Bota

Shkatërrohet laboratori i drogës në Ekuador, 15 ton kokainë ishin gati...

Ndërhyrja në kampin e kamufluar në natyrë ndodhi mëngjesin e datës 14, pasi inteligjenca ushtarake raporton se ata kishin rreth tre muaj që i mbanin nën vëzhgim.

k.m.
Shkatërrohet laboratori i drogës në Ekuador, 15 ton kokainë
Pamje nga Ekuadori

EKUADOR- Ushtria ekuadoriane arriti të shkatërrojë një laborator të përpunimit të kokainës në sektorin 'El Derrumbe'. Ndërhyrja në kampin e kamufluar në natyrë ndodhi mëngjesin e datës 14, pasi inteligjenca ushtarake raporton se ata kishin rreth tre muaj që i mbanin nën vëzhgim. Sipas mediave të huaja, në ambientet ku ishte kamufluar laboratori i kokainës u gjetën 15 ton lëndë narkotike, me vlerë rreth 150,000,000 dollarë.

Shkatërrohet laboratori i drogës në Ekuador, 15 ton kokainë
Pamje nga Ekuadori

Droga e përpunuar më pas do të transportohej përgjatë lumit Mira në shtetin fqinj. Infrastruktura kishte pesë zona prodhimi me 1000 m², me dhoma gjumi dhe dhomë ngrënie për afërsisht 80 persona. Laboratori ishte i ndërtuar mbi një shkëmb dhe i mbuluar nga bimësi e lartë me dukshmëri të vështirë ajrore, por po ashtu kishte edhe kushte për paktimin e lëndës. Për shembull: një makinë ambalazhimi me vakum, një gjenerator drite industriale, një kuzhinë industriale, njëzet bombola GLN, dy ngrirës industriale dhe një prese hidraulike.

Oficerët e uniformuar gjetën dhe shkatërruan tre kaldaja industriale të tipit furrë, 200 litra aceton, 2 cilindra tharëse metalike të njohura si Marcianos, 18 furra me mikrovalë, 3 kanaçe me prekursorë kimikë (acid klorhidrik) në vend.

Por dolën duarbosh, pasi nuk arrestuan askënd./ZËRI

Poll

MOS HUMB