
AMSTERDAM- Holandezja 28-vjeçare Lauren Hoove vdiq më 27 janar 2024, dy vjet pasi ajo aplikoi për eutanazi. Ajo ka njoftuar vdekjen e saj në rrjetet sociale, duke ditur momentin e saktë kur do të mbyllte sytë për herë të fundit. Ajo u “vu në gjumë” pas një sëmundjeje të rëndë, pasi prej kohësh nuk po jetonte dot më një jetë normale. Sipas dëshirës së saj, ajo i dha fund jetës me ndihmën e mjekëve holandezë, vend ku eutonazia lejohet me ligj. Pas vdekjes së saj, prindërit e Lauren postuan një deklaratë në llogarinë e saj në rrjetin social X, duke konfirmuar vdekjen e saj.
"Lauren ndërroi jetë paqësisht në orën 13:55 në prani të prindërve të saj Leonie dhe Peter dhe mikut të saj më të mirë Lau. Ne dëshirojmë t'ju falënderojmë për simpatinë dhe mbështetjen tuaj. Leoni, Peter dhe Lau," - thuhet në deklaratë.

Lauren Howe, 28 vjeç, filloi të dokumentojë aplikimin e saj për eutanazi në vitin 2022 në blogun e saj. Ajo u diagnostikua me ME (Encefalomieliti mialgjik, i quajtur edhe sindroma e lodhjes kronike ose ME/CFS, është një gjendje afatgjatë me një gamë të gjerë simptomash) në vitin 2019, dhe gjithashtu ndau me ndjekësit e saj se kishte autizëm, ankth dhe ADHD (një nga çrregullimet neurozhvillimore më të zakonshme të fëmijërisë. Zakonisht së pari diagnostikohet në fëmijëri dhe shpesh zgjat deri në moshën madhore. Fëmijët me ADHD mund të kenë probleme për t'i kushtuar vëmendje, për të kontrolluar sjelljet impulsive).
Vdekja e asistuar ose eutanazia është e ligjshme në Holandë që nga viti 2002. Sipas fushatës "Dignity in Dying", në vend ka mesatarisht rreth 3500 raste të vdekjes së asistuar ose eutanazisë vullnetare çdo vit.
Dëshira e saj e fundit ishte të konsumonte për herë të fundit një oliebol (lloj petullash) me prindërit e saj dhe të luante 30 sekonda me shoqen e saj të ngushtë.
"Më në fund do të gjej paqe,"-thoshte ajo.
SI I KALOI DITËT E FUNDIT?
Ajo nuk kishte kohe për t'u zemëruar. Ajo vendosi t'i kalojë ditët e fundit me nënën e saj, shoqen e saj më të mirë dhe miqtë e saj me të cilët kontaktonte me telefon. Por ishte e zënë edhe duke planifikuar detajet e varrimit të saj.
"Kur jeta jote nuk është më dhuratë, mund ta kthesh. Ndonjëherë zgjohem dhe mendoj: një ditë tjetër në këtë mjerim. Unë thjesht dua të fle. Por më duket edhe super emocionuese. Nuk do të tërhiqem, por kam pak frikë nga vetë momenti i vdekjes. Jam kurioze të shoh se si do të ndjehem. Shpresoj që të largohem ngadalë dhe të bie në gjumë,"-thoshte ajo.
E tani dëshira duket se i është plotësuar./ZËRI