Bota

Shëndeti i mbretit Charles III po përkeqësoret, 'rifreskohen' planet për funeralin e tij

Sipas "New York Post", zyrtarët e Pallatit Buckingham përditësojnë rregullisht planin për funeralin e mbretit Charles, përgatitjet e të cilit filluan një ditë pas varrimit të Mbretëreshës Elizabeth.

k.m.
Shëndeti i mbretit Charles III po përkeqësoret,
Mbreti Charles III

BRITANI E MADHE- "Sa i sëmurë është vërtetë mbreti Charles III?,"-kjo është pyetja që po i tundon britanikët. Edhe pse nuk e kanë një përgjigje të qartë, dihet që Mbreti Charles II është dukshëm më i sëmurë sesa po lihet të kuptohet për mediat dhe jo vetëm nga korridoret e Pallatit Mbretëror. Duke folur me miqtë e mbretit në javët e fundit për shëndetin e tij, përgjigja më e zakonshme me zë të ulët ishte: Nuk është mirë.

Shëndeti i mbretit Charles po përkeqësohet gradualisht, fill pasi zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer. Sipas "New York Post", zyrtarët e Pallatit Buckingham përditësojnë rregullisht planin për funeralin e mbretit Charles, përgatitjet e të cilit filluan një ditë pas varrimit të Mbretëreshës Elizabeth. Bëhet fjalë për një dokument prej disa qindra faqesh që përshkruan planet e tij të funeralit mbretëror, të quajtur "Operacioni Menai Bridge". 

Zyrtarët ushtarakë konfirmuan për "Daily Beast" se i ashtuquajturi operacioni 'Menai Bridge' përditësohet rregullisht, por theksuan se kjo ishte një lëvizje rutinë. Por zyrtarë të Pallatit Mbretëror zgjodhën të mos e komentonin këtë çështje, edhe pse iu kërkua një prononcim nga media. 

Deri më tani, mbreti kurrë nuk ka thënë se me çfarë lloji specifik të kancerit është diagnostikuar, përveçse ka thënë se nuk ishte kancer i prostatës. Mësohet se ai po bën vizita të rregullta në Londër dhe trajtim me radioterapi, i cili mund të përdoret për të trajtuar shumë lloje të ndryshme të kancerit. Natyrisht, nëse Charles do të ishte një individ privat, shëndeti i tij nuk do të ishte punë e askujt, por e tij. Por ai është udhëheqësi i një monarkie të trashëguar, një kryetar shteti që mund të hiqet vetëm me vdekje nga posti i tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB