Aktualitet

'Kam marrë 2 kërcënime'/ Ahmetaj larg, por me mendjen tek PS: E kam në zemër dhe mendje

Ndër të tjera ai ka folur edhe rreth kolegëve të tij socialistë si Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj, Gjiknuri e Bushka të cilët thotë se nuk kanë marrë mundimin që as ta lexojnë dosjen e improvizuar nga Dumani .

k.m.
'Kam marrë 2 kërcënime'/ Ahmetaj larg, por me mendjen
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj është rikthyer në një rrëfim të dytë në ‘Çim Peka Live’. Ahmetaj ka treguar dy rastet e kërcënimit. Ndër të tjera ai ka folur edhe rreth kolegëve të tij socialistë si Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj, Gjiknuri e Bushka të cilët thotë se nuk kanë marrë mundimin që as ta lexojnë dosjen e improvizuar nga Dumani ndaj tij nga frika që kanë nga Edi Rama.

Ahmetaj: Asnjë ditë nuk është si dita që kaloi, ditët e mia dhe të familjes time janë ditë të vështira. Në aspektin e vendosmërisë... Me mediat e Edi Ramës do të merrem më vonë, mund ta vizitosh shtëpinë time. Jetojmë në një shtëpi me kushte normale. Është urdhër dhe zell që merren me mua. Ai ishte kërcënim i drejtpërdrejtë. Kam pasur 2 episode. Njëri ishte qytetar shqiptar me qëndrim në Zvicër, më kanë ardhur dhe më kanë bërë foto tek dera e pallatit. Një bashkëqytetar shprehte egërsi dhe sharje, dhe më erdhi në kafe. I kam marrë kërcënimet. Edhe provokimin që i është bërë në Tiranë vajzës time të vogël. Sa i përket vendosmërisë time nuk ka kthim mbrapa. Kush ka shkelur pragun e shtëpinë time, do marrë reston. Nuk kam gjë unë me PS, e kam edhe këtu, edhe këtu (bën shenjë në zemër dhe mendje), nuk diskutohet. Unë jam rritur në atë krijesë të madhe. Ti vish anës Partisë Socialiste...Duhet të bëni diferencën mes PS dhe Edi Ramës. Unë vetëm një ankesë kam për ish-kolegët e mi. Si ka mundësi që asnjë prej tyre nuk lexon dosjen që solli Altin Dumani atje. Një nga kolegët e mi ka thënë: Bo çfarë precidenti krijuam, dhe Rama ka thënë: Mirë ia bëmë maskarait!

Poll

MOS HUMB