Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Velipojë, objektiv lokali i 35-vjeçarit

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 në fshatin Rrjoll në Velipojë. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale

E.K
Shpërthim me lëndë plasëse në Velipojë, objektiv
Foto ilustruese

VELIPOJË- Një incident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Velipojë. Një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në një lokal në pronësi të 35-vjeçarit Andis Danaj, ku raportohet vetëm për dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 në fshatin “Rrjoll” të Velipojës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

“Rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”, Velipojë, në taracën e lokalit të shtetasit A. D., 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Poll

MOS HUMB