
EKUADOR- Kreu i bandës "Los Choneros" në Ekuador, i cili u konsiderua si "i burgosuri më i rrezikshëm" nga autoritetet, u zhduk nga burgu ku po mbahej të dielën. Kështu autoritetet kanë nisur një gjueti për ta rikthyer brenda kangjellave të burgut. Komandanti i Policisë, gjenerali Cesar Zapata, njoftoi në një konferencë për shtyp se një nga të burgosurit në burgun e Guayaquil ishte zhdukur. Bëhej fjalë për liderin e grupit Los Choneros, Jose Adolfo Macias.
Edhe pse Zapata nuk e përmendi të burgosurin me emër.
Në vitin 2011, Macias, i njohur gjithashtu me pseudonimin "Fito" u dënua me 34 vite burg për një sërë veprash penale, përfshirë vrasjen dhe trafikun e drogës.
Los Choneros është një organizatë kriminale që autoritetet kanë lidhur me zhvatjen, vrasjen dhe trafikun e drogës, e po ashtu shumë krime të tjera në vend. Mes tyre përmendet edhe kontrolli që anëtarët e grupit kanë në burgjet kryesore të vendit. E nga ky kontroll, duket se ka përfituar edhe lideri i tyre, që aktualisht është në liri./ZËRI