Bota

Po flinte në furgon bashkë me gruan, vritet 18-vjeçari pranë tregut të fruta-perimeve

Vrasja ndodhi rreth orës 03:00: djali ishte në furgon kur iu afruan disa persona të cilët e qëlluan.

E.K
Po flinte në furgon bashkë me gruan, vritet 18-vjeçari
Furgoni ku u vra 18 vjecari

ITALI- Një 18-vjeçar me origjinë sllave, Jhonny Sulejmanoviç, ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Milano, pasi është qëlluar 3 herë me armë zjarri në gjoks. Vrasja ndodhi pak pas orës 3 të mëngjesit, pranë tregut të zarzavateve, ku i riu ishte duke fjetur në furgon, kur disa burra u afruan dhe e qëlluan.

Sulmi në furgon

Viktima ka qenë duke fjetur në furgon me bashkëshorten e tij Samantën, gjithashtu shumë e re, e cila nuk ka pasur pasoja, por është dërguar në spital në gjendje shoku. Vrasësit kanë thyer xhamat e mjetit për t'u siguruar se ishte dikush brenda dhe kanë qëlluar. Pranë tregut të perimeve nuk është e pazakontë të gjesh karvanë apo furgona me njerëz, veçanërisht nomadë, që flenë në to.

Vëllai i viktimës: “Dëgjova dy të shtëna”

Në vendin ku ndodhën të shtënat mbërritën edhe anëtarë të tjerë të familjes së viktimës: shumë prej tyre kanë kampingun e tyre të parkuar përgjatë trotuarit të Via Varsavia. Vëllai tha se dëgjoi dy të shtëna, por nuk vuri re britma apo ndonjë gjë tjetër. Me të mbërritur në vendngjarje, familja ende nuk kishte dijeni për vdekjen e të riut, gjë që iu konfirmua nga efektivët: me të dëgjuar lajmin, të afërmit shpërthyen në lot dhe britma dhimbjeje.

Banorët: “Situatë e degraduar prej vitesh në zonë”

Francesco Rocca, këshilltar bashkiak i Fratelli d'Italia në Milano, mban një qëndrim për këtë çështje, sipas të cilit ajo që ndodhi gjatë natës "është episodi më i rëndë i një situate të paligjshmërisë dhe degradimit, e cila është prezente prej vitesh në zonën e tregut të fruta perimeve". Sipas tij prej vitesh banorët kanë raportuar problematikat, për shkak se zona është kthyer në një park nomadësh, ku qëndrojnë romë dhe shtetas të tjerë me origjinë nga vendet e ballkanit.

"Jo vetëm kaq, çdo të dielë, për mbi 10 vjet, parku Alessandrini dhe trotuaret e via Monte Cimone dhe piazzale Cuoco pushtohen ilegalisht nga shitësit e mallrave të vjedhura”, thotë më tej këshilltari, i cili e konsideron këtë zonë si një tenxhere me presion që mund të shpërthejë në çdo çast.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB