Ekonomi

Skema Kombëtare/ Aplikimet për subvencionet në bujqësi, sot afati i fundit për fermerët

Afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve në kuadër të Skemës Kombëtare të Bujqësisë është shtyrë me 10 ditë. Nga 26 qershori që ishte afati i fundit për aplikime, afati i ri deri më 6 Korrik.

zh.ll
Skema Kombëtare/ Aplikimet për subvencionet në bujqësi, sot
Foto ilustruese

TIRANË- 6 korriku shënon datën e fundit të aplikimeve për Skemën Kombëtare për përfitim të subvencioneve direkte. Deri më tani, numri i aplikimeve ka shkuar në 41.706, nga 69.917 aplikime që ishin një vit më parë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, aplikimet do të jenë të hapura deri në orën 16:30. Afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve në kuadër të Skemës Kombëtare të Bujqësisë është shtyrë me 10 ditë. Nga 26 qershori që ishte afati i fundit për aplikime, afati i ri deri më 6 Korrik.

Ministri i Bujqësisë Andis Salla tha më herët se vendimi për shtyrjen e afatit është marrë për shkak të numrit të lartë të aplikimeve të regjistruara gjatë ditëve të fundit.

Bëhet fjalë për 9 masa direkte mbështetjeje dhe 3 masa investimi për fermerët dhe agrobiznesin që përfshijnë:

• tufën bazë të matrikulluar të gjedhit

• tufën bazë të matrikulluar të imtave

• mbarështimin e bletarisë

• tufën bazë të matrikulluar të dosave dhe/ose paradosave

• kontrollin biologjik të dëmtuesve në sera dhe tunele plastike

• fermat organike

• implementimin dhe certifikimin Global GAP

• mbështetjen për sipërfaqet e mbjella

• ripopullimin e peshkimit në ujërat e brendshme

Ndërkohë, masat e investimit fokusohen te:

• mbështetja për fermerët e rinj

• ndërtimi dhe rikonstruksioni i staneve

• pajisjet, makineritë dhe mjetet për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës

Mbështetja përfshin blegtorinë, bletarinë, dosat dhe para dosat, fermat organike, sipërfaqet e mbjella, certifikimin Global G.A.P., kontrollin biologjik në sera, ripopullimin në ujërat e brendshme, si dhe investime për fermerët e rinj, ndërtimin e stanëve dhe mekanizimin e proceseve të punës.

Aplikimi mund të kryhet online përmes platformës e-Albania. Fondi ndahet në 12 mijë lekë për çdo krerë lopë do të marrin ata blegtorë që kanë tufa jo më të më të vogla se 5 bagëti, vjet ishte 10 mijë lekë për tufa jo më të vogla se 10 krerë. Ndërsa tek të imtat financimi është rritur nga 1200 lekë në 1.500 lekë për krerë për tufa jo më të vogla se 50 krerë, nga 100 krerë që ka qenë me skemën e vjetër.

Financimi do ketë edhe për dosat në 7 mijë lekë për krerë, kush ka tufë jo më pak se 5 krerë. Kurse për bletarinë, financimi dyfishohet në 20 mijë lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 25 koshere, nga 50 koshere që ka qenë detyrimi deri në vitin e kaluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB