Ekonomi

Ulet çmimi i naftës me 13 lekë për litër

Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është vendosur në 172 lekë për litër, ndërsa me shumicë në 160 lekë për litër.

F.I
Ulet çmimi i naftës me 13 lekë për litër
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në vend. Nafta është ulur me 13 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës me 2 lekë.

Sipas njoftimit të ndarë për mediat, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (naftën) nuk duhet të jetë më shumë se 197 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë është caktuar në maksimum 185 lekë për litër. Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është vendosur në 172 lekë për litër, ndërsa me shumicë në 160 lekë për litër.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 18 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 160 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 ora 10.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Poll

MOS HUMB