Aktualitet

I maskuar por u identifikua! Shpërthimi me eksploziv në Velipojë, zbardhet ngjarja, arrestohet nipi i të 'fortit' të Shkodrës

Lokali ishte marrë me qera nga Andis Danaj, por Gjeka për arsye që ende nuk dihen i vendosi tritol në 30 korrik.

k.m.
I maskuar por u identifikua! Shpërthimi me eksploziv në Velipojë,
Pamje nga shpërthimi dhe Gjon Gjeka

SHKODËR- Erison Gjeka është vendosur në prangat e Policisë së Shkodrës pasi është idetifikuar si autori i vendosjes së tritolit në një lokal në Rrillë. Lokali ishte marrë me qera nga Andis Danaj, por Gjeka për arsye që ende nuk dihen i vendosi tritol në 30 korrik. Policia e Shkodrës thotë se 28-vjeçari ka vepruar në bashkëpunim me një person tjetër, por ky i fundit ende nuk është identifikuar.

MOMENTI ME VIDEO:


"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pronës të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, Velipojë.

Gjithashtu, bënë të mundur identifikimi, kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. Gj., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim,”- thuhet në njoftim.

Siç duket nga kamerat e sigurisë, i riu i veshur me të zeza dhe më kapuç tenton të hedhë lëndën plasëse para lokalit, por pasi nuk ia del, e vendos në taracë. Kjo nuk është hera e parë që ai përfundon në pranga, pasi i riu rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës. Erison Gjeka, i cili është plagosur me armë zjarri 4 vite më parë është gjithashtu nipi i Gjon Gjekës, i njohur si një nga personazhët më të njohur të Shkodrës.

I maskuar por u identifikua! Shpërthimi me eksploziv në Velipojë,
Gjon Gjeka

Gjon Gjeka, i vrarë në vitin 20136 ishte tejet i njohur si misionar për pajtimin e gjaqeve në zonën e Veriut. Por Gjeka ka pasur edhe probleme me drejtësinë. Ai është ndaluar tre herë nga Policia, pasi dyshohej si një prej personave që kishin grabitur degën e Thesarit në vitin 1997. Po ashtu, ishte ndaluar edhe për armëmbajtje pa leje dhe mashtrimin e një biznesmeni. Por nga të treja akuzat ka dalë i pafajshëm.

Por përveç pajtimit të gjaqeve, Gjoka njihej edhe si një prej “të fortëve” të qytetit të Shkodrës. Gjoka u vra nga dy persona me motor, të cilët i kishin bërë pritë në hyrje të pallatit në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Thive”. Ai u qëllua tri herë në gjoks dhe ndërroi jetë në vend, ndërkohë që autorët nuk janë kapur as sot./ZËRI

Poll

MOS HUMB