
MOSKË- Siç edhe pritej, në këto zgjedhjet nuk ka asnjë surprizë! Presidenti rus Vladimir Putin do të fitojë mandatin e tij të pestë me një shumicë dërrmuese prej 87%. Kjo sipas Exit Polls. Rezultatet zyrtare, pasi të jenë numëruar të gjitha votat, do të publikohen pas disa ditësh. Sipas mediave të huaja, më shumë 114 milionë njerëz kishin të drejtë për të votuar në Rusi, por ndryshe nga zgjedhjet e shkuara ka pasur një rritje në pjesëmarrje. 73 për qind qytetarë u janë drejtuar kutive të votimit përkundrejt 67.5 për qind në zgjedhjet e mëparshme në 2018.

Presidenti rus ishte favoriti i padiskutueshëm për të fituar, në zgjedhjet presidenciale që po mbaheshin nën hijen e vdekjes së Alexei Navalny, liderit të opozitës që kaloi pjesën e fundit të jetës së tij në një burg rus. Zgjedhjet në Rusi u mbajtën nga e premtja deri sot, mes incidenteve dhe protestave të vogla. Në fakt, rusët kundërshtues të liderit veteran të Kremlinit shkuan në qendrat e tyre lokale të votimit edhe për të hedhur vota të pavlefshme, ose për të mbështetur një nga tre kandidatët e tjerë kundër Putinit.
Megjithatë fitorja është blinduar. Kështu Putin është lideri i dytë më jetëgjatë i Rusisë pas Stalinit./ZËRI