Ekonomi

Projekti për heqjen e parasë “cash”

Të gjithëve këtyre personave u është hapur një llogari elektronike duke i pajisur me një kartë për të bërë nëpërmjet saj të gjitha pagesat.

k.m.
Projekti për heqjen e parasë “cash”
Foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, përdorimi i parave "cash" është normalitet. Ndaj edhe për të ulur përdorimin e “cashit”, qeveria po provon mënyra për të nxitur përdorimin e parasë elektronike. Ndaj, qeveria ka ndërmarrë një projekt pilot duke përzgjedhur 300 persona në Tiranë, Përmet e Dibër. Të gjithëve këtyre personave u është hapur një llogari elektronike duke i pajisur me një kartë Fintek  për të bërë nëpërmjet saj të gjitha pagesat.

Por 300 personat nuk do të jenë të vetmit që do të pajisen me kartën elektronike, pasi në të njëjtën mënyrë do të shpërndahen edhe pensionet.

Këtë të fundit e paralajmëroi vetë Rama më 8 dhjetor të vitit të shkuar. Në kongresin e PS-së, Rama tha se në vitin 2024 pensionistët do të marrin kartën e tyre dhe pensionin do ta marrin nga banka./ZËRI

Poll

MOS HUMB