
RUSI- Sot është dita e tretë dhe e fundit që qytetarët rusë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur kreun e ardhshëm të shtetit. Nga ana tjetër, opozita e përdori këtë ditë për të protestuar nën moton "Mesdita kundër Putinit". Në disa qytete ruse ka pasur ndalime nga policia, ku mediat e huaja raportojnë se 74 persona janë shoqëruar nëpër komisariate. Rusët dolën në qendrat e votimit këtë të dielë për ta hedhur si të pavlefshme fletën e votimit, ose për të votuar për një nga tre kandidatët kundër Putinit.
Votimi tre ditor për zgjedhjet presidenciale që mbyllet sot mbahet në kushtet e një kontrolli të fortë. Nuk lejohet asnjë kritikë publike ndaj Presidentit Putin dhe luftës që ai ka nisur ndaj Ukrainës. Në rrjet ka qarkulluar me shpejtësi një video ku votuesit shihen brenda dhomave të fshehta të kryerjes së procesit, kur papritur vizitohen nga ushtarë të maskuar që mbanin armë. Për shumë qendra votimi në Rusi është raportuar për djegie të fletëvotimeve, por edhe të kutive.
“Elections” in Russia ⤵️
— Ivana Stradner (@ivanastradner) March 16, 2024
pic.tëitter.com/Jë46fuaFz3
Kandidatët të cilët konsideroheshin si të pavarur, Putin ka arritur t’i nxjerrë nga “loja”, me autoritetet që i cilësuan si të padëshirueshëm pasi kanë kritikuar hapur luftën në Ukrainë.
Përpos kaosit, raportohet se mes qytetarëve që ushtruan votën sot ishin edhe qytetarët e Rusisë që jetojnë në Serbi dhe në Mal të Zi. Në Mal të Zi, votimi për zgjedhjet presidenciale ruse u organizua në ndërtesën e Ambasadës së Federatës Ruse në Podgoricë.
Vladimir Putin po kërkon të forcojë kontrollin mbi pushtetin përmes zgjedhjeve që po mbahen në ditën e tretë në Rusi dhe që sipas të gjitha gjasave, do t’i japin atij një tjetër mandat 6 vjeçar./ZËRI