ende digjen,
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu në Selenicë

Ndërsa, në fshatin Lekaj në Lushnjë, zjarri në masivin pyjor vijon të jetë aktiv dhe deri më tani janë djegur 10 ha shkurre dhe pisha. Terreni i vështirë dhe mungesa e infrastruktures ia ka vështirësuar punën zjarrfikësve duke bërë që zjarri të fitoj terren.

Beteja për të shmangur vatrat duket e humbur dhe miliona euro vazhdojnë të harxhohen për mbrojtjen e vendit nga zjarret. Këtë vit buxheti i shtetit përmes transfertës së pakushtëzuar ju ka dhënë bashkive 1 miliardë e 546 milionë lekë (15.1 milionë euro) për t’u mbrojtur nga zjarret. Në total janë vendosur 6.9 miliardë lekë (70 mln euro) të dedikuara për mbrojtjen nga zjarret dhe për emergjencat civile këtë vit. Por pavarësisht kësaj shifre, mesa duket këto miliarda nuk janë të mjaftueshme për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit dhe për të shmangur dëmet e mëdha. /ZËRI

Poll

MOS HUMB