
SHBA- Një rast i padëgjuar ndonjëherë ka ndodhur në departamentin e policisë së New Orleans, ku mediat vendase raportojnë se minjtë kanë ngrënë një sasi të konsiderueshme nga marijuana që është konfiskuar.
"Minjtë po hanë marijuanën tonë," tha Anne Kirkpatrick, shefe e policisë në qytetin jugor të SHBA.
Kirkpatrick i është dashur të bëjë edhe një mbledhje të këshillit të qytetit për të lajmëruar këtë incident të pazakontë. Minjtë dhe buburrecat me sa duket kanë infektuar prej kohësh selinë e departamentit të policisë, e ndërtuar fillimisht në 1968.
"Nuk është vetëm në selinë e policisë. Janë të gjitha rrethet. Papastërtia është jashtë grafikut. Ekipi i pastrimit të depove meriton një çmim duke u përpjekur të pastrojë atë që është e papastueshme," tha Kirkpatrick, sipas gazetës Times-Picayune/New Orleans Advocate.
Qyteti është shtëpia e afro 400,000 njerëzve dhe i njohur për festimet e tij të vona të natës, si dhe historinë e tij të veçantë si një ish-koloni spanjolle dhe franceze, e cila ndikon në kulturën lokale dhe skenën e ushqimit edhe sot e kësaj dite. Policia në Neë Orleans po kërkon prej vitesh një seli të re.
"Është e tmerrshme," tha një oficer për gazetën.
Sipas CBS, ndërtesa e stacionit policor në rrugën Broad është aq e pushtuar nga minjtë dhe buburrecat, saqë stafi hyn dhe gjen jashtëqitjet e minjve në tavolinat e tyre. Kondicionerët e ajrit në ndërtesë nuk funksionojnë dhe ashensorët gjithashtu janë jashtë përdorimit./ZËRI