Bota

E veja e Navalny-t voton për zgjedhjet në Rusi! Julia priti në radhë për disa orë, u fut tek ambasada në Gjermani

Burri i saj ndërroi jetë në një burg, muajin e kaluar, ndaj edhe ajo hodhi dyshimet sërish tek ngjarja që shokoi gjithë botën.

k.m.
E veja e Navalny-t voton për zgjedhjet në Rusi! Julia priti në
Julia Navalny

GJERMANI- Julia Navalny, e veja e liderit të opozitës Alexei Navalny, votoi në ambasadën ruse në Berlin, pasi priti në radhë për disa orë. Teksa po largohej, ajo u tha gazetarëve se në fletën e votimit kishte shkruar “Navalny”. Burri i saj ndërroi jetë në një burg, muajin e kaluar, ndaj edhe ajo hodhi dyshimet sërish tek ngjarja që shokoi gjithë botën.

"Nuk mund të ndodhë që një muaj para zgjedhjeve, gjatë fushatës, të jetë vrarë kundërshtari kryesor i Putinit, i cili tashmë ishte në burg,"- tha ajo. Ndaj paralelisht me zgjedhjet, ajo mbështeti fushatën kundër Putin, ndërsa mbështetësit brohorisnin: Julia, ne jemi me ty!

Ajo u fotografua më herët duke paraqitur pasaportën e saj përpara se të hynte në ambasadë dhe dukej duke tundur me dorë teksa kalonte përmes një postblloku.

Ukraina dhe qeveritë perëndimore e kanë dënuar Rusinë për mbajtjen e zgjedhjeve në rajonet ukrainase, duke i cilësuar ato të jashtëligjshme. Por megjithatë votimet kanë përfunduar në disa rajone, ku Putin pritet të fitojë me 87%. Rezultati final i zgjedhjeve pritet të bëhet i ditur më 18 mars./ZËRI

Poll

MOS HUMB