Bota

Zelenskyy në OKB, ironizon Putin-in: Mos i besoni djallit, pyesni Prigozhin

Në fjalimin e mbushur me ironi për drejtuesit e vendeve perëndimore Zelenskyy tha se "nuk i duhet besuar djallit".

E.K
Zelenskyy në OKB, ironizon Putin-in: Mos i besoni djallit, pyesni Prigozhin
Volodymyr Zelenskyy

SHBA- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ku vuri theksin tek lufta dhe krimet ruse në rajonet e pushtuara. Në fjalimin e mbushur me ironi për drejtuesit e vendeve perëndimore Zelenskyy tha se "nuk i duhet besuar djallit".

Për këtë tha se "mjafton të pyesni Prigozhin". ky i fundit humbi jetën në një incident ajror pak muaj pas një kryengritjeje të dështuar kundër ushtrisë ruse dhe Vladimir Putinit. (Vdekja e tij mbetet ende e mbuluar me mister).

Volodymyr ZelenskyyDisa grupe terroriste rrëmbejnë fëmijë, por kurrë më parë rrëmbimet dhe dëbimet masive nuk janë bërë pjesë e politikës së qeverisë. Fëmijët ukrainas të rrëmbyer në Rusi mësohen të urrejnë Ukrainën, të gjitha lidhjet me familjet e tyre janë prishur. Ky është gjenocid, urrejtje dhe përdoret si armë.

Zelensky e mbyll fjalimin e tij me shpresën se lufta e Rusisë do të jetë e fundit në botë, duke thënë "Slava Ukraini" ndërsa largohet nga skena./Zëri

Poll

MOS HUMB