Bota

Ekzekutohet me plumb në kokë ushtaraku rus në Çeçeni! Makina e tij u qëllua në autostradë

Albert Atmurzaev u ndoq në autostradë dhe u qëllua me plumba në trup dhe në kokë.

D.XH
Ekzekutohet me plumb në kokë ushtaraku rus në
Albert Atmurzaev

ÇEÇENI -  Koloneli i policisë ruse, Albert Atmurzaev (39 vjeç), iu nënshtrua plagëve që, sipas informacioneve jozyrtare, mori në disa të shtëna në kryeqytetin çeçen, Grozny.

Një kanal në Telegram, duke iu referuar burimeve të tij nga hetimi, thekson se pjesëtarët e Gardës Kombëtare kanë qëlluar në xhipin, në të cilin ndodhej Atmurzaev të dielën në mbrëmje. Automjeti dyshohet se nuk është ndalur, pas dy të shtëna paralajmëruese, pas së cilës është hapur zjarr.

Anëtarët e OMON-Ahmat donin të ndalonin "Mitsubishi Pajeron" në zonën e Ahmat-Arena në Grozny. Shoferi nuk është ndalur dhe pas dy të shtëna paralajmëruese është hapur zjarr ndaj makinës. Sipas informacioneve jozyrtare, Atmurzaev u plagos në kokë, pas së cilës ai u shtrua në spital në Spitalin Qendror të Qarkut të Groznyt, megjithatë, ai nuk mund të shpëtohej.

Deri tani nuk ka asnjë reagim apo informacion zyrtar për vdekjen e kolonelit. Disa anëtarë të batalionit çeçen Vostok-Ahmat, lanë të kuptojhej, se së fundmi sulmuan ushtarët rusë në një pikë kontrolli në Melitopol.

Korrespondenti ushtarak rus Yuri Kotenok publikoi një video tronditëse të incidentit në kanalin e tij Telegram dhe theksoi se ushtarët rusë u sulmuan nga komandanti i batalionit, Vaha Kambulatov./ZËRI/

Poll

MOS HUMB