Bota

MASAKRA në Gaza, bilanci i fundit i luftës: Shkon në mbi 31,600 numri i të vdekurve, rreth 74,000 të plagosur

Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që nga fillimi i luftës në Gaza gati gjashtë muaj më parë, me bastisjet izraelite dhe sulmet palestineze në rrugë.

a.l
MASAKRA në Gaza, bilanci i fundit i luftës: Shkon në mbi 31,600
Gaza

GAZA- Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka publikuar bilancin e fundit të viktimave dhe të të plagosurve palestinezë nga lufta e Izraelit e nisur që nga 7 tetori. Bëhet me dije se numri i civilëve të vrarë ka shkuar në31.553 palestinezë dhe atyre të plagosur në 73.546. 

Në deklaratën e ministrisë bëhet gjithasht me dije se rreth 63 palestinezë u vranë dhe 112 u plagosën në 24 orët e fundit, shkruajnë mediat e huaja. 

Ushtria izraelite tha në një deklaratë të bërë dje se një person i armatosur palestinez hapi zjarr në drejtim të një vendbanimi hebre në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe më vonë u qëllua dhe u vra nga ushtarët izraelitë. Burri hapi zjarr nga varrezat palestineze në Hebron në drejtim të vendbanimit hebre fqinj. 

Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që nga fillimi i luftës në Gaza gati gjashtë muaj më parë, me bastisjet izraelite dhe sulmet palestineze në rrugë. Mungesa e përparimit të rëndësishëm në negociatat për arritjen e një armëpushimi në Gaza ka shtuar frikën se dhuna në rajon do të rritet më tej gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, i cili filloi këtë javë./ZËRI

Poll

MOS HUMB