Bota

Zëdhënësja ruse Marija Zakharova: Kurti po bën spastrimin etnik antiserb

Zakharova ka akuzuar Kosovën se po përpiqet të shmangë obligimet e saj për formimin e Unionit të Komunave Serbe.

f.t
Zëdhënësja ruse Marija Zakharova: Kurti po bën spastrimin
Marija Zakharova

RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zakharova ka komentuar së fundmi politikën e Kosovës. Zakharova ka akuzuar Kosovën se po përpiqet të shmangë obligimet e saj për formimin e Unionit të Komunave Serbe.

"Regjimi kriminal i 'kryeministrit' Kurti definitivisht kaloi në spastrimin etnik aktiv antiserb, persekutimin e serbëve nga territoret e tyre origjinale. Në këtë mënyrë, Prishtina përpiqet të shmangë përmbushjen e obligimeve të saj, para së gjithash, formimin e Unionit të Komunave Serbe,"-ka thënë ajo, raporton Alo.rs.

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka sjellë reagime të ashpra kundër saj. Rregullorja e BQK-së parasheh që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja. Kështu, serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB