Bota

Përmbytjet e frikshme në Dubai, një ‘sëmundje misterioze’ po përhapet te banorët

Shumë njerëz kanë raportuar probleme si pasojë e ndotjes së ujit

E.K
Përmbytjet e frikshme në Dubai, një ‘sëmundje
Permbytjet ne Dubai

DUBAI- Njerëzit në Dubai dhe në pjesën tjetër të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë raportuar se janë sëmurë nga uji i pijshëm pas përmbytjeve të rënda që goditën rajonin.

Vendi u godit nga “reshjet e një viti në vetëm 12 orë”, të cilat shkaktuan përmbytje të rënda të martën e kaluar. Përmbytjet e paprecedenta shkaktuan probleme të rënda në aeroportin e Dubait, qendra më e ngarkuar e aviacionit ndërkombëtar në botë.

Moti bëri që Emirates të anulonte fluturimet për 200,000 pasagjerë dhe shkaktimin e vonesave për shumë të tjerë.

Dhe Agjencia shtetërore e lajmeve ËAM e quajti shiun “një ngjarje historike të motit” që tejkaloi “çdo gjë të dokumentuar që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në 1949”, shkruajnë mediat e huaja.

Por tani njerëzit në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shfaqur simptoma të lidhura me ujin e kontaminuar, tha të mërkurën ministria e shëndetësisë.

Deklarata, e transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, nuk tha saktësisht se sa njerëz ishin prekur ose për çfarë saktësisht ishin trajtuar.

Ka pasur “një numër shumë të kufizuar rastesh që kanë shfaqur disa simptoma të prekjes nga uji i përzier” dhe ata kanë marrë trajtim spitalor, tha ministria.

Reshje të dendura të shiut, ranë gjithashtu në Bahrein, Katar dhe Arabinë Saudite.

Poll

MOS HUMB