Ekonomi

TABELAT- Çmimet e reja të referencës nga jugu në veri! “Vollga” në Durrës dhe Sazani më të shtrenjtët në Shqipëri

Procesi i ri pritet të nisë zyrtarisht në janar 2026.

F.I
TABELAT- Çmimet e reja të referencës nga jugu në veri!
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, që pritet të fillojë vitin e ardhshëm. 

Ministria e Financave ka propozuar edhe çmimet e reja të referencës për të gjitha rrethet në rang vendi, në Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, dhe Vlorë (pa bashkinë Tiranë). Zonat bregdetare konkretisht Durrësi dhe Ishulli i Sazanit kryesojnë listën me çmimet më të larta, duke kapur vlerën e 200 mijë lekëve për metër katror. Edhe Gjiri i Lalëzit, nuk mbetet pas në vlerën e 160 mijë lekëve.

Referuar tabelave të publikuara në projektligj dhe referuar çmimeve të referencës të miratuara në 2019, në Durrës çmimet e referencës janë deri trefishuar. Çmimi më i lirë në Durrës është propozuar për zonën kadastrale 8 në vlerën 45 mijë lekë për metër katror. Ndërsa në zonën 6 është propozuar çmim 140 mijë lekë për metër katror, për zonën 1 çmimi i propozuar është 124 mijë për metër katror dhe zona 10 kadastrale do të jetë me referencë 100 mijë lekë. Çmimet e referencës për zonën kadastrale nr.13 të Durrësit dhe Sazanit barazohen me çmimet e zonës kadastrale nr. 2/1 në Tiranë, që në terren i përkasin zonave pranë Piramidës dhe stadiumit “Air Albania”.

TABELAT- Çmimet e reja të referencës nga jugu në veri!
Durrës

Në Vlorë, duke përjashtuar Sazanin me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror, çmimi më i lartë i referencës është deri në 98 mijë lekë. Me propozimet e reja Saranda do të ndahet në 5 zona kadastrale. Në 2 prej tyre pikërisht zonat nr. 1 dhe nr. 3 propozohen çmime reference 100 mijë lekë. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me 2019.

TABELAT- Çmimet e reja të referencës nga jugu në veri!

Saranda propozohet të ndahet në 5 zona kadastrale nga një të vetëm që kishte më parë. Çmimet e reja variojnë nga 65 mijë deri në 100 mijë lekë për metër katror nga 60 mijë që ishte më parë. Rritje rreth 79%.

Në Fier, rritja e çmimeve varion nga 8 në 22%.

Në qarkun e Elbasanit variojnë nga 40,000 lekë/m² në 60.000 lekë/m², ndërsa në qarkun e Fierit nga 32,000 në 62,000 lekë/m².

Qarku Dibër

Bulqizë- Çmimi mesatar: 42,000 lekë/m²

Dibër- Çmimi mesatar: 52,000 lekë/m²

Klos- Çmimi mesatar: 40,000 lekë/m²
Mat- Çmimi mesatar: 47,000 lekë/m²

Në Juglindje të Shqipërisë çmimet më të larta të referencës do të jenë në zonën kadastrale nr.1 të Korçës nga 48,5 mijë lekë që ishte çmimi i vetëm i Korçës për zonën e re propozohet 70 mijë lekë për metër katror. Rritja 44,3%. Qyteti i Korçës propozohet të ndahet në 4 zona kadastrale.

Në Shkodër, Zona 6 është rritur me gati 30% në 70 mijë lekë për metër katror.

Procesi i ri pritet të nisë zyrtarisht në janar 2026. Deri atëherë, qytetarët do të kenë kohë të informohen, të përgatisin dokumentacionin dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për të bërë një hap të rëndësishëm drejt formalizimit të pasurisë së tyre./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB