SERBI-Aleksandër Çupiç, deputet i 'Listës Studentore', është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Serbisë, pasi siguroi mbështetjen e 140 deputetëve në votimin e zhvilluar gjatë ditës së tretë të seancës konstituive. Përkohësisht, ai do mbajë edhe postin e Presidentit të vendit, deri sa të zgjidhet pasuesi i Aleksandër Vuçiç.
Kundërshtari i tij, Stojan Radenoviç, nga grupi parlamentar opozitar “Serbia fiton”, mori 97 vota. Deputetët votuan hapur, një nga një, pasi iu thirr emri. Pas votimit, Çupiç mori drejtimin e seancës parlamentare.
“Më është besuar një nder dhe një përgjegjësi e madhe. Dialogu dhe toleranca duhet të bëhen pjesë e kulturës politike të secilit prej nesh”, tha Çupiç në fjalimin e tij.
Çupiç ka lindur më 1978 dhe është rritur në Prokuple. Ka përfunduar studimet, magjistraturën dhe doktoraturën në këtë fakultet, ku punon në Katedrën e Trafikut Postar dhe Rrjeteve. Puna e tij shkencore përqendrohet te vendimmarrja dhe optimizimi në shërbimet postare e logjistikë. Ai është nënshkrues i nismës “Mbështetja universitare” dhe ka mbështetur protestat studentore. Krahas punës akademike, që nga viti 2017 merret me prodhimin organik të frutave dhe perimeve.