
GREQI- Eskalon situata pas ndeshjes së volejbollit mes Olympiakos dhe Panathinaikos, ku dy tifozeritë u përplasën fizikisht me njëra-tjetrën. Nga kjo përplasje ka mbetur i plagosur rëndë një oficer policie. Ky i fundit, vetëm 31 vjeç është dërguar në spital ku dhe po lufton për jetën. Ndërkohë pas ngjarjeve Policia ka nisur një valë arrestimesh. Deri më tani kanë rënë në pranga 450 persona të përfshirë në konfliktin e dhunshëm, që shkaktoi kaos në rrugë.
Kjo ngjarje, e cila është e ripërsëritur pas disa ndeshjeve në Greqi ka sjellë reagime të shumta. Këtë të premte Federata Panhelene e Oficerëve të Policisë dhe Federata Panhelene e Punonjësve të Policisë kanë dalë me një deklaratë, ku kërkojnë pezullimin e të gjitha kampionateve, në të gjitha sportet.
Ndërkohë mediat greke kanë publikuar një bisedë të oficerëve të Policisë në radio, ku të dëshpëruar kërkonin ndihmë për kolegun.
“Hyn Papadiamantis. Ata po lëvizin përpara e mbrapa”, dëgjohet të thotë një polic në Qendër.
"Marrje. A i kemi bërë turniket kolegut?' pyet qendra. (turniket është përdorimi i një fashë të veçantë hemostatike që aplikohet në rastet e gjakderdhjes).
“Kemi rregulluar turnikën, i është dhënë ndihma e parë” përgjigjet polici.
“Kur të vijë 541, lëvizni forcat normalisht. Futini njerëzit dhe dorëzojini në dy daljet. Askush nuk do të largohet nga fusha nëse nuk merrni një urdhër", urdhëron Qendra.
"Ne nuk mund ta mbajmë atë!" dëgjohet një polic duke thënë./ZËRI