Bota

'Zhurmë' e madhe në Itali/ "Bossi" mafioz martohet në kishën ku prehen eshtrat e Falcones

Për mediat italiane, frati që zhvilloi ceremoninë shtoi se e kishte kuptuar se kush ishin dy personat vetë pasi lexoi shtypin e dites.

k.m.
'Zhurmë' e madhe në Itali/ "Bossi" mafioz martohet
Tommaso Lo Presti dhe Teresa Marino

ITALI- Tommaso Lo Presti, i lidhur me bandën "Portanuova" ka 'rinovuar' martesën e tij në të njëjtën kishë që prehen eshtrat e gjyqtarit italian Giovanni Falcone.

'Zhurmë' e madhe në Itali/ "Bossi" mafioz martohet
Varri i Falcones

Lo Presti, i burgosur më parë për lidhje me mafian dhe për zhvatje, është liruar së fundmi nga burgu. Sapo doli, vendosi që të rinovonte martesën e tij në San Domenico, një nga kishat më të bukura në Palermo. Ky akt është marrë si fyerje e rëndë ndaj Falcones, i cili dha jetën për të luftuar mafian.

'Zhurmë' e madhe në Itali/ "Bossi" mafioz martohet
Tommaso Lo Presti dhe Teresa Marino

Kjo pasi edhe gruaja e tij, Teresa Marino, ishte arrestuar në të kaluarën për lidhje me mafian.

"Nuk e dinim kush ishin bashkëshortët,"-tha At Sergio Catalano, frat i kishës, i cili kremtoi 25-vjetorin e martesës së çiftit. Për mediat italiane shtoi se e kishte kuptuar se kush ishin dy personat vetë pasi lexoi shtypin e ditës.

'Zhurmë' e madhe në Itali/ "Bossi" mafioz martohet
Tommaso Lo Presti dhe Teresa Marino

"Kontrollet të tilla nuk janë në dorën tonë. Ka organe institucionale që duhet ta bëjnë".

Megjithatë, çifti mund ta bënte me lehtësi ceremoninë e tyre të artë të martesës kudo. Por fakti që dy mafiozët zgjodhën kishën ku ndodheshin eshtrat e magjistratit të vrarë nga mafia është përgjegjësi e atyre që kanë marrë përsipër menaxhimin e këtyre objekteve fetare./ZËRI

Poll

MOS HUMB