
LIHTENSHTAJN - Princi Constantin, djali më i vogël i princit të Lihtenshtajnit Hans-Adam II, vdiq papritur këtë javë, lajmëroi Familja Mbretërore e vendit në një deklaratë të mërkurën. Ai ishte 51 vjeç. “Familja princërore me keqardhje njofton se Princi Konstantin i Lihtenshtajnit ndërroi jetë papritur më 5 dhjetor 2023”, thuhet në deklaratë.
Deklarata nuk jepte asnjë shkak vdekjeje. Vëllai më i madh i Konstantinit, Princi Trashëgimtar Alois, pasoi Hans-Adamin II si princi i Lihtenshtajnit, një principatë e vogël e vendosur midis Austrisë dhe Zvicrës me afro 40,000 banorë. Konstantini la pas gruan e tij, Princeshën Marie të Lihtenshtajnit dhe fëmijët e tij Princin Moritz, Princeshën Georgina dhe Princin Benedikt.

Sipas deklaratës, ai shërbeu gjithashtu si kryetar i bordit mbikëqyrës të ‘Grupit të Lihtenshtajnit’, grupi më i madh bankar privat dhe i menaxhimit të aseteve në pronësi të familjes mbretërore në botë. Sipas gazetës lokale ‘Vaterland’, parlamenti i vendit mbajti një minutë heshtje dhe administratori apostolik Benno Elbs bëri nderimet e tij ndaj familjes mbretërore, pas vdekjes së Konstantinit.
The Liechtenstein government was deeply saddened to note the news of the death of SD Prince Constantin of Liechtenstein. As the Princely House announced today, the youngest son of SD Prince Hans-Adam II of Liechtenstein died unexpectedly yesterday.
— LiechtensteinRoyal (@RFLiechtenstein) December 6, 2023
+ pic.twitter.com/RK2XqOJVnu
"Në emër të Kryepeshkopatës së Vaduzit, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për princin e SD Hans-Adam II, gruan e të ndjerit, Princeshë Marien dhe fëmijët e tyre Princ Moritz, Princeshë Georgina dhe Princ Benedikt", tha Elbs në një deklaratë./ZËRI/