
LAHORE- Një kopsht zoologjik në Pakistan është mbyllur, pasi një burrë u plagos për vdekje nga tigrat, në një sulm të zbuluar gjatë pastrimit rutinë, thanë zyrtarët të enjten. Trupi u gjet të mërkurën në mëngjes në kopshtin zoologjik Sherbagh të Bahaualpur në provincën lindore të Punjabit, pasi stafi pa një nga tre tigrat me një këpucë në gojë.
"Kopshti zoologjik është i mbyllur tani, pasi ne të përcaktojmë se si hyri njeriu brenda kafazit", i tha AFP-së, Ali Usman Bukhari, një oficer i lartë i departamentit të kafshëve të egra të provincës, i cili drejton kopshtin zoologjik. Duke marrë parasysh gjendjen e trupit, sulmi vdekjeprurës nga tigri mund të ketë ndodhur të martën në mbrëmje.
"Raporti i autopsisë nuk është publikuar, megjithatë provat e mbledhura nga rrethimi tregojnë se ai ishte gjallë kur u sulmua nga tigrat", tha Bukhari. "Tigrat nuk dolën nga strofka për të sulmuar njeriun, ai u hodh në rrethimin e tyre," shtoi ai. “Nëse gjejmë një gabim sigurie, ne do ta adresojmë atë. Nëse është e nevojshme, ne do të punësojmë roje private të sigurisë”, theksoi oficeri.
Viktima nuk është identifikuar dhe asnjë nga familjarët nuk është paraqitur për të marrë trupin e pajetë. Kopshti zoologjik u ndërtua në vitin 1942 nga familja mbretërore në pushtet e ish-shtetit princëror të Bahaualpur dhe bileta për të hyrë aty kushton kushton 50 rupi (18 cent). Kopshtet zoologjike të Pakistanit janë përgjithësisht në një gjendje të keqe dhe shpesh akuzohen për shpërfillje të mirëqenies së kafshëve./ZËRI/