Bota

Diplomatja e Australisë i jep fund beqarisë, kurorëzon dashurinë me të dashurën e saj

Wong dhe Allouache kanë qenë së bashku për gati dy dekada dhe u martuan të shtunën në një punishte vere në Adelaide, kryeqyteti i Australisë Jugore, raportoi The Sydney Morning Herald.

a.l
Diplomatja e Australisë i jep fund beqarisë, kurorëzon
Ministrja e Jashtme e Asutralisë dhe Penny Wong

AUSTRALI- Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong, zyrtarja e parë femër homoseksuale e vendit i ka dhënë fund beqarisë dhe ka kurorëzuar në një ceremoni madhështore dashurinë me partneren e saj Sophie Allouache. 

"Ne jemi të kënaqur që kaq shumë nga familja dhe miqtë tanë mund të ndajnë këtë ditë të veçantë me ne," tha ëong në platformën e mediave sociale Instagram, së bashku me një foto të saj dhe Allouache me veshje dasme dhe duke mbajtur një buqetë me lule. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Penny Wong (@senatorpennywong)

Wong dhe Allouache kanë qenë së bashku për gati dy dekada dhe u martuan të shtunën në një punishte vere në Adelaide, kryeqyteti i Australisë Jugore, raportoi The Sydney Morning Herald. Wong përfaqëson shtetin e Australisë Jugore në senat. Një senatore laburiste që nga viti 2002, Wong është personi i parë i lindur në Azi që mban një pozicion në kabinetin australian, shkruajnë mediat e huaja. 

Martesa e të njëjtit seks u bë e ligjshme në Australi në vitin 2017, një pikë uji për një vend ku homoseksualiteti nuk ishte dekriminalizuar në të gjitha shtetet deri në vitin 1997./ZËRI

Poll

MOS HUMB