
GJERMANI- Në një mega-operacion të policisë gjermane në kryeqytetin e këtij vendi, në Berlin, u zbuluan sërish sasi të mëdha kokaine.
Skema është e njëjtë: droga vjen nga Amerika Latine e fshehur në kutitë e bananeve dhe shpërndahet nëpër supermarkete.
Mediat gjermane kanë publikuar momentet kur policia sekuestron drogën.
Punonjësit kishin sinjalizuar se kanë gjetur lëndën narkotike në dërgesat e ardhura në supermarketet e rrjetit Lidl.
Droga është gjetur në të paktën 11 supermarkete.
Sipas BILD, nuk dihet sasia e saktë, por mendohet se në çdo supermarket janë gjetur të paktën 20 deri në 100 kilogramë kokainë.
Në të shkuarën, një skemë e ngjashme e trafikimit të kokainës përmes bananeve është përdorur nga një bandë shqiptare në jug të Gjermanisë.